Në një autobus ishte ulur një burrë dhe një grua shumë e bukur. Pas disa momentesh, gruaja iu afrua në vesh dhe i tha: Pa krijuar probleme dhe pa bërë rrëmujë, më jep të gjitha paratë që ke. Në të kundërt, do të bërtas me zë të lartë dhe do të them se po më ngacmon seksualisht. Pastaj do të vijë policia dhe do të të arrestojë.
Burri i habitur, nxori një fletë dhe një stilolaps dhe shkroi në të: Jam shurdh-memec dhe nuk e dëgjova se çfarë më the. Do të të jap stilolapsin dhe shkruaje në këtë letër se çfarë më the dhe unë do ta kuptoj.
Dhe gruaja ashtu bëri, shkroi në letër të gjithë kërkesën e saj shoqëruar me kërcënimin nëse burri nuk bashkëpunonte. Zotëria e mori letrën, e palosi, e futi në xhep dhe i tha asaj: Tani mund të ulërasësh e të thuash çfarë të duash. Provën e pafajësisë sime e kam në xhep me shkrimin tënd.
Burimi/Facebook


Leave a Reply