Sot po thërras me forcën e erës,
britma le të ngjitet në lartësi,
po flas shqip me ju o njerëz,
ngado që jeni,këtu afër a n’largësi.
O ju shqipfolësit e mi Dardanë,
sot unë me ndjenjë e mall dashurie,
shkronjat si Perla i lidh gjerdan,
formoj vargun me aromë lumturie.
Oh sa e ëmbël kjo gjuhë e rrallë,
gëzimi kur shkruaj deri në ashtë,
i mbledh yjet të gjitha me mall,
shkronjat tona tridhjet e gjashtë.
Të gjitha bashkë formoj fjalë,
shkruaj vargun tim unë me vullnet,
jo askush smund të më ndalë,
më se një shekull kemi amanet.
Oj Shqipëri ti moj nanë sojnike,
Shqipe je e shqip do të flasim,
për kush sna do je gjuhë toksike,
por jemi Shqiptar e le të pëlcasin.
Smundem ta shkruaj n’gjuh tjetër,
vargun tim unë pa pas nevojë,
sepse shqip mësova në letër,
të shkruaj unë me penë e bojë.
Ndaj në këtë ditë unë të shënuar,
që mbushen njëqind e gjashtëmbëdhjet vjet,
ju shqipfolës po ju them Gëzuar,
gjuhën tonë amëtare, tonin Alfabet!
Burimi/Facebook


Leave a Reply