Hej, moj Shkoder, Shkoder-loce,
si ylber – madhshtia jote !
ngjyraplot ndrite mabas motit,
si ne moçme, si n’dit’ t’sodit.
Edhe n’kohnat ma t’veshtira,
t’mbajti gjall’ humor-satira.
Kur ja merr Shkodra humorit,
qesh e lir’, nuk qesh prej zorit.
Skuqej diktatura si gace prushit,
prej barcaletave te Tef Palushit.
Kur e kercnojshin ne Komitet,
thoshte Tefa: – O, i mjeri vete !
e gjith Shkodra qet barcaleta
edhe n’fund firmosin; Tefa…
Me humor e me satira,
ti gjithmon’ ke kene ma e mira.
Edhe anglezet ia kane lakmi,
per humorin me aqe mjeshtri,
ia kalonte edhe ma t’mireit,
pena e holle e Paulin Selimit.
Edhe skenen plot e mbushi,
fantastik Tano Banushi.
Fill mbas tijgadi po ndejka,
Hasan Smaja, Paulin Preka,
per humor kta – vete dermani,
per ket pune, thone, nana i bani…
Nuk po mundem pa e thane,
per nji artist t’madh shkodrane,
qe me kitaren e tije e parodi,
n’gzim na mbushi shpi per shpi
e n’kitare iu kndofte lavdia,
t’pa dekshmit Gjosho Vasija !
S’e ka pase’ mbrenda Europa,
nji atrist si Bep Shiroka :
burr’ i pashem, burr’ asgan,
Bes’ Cinari i rrin pran
e humorit ia thot’ fort;
t’gudulis’ edhe me ken’ n’mort.
Per barcaleta po t’mori uja,
ta mbush strajcen plot Gzim Kruja
e ka humorin pak me spec,
t’ban me u skuq’ ai, vesh em’vesh
edhe s’merret me pun’ t’hueja,
“porosit” thon’ e ka grueja.
Mond Halili, t’thom dy fjale;
n’diktatur’ ti ia ke dale
e s’iu ndave kurr humorit;
ket veti pate prej Zotit.
Desht’ me t’mposht’ njeriu i lig,
por ti ishe djale fisnik,
edhe n’skene e kallxuen punet;
me humor u theve hundet .
Hahahaaa Shkodra ia bani,
paska ardh ai djal’ asgani,
qytetar amerikan,
veç n’humor puro shkodran;
humorist t’mir’ e njeh Shkodra:
Sander Ruçi, vllazen, motra.
Tash kah fundi po e çoj zanin;
due me fol’ per uraganin,
per “Kunatin e shokut Xhemal”,
T’an me qesh’ edhe n’spital.
ma, se Pitkini e carli caplini,
ti, Zef Deda, je ma i miri.
E n’fund t’fundit, more shoke,
due me vu qershin’ mbi torte,
per artistet nder ma t’mirat :
Zyli Miloti e Katrina Biga,
para tyne perulna me mall;
ju ka Shkodra lule n’balle.
Shkoder, pra, due me t’urue :
Gaz e drite paç n’rruget e tua !
Per qef tone, per inat t’horit,
Gjithmon’ kjosh Shkodra e humorit ! (E.Miculi)
Burimi/Facebook/Pro Shkodra


Leave a Reply