(Rubrikë e re për avazin e vjetër.)
Ky gur në formë …
Ishim ulur në shezllonët afër bregut. Pak hapa brenda, mbi uj ngrihej një gur i moçëm. Jo shumë i madh. Në fund kishte bazament të ngushtë dhe më fort më intrigoi një shpellë që kishte. Sa rritej lartësia mbi nivelin e ujit, aq shtohej gjerësia në formë harku dhe dukej si kupolë. Çdo ditë shkonim tek i njëjti vend dhe sytë shkonin vetvetiu tek ky gur. I bënin foto të gjithë dhe problemi është se më vinte shumë inat.
Diçka ndieja brenda vetes. Si valët e një magneti më tërhiqte diçka. E shikoja dhe mendoja se kushedi çfarë fshihte. Tentoja të gjej modën të depërtoja në palcë të tij e të deshifroja origjinën …
Sado u lodha, por pa ia arritur qëllimit. Jo shumë larg në distancë, në anën tjetër të detit, shihnim një mal. Paradite ishte në hije e pasdite e rrihte direkt dielli. Vendosa t’i drejtohem atij, sepse, sigurisht, ai mal do të ishte një dëshmitar i argumentit të origjinës së gurit, të cilën e parandieja, por nuk arrija ta vërtetoja. Prita deri sa malit i ra dielli dhe iu drejtova.
– O mal, si je para nesh! A e shef qit gjur t’madh. A munesh me m’kallxu drejt mue, qish ka ardh qitu.
Një dorë në formën e shqipes u mbështet mbi malin që shihja, dhe e shtyu me forcë poshtë. Një mal tjetër më i lartë, që e kishin lënë në hije, ngriti kokën dhe më tha:
– Ah! Si e kuptoj unë gjuhën e Nonës. Nji mall i madh m’pushtoi. Sa n’gjova fjalët tuja pri shpellari, fort m’u drodh qkjo zemër. E largjova pak malin qetër e tash shof nja pak diellin e rrezeve të q’tyne fjalëve. Tash po t’kallxoj si erdhi qaj gjur, po do t’ia filloj ka vetja. Sa na prenë kërthezën, na morën ernat e lashta kavanozike e na degdisën qnej ka Saharaja. Thash se du me marr ni gja pri venit ka kam Nanën. Kur ra deti n’uj, qova nji stegozaur andej ene e prosejta me m’pru ni kujtim pri vendit tem. Besa ai e mori gjurin me dhamë e mas do vjetsh e pru dhe e vuni m’qat ven. I hodhën pak ranë të kuqe m’i ndrru bojën ene deti mur emnin Deti i Kuq … Qish atherë asht me kamë n’ujë.
Një të fërkuar duart unë. E zbulova me argumenta prejardhjen e gurit. Shqiptar. Iu afrova dhe gjithnjë e më shumë më përshkonin dridhma. Po mendoj si shkencëtarët tanë nuk kanë arritur ta zbulojnë këtë të vërtetë. Të vërteta si kjo arrijmë t’i zbulojmë me metodat tona vetëm ne shpellarët. Shikoja gurin dhe më dukej që kishte formën e trurit. Jo si të atyre trutharëve që e quajnë veten shkencëtarë. Ata e kanë trurin me rrudha dhe i rrethon gjithnjë e më shumë padija. Ky gur ka formën e trurit, me kore të sheshtë, si e ne shpellarëve dhe kontaktin me padijen e kemi në shkallën zero …
Burimi/Facebook


Leave a Reply