Dhe ja, mbas poezisë me vargje të trishta, të shkrueme në kohën e diktaturës, në një moment shumë delikat të jetës sime , për të harrue trishtimin, vjen poezia erotike, ku dashnia shoqnohet me librat.
Uroj t’iu pëlqejë!
ATË DITË
U njohëm at’ ditë
në një mëngjes me shi,
ku era e qullun,
xhamave,
zhurmshëm përplasej;
si një melodi orkestre
dhe vargjet e kangës
shkruheshin
në kopertinat e librave,
në sa unë i perkedhelja
me sytë e zemrës.
Në librari,
rastësisht
u ndodhëm bashkë,
çuditërisht,
tè njajtin libër blemë.
Në çast,
vështrimet tona,
u përplasen,
në një hark ylberi,
në një shkreptimë
magjike.
Me libra në duer,
kishim mbetë të ngrimë,
si në një foto
ku koha ndalon.
Fjalët nuk dalin ,
nuk mund të dalin,
në harkun e ylberit
emocionet flasin.
Dashnia lindi,
në një buzëqeshje të bukur ,
si një trëndafil,
në një mëngjes me vesë.
Dhe dolëm bashkë
me librat në duer,
me sytë plot shkëlqim,
ashtu të dehun
nga lumtunia,
tallemi me erën,
të ftohtit,
me mospërfillje e shtyjmë,
se ne të dy,
sjellim vetë pranverën ,
si një pranverë e bukur,
n’ mes t’ dimnit
do t’ hyjmë!
Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply