Nuk mund ta fsheh se udhetimin tim per ne Plavë e Guci e prita i permalluar e me shumë gëzim.
Vise te thella,shqiptare me histori te madhe,të rrethuara nga male te larte e bukuri te pashoqe perreth.
Pas shumë oreve,udhetimi arritem ne GUCI,ku surpriza e parë do të ishin njerezit.
Aty do te takonim një Bujar e një Kaltrina,nje mrekulli.
I pari,i hijshem e i gjate sa nje kreshnik i maleve dhe tjetra,motra e jone vinte me e shkurter,e embel,e qeshur e bujare.
Te dy i bashkonte ngjyra e lekures,fisnikeria dhe e bukura e kaltërt e syve.
Menjehere u ndjeva si ne shtepine time e u çlirova nga ai, kujdesi i natyrshem,kur takohesh me njerez te ri e te panjohur me parë.
Biseduam gjate me njeri tjetrin dhe sa më shume shkonte koha,aq me shume na pelqente te rrinim bashkë.
Ishim njerez te nje rrace e te nje populli e takoheshim aq vone,kur me kohe duhej te ishim pranë njëri tjetrit.
Mendja mu kthye prapa,ne retrospektivë dhe kujtova me dhimbje te madhe,dekada te tera,te humbura ne epoken e sistemit komunist.
Kujtova ato vite te rënda e dramatike,kur me gjak e dhune ishin shkeputur nga trojet tona,nga Shqiperia rreth 80 mije kilometra katrore,te trungut amë e nder to edhe Plava me Gucinë.
Ndjeva dhimbje e mendja me shkoi tek PLAKA E MOTIT e cila mbeshteti jo bashkimin,por ndarjen ne gjashte copa te nje populli me kontribute te medha per Europen e cila kishte harruar se shqiptaret ishin “krijuesit e frymezuesit e saj.”
Këto fjale i tha ne gjendje te lire,ne viziten e pare ne Tirane,presidenti i frances Emanuel MAKRON.
Nuk do ti shkruaja keto pak rrjeshta,sikur te mos kthehesha te nesermen ne Shkoder,tek shtepia ime e vjeter…!
Zbrita nga makina prane teatrit MIGJENI dhe dalengadale ju afrova lagjes time.
Aty në bash të vëndit,do te çfaqej si perhere, i larte e madheshtor,ÇINARI I HOXHË DHEUT,nje pemë me shumë se 200 vjeçare,e marre me kohe ne mbrojtje te shtetit,si nje objekt historik e simbolik i vendlindjes time.
U ndala edhe njehere dhe e lexova pllaken perkujtimore,ku ishte shkruar nder te tjera se prane çinarit historik ishte mbledhur pleqnia e Shkodres dhe kishte zgjedhur luftetaret e lirise,per ti derguar ne mbrojtje te Ulqinit e Tivarit,Plaves e Gucise historike.
Dhe kjo kishte ndodhur ne vitet 1877-1878,ne kohen e lidhjes shqiptare te Prizrenit.
U shkeputa nga çinari legjendar e pak me tutje ne te djathte,rreth 30 metra me poshte,mu çfaq shtepia muze,ku kishte lindur heroi i shqiptarve, OSO KUKA,njeriu legjende,qe kishte hedhur veten ne ere me gjithe luftetaret e tjere shqiptare ne mbrojtje te kalase ne afersi te VIRPAZARIT te sotem.
Shume ngjarje e data te paharruara do te çfaqeshin para syve te mi e kudo,Shkodra do te ishte aty,prane vellezerve e motrave tanë,të lënë padrejtesisht né harresen e politikes shqiptare,por jo ne zemren e njerezve te thjeshte te popullit.
Ju falemnderit per mikpritjen bujare,Kaltrina e Bujar!
Mirënjohje të gjithëve nga KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR.!
Miresevini ne Tiranen tone,te perbashket.
Në foton sipër,nga e majta në të djathtë:
Nurie Baduni,Astrit Memia,Dashamir Uruçi,Bujar Hasangjekaj,Zyli Duraku,Luigj Junçaj,Musa Pali,Kaltrina Hoti,Zonja Pali.
Ne foton poshtë në të majtë:
Astrit Memia,Kaltrina Hoti,Dashamir Uruçi, Nurie Baduni.
Dashamir Uruçi,
Shkoder,mé 20 Nëntor 2024.


Burimi/Facebook


Leave a Reply