-Nuk mund të vihet në dyshim roli vëndimtar i ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton, per çlirimin e Kosoves !
Milaim Zeka, gazetari veteran i Kosoves, vuri në dyshim sonte në “Rrethin Katëror” të Top Channel rolin e ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton per çlirimin e Kosoves nga okupatorët shekullor serbë ! Ai tha se po mos të ishin Toni Bler i Anglisë dhe skandali me Monika Levinskin në Shtepinë e Bardhe, kurr Klintoni nuk do të urdhëronte sulmin mbi ushtrinë e Serbisë per çlirimin e Kosoves në 1999 !!!! Deklaratë më të çuditëshme per të denigruar ata që urdhëruan nderhyrjen per çlirimin e Kosovës, nuk kam dëgjuar ! Dhe per cilin ?! Per atë më kryesorin, Presidentin e SHBA, fuqisë më të madhe të globit, Bill Klinton ! Dhe nga kush bëhet kjo deklaratë ?! Nga Milaim Zeka, nder gazetarët më të njohur të Kosoves, ish pjesmarrës në UÇK, autori i dokumentarëve kryesor të luftes së Kosoves dhe ish-deputet i PDK në Kuvëndin e Kosoves, familje e masakruar nga pushtuesit serb ! E të tjera, e të tjera…! E kam të pamundur ta arsyetoi këte ndërrim flagrant kursi të gazetarit Milaim Zeka, i cili këndej në Shqipëri me vakt ka gëzuar simpati të admirueshme në opinionin publik ! Ajo që meriton të theksohet fort është se deklarata e tij, që hedhë dyshime mbi Bill Klinton, jo vetë që nuk qëndron por shprehë edhe një dashakeqësi që nuk besoi se gjënë mbështetje tek asnjë qytetar i Kosoves ! Ata per Klintonin dhe SHBA, japin djalin, dhe këte Milaimi e din bash më mirë se ne ! Megjithate, puna e tij si i zgjedhë ai qëndrimet por në rastin konkret nuk i bën aspak nderë një qëndrim i tillë, perkundrazi i shkakton distancim tek qytetarët e Kosoves ! Gabove rëndë; shumë rëndë , Milaim Zeka, as që mëndohej ky ndërrim kursi kaq flagrant nga ana juaj !
Burimi/Facebook


Leave a Reply