Tregim autobiografik.
Në vitin 1976 bëra lutje për komunist.
Mbasi kaloi ca kohë pyeta sekretarin e rinisë që ishte dhe komunist,si u bë puna ime?
Ai drejtoi gishtin nga shtëpia e tezes sime që kishte probleme me biografinë dhe tha :
Mos shko atje.
Sa edhe kur ika me banim në Elbasan ma kishin dhënë biografinë sterrë edhe ato që nuk i kisha.
Për ironi të fatit ai që më thoshte mos shko atje,u konvertua në (blu) demokrat i thekur.
Përplasja e dytë:
Posti më i lartë shoqëror që kam pasur sekretar i rinisë i lagjes.
Më thotë një tjetër sekretar partie, nesër në mëngjes para orarit të punës merri të rinjtë e shko te Ara e Madhe dhe ato rrënjët e dobëta të misrit i ushqeni me plehë Lope.
Dakort i thashë ,po sikur të vini edhe ju komunistët do shpëtonim më tepër bimë.
O nëne o nëne!
Desh më hëngri të gjallë ,këto janë tendenca reaksionare më tha.
Edhe sot që jam 70 vjet nuk arrij të shikoj këto tendenca.
Prandaj nuk më donin.
Nuk më dhanë të drejtë studimi,veç me sakrificë me shkollë bujqësore nate mbarova në Mogëlicë .
Arrita edhe mesataren 7.8 për të shkuarë në universitet,po nuk ma dhanë të drejtën.
Kusuret e shpirtit rrebel nuk mbaruanë me kaq.
Fillova punë në hekurudhë ,ndihmës makinist treni ,më më vonë bëra shkollën e transportit në Durrës mora dëshminë si shofer treni.
Punonim shumë orë jashtë orarit pa pagesë.Turni ishte 12 orë,po ora e dorëzimit disa herë na zinte në Shkodër,Pogradec ose Ballsh.kthehëshim në shtëpi deri 10 orë vonesë.
Hajredin Çeliku ish ministër transporti antar i byrosë politike ministër transporti ,nxori një iniciativë që mos e mbyllnim trenin rrugëve pavarësisht sa orë shkonin, u pagëzua cikël.
Unë e kundërshtova me forcë në mbledhje dhe pyeta :ç’quhet mbivlerë?
Nuk u përgjigj njeri.
E sqarova vet ,thashë është puna e pa paguar e puntorit.
Atë ditë që u inagurua “cikli”në Volorek të Pogradecit me ata kolegët më pararojë unë në ora 7 të mbrëmjes e fika lokomotivën në Përrenjas duke ngarkuar mineral H.Nikel.
D.M.Th.e bëra autogolin e dytë.
Mora vesh më vonë se më kishin vënë në rreth të kuq për të arrestuar,në vitin 1988 ma tha një miku im mbas vitit 1990.
Tresllëku nuk mbaroj me kaq.
Filluan lëvizjet demokratike një hajdut xhepash më bënte moral a e do Atdheun,firmos për studentat që protestonin.
Nuk mjaftoi kaq ata kolegët “pararojë” që inaguruanë iniciativën me Hajredin Çelikun na dolën në ballë të demokratëve.
Fshiva syt si është e mundur?
Mu kujtua fenomeni mos “shko atje”!
Pastaj pyeta kush e drejton këtë lëvizje në Tiranë?
Sali Berisha më thanë,obobo o Bari i thashë vetes t’ime akoma nuk lindi ai dielli që deshe ti.
Nuk jam Nostro Adamos,po unë kam qënë lexues i rregullt i revistës Shkenca dhe Jeta ,revistë teknike shkencore ,edhe sot i kam koleksion 36 copë.
Që desha të them kur mua ai sistemi kaluar më kishte vënë në rreth të kuq Saliu ishte antar i kolegjiumit të redaksisë me njërën nga nuset e djemëvet të Enverit,nuk më kujtohet emri.Ai livadhiste në bllok unë kanditat për në burg.
Ky qe shkaku që unë nuk i ngrita gishtat lart,dhe koha është Flori kur kalon të dhënka të drejtë.
Mirpo desh e pagova me kokën t’ime këtë të drejtë se më pushuanë nga puna demokratët, dhe mu desh të vija këtu në Itali dy herë me motogomone,kanditat për t’u mbytur,si shumë mjeranë të ndjerë sot.
I shkova në zyrë në Durrës drejtorit të hekurudhës Fred Xhaferrit po ai nuk ma fërshëlleu se (do ndryshonte rrezet e diellit në plazhin e Durrësit).
Më falni se u zgjata pak,po kur më hoqën nga puna mua ishin 12 kolegët e mi për ndjekje penale që shitën naftë, unë nuk isha në atë listë.Ata ndoshta edhe sot janë në punë.
Epo im atë rriti 8 fëmijë me parmëndën me dy qe nuk më mësoj që të vjedh.
Nga libri Sikur të isha djalë Haki Stërmillit kam lexuar një citat të bukur:Fustani ruhet sa është i ri ,nderi ruhet që në vogëli.
Kështu që atë edukat e kisha marrë nga prindërit që kur isha i vogël nuk mund të bëhesha hajdut.
E di që disa i kam postuar edhe më parë ,po më dhëmb shpirti prandaj po e ndaj me ju.Janë këto përplasje që tani jam futur në partinë më të madhe:-Partia ime është Shqipëria!
Arti ka karakter përgjithësues, ndoshta do ketë edhe të tjerë si unë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply