Njihuni dhe kujtohuni me sportistet e para atlete “Nderi te sportit shqiptar” per te mos i harruar kurre sakrificat e tyre qe jo vetem thyen tabu por qe i treguan shoqerise shqiptare se femra shkodrane do ishte e para dhe me shume suksese ne te gjitha llojet e sporteve. Sot une po postoj nje studim timin per atletet e para, thyerjen e rekordeve te tyre dhe lavdine qe na sollen ne disa disiplina sportive si ne atletike, gjimnastike, baskeboll, volejboll e se fundi ne futboll. Sot po postoj per atletiken dhe gjimanstiken. Dua te theksoj dhe te shpreh nderim te veçante qe sot nuk e kemi midis nesh, ndihmene qe me ka dhene Gezim Mema ne artikulimin e ketij studimi ku ai kishte ruajtur me fanatizem shume rezultate te femrave shkodrane ne atletike. Fatkeqesisht sot nuk e kemi ate aktivizim te femrave ne atletiken shkodrane dhe kombetare por kjo nuk do te thote qe te harrojme pionieret e para qe shkelqyen ne ate vite . Nderim dhe respekt
Ne kete postim , ne komente eshte i lire secili nga miqte te shtoje per ndonje sportiste qe eshte harruar apo anashkaluar pa dashje, duke ditur se numri i tyre asht shume me i madh per arsye te nje aktivizimi te jashtezakonshem qe ishte ne ato kohe.
SPORTISTET SHKODRANE ,NDERI I SPORTIT SHQIPTAR
ATLETIKA
Sporti për femra jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë fillon mbas çlirimit ku masivizimit të tij në përgjithësi i jepet një rëndësi e veçantë.Dalja e talenteve fillonte nga orët e edukatës –fizike,lëndë kjo që u fut gjerësisht në programet e të gjitha shkollave.Sidomos nepërmes kroseve masive të tyre u evidentuan atletet e para shkodrane që më vonë do bëheshin figurat më të shquara të atletikës kombëtare.Kështu në kampionatin kombëtar të atletikës organizuar në vitin 1946 nga 22 gara të zhvilluara, atletet shkodrane zënë shumë vende të para.Në mes tyre dallohen: Marije Ranxi,Lajde Koja,Neta Baba,Nini Karafili,Gjylter Pipa,Suzana Kraja,Dodona Karafili,Karolina Bushati.Ndër këto atlete Marije Ranxi dhe Nini Karafili, duke debutuar si talente të reja, thyen dhe vendosen rekorde të reja kombëtare.Në rezultatet deri në vitet 50 shënohen ato të Marie Rranxit në garën 100m dhe 3 garësh,të Nini Karafilit në 800m dhe Kjara Pacit në 3 garësh. Pas viteve 50 numuri i atleteve vjen duke u rritur ndërkohë që ato më të vjetërat vazhdojnë konkurimet me sukses duke thyer rekorde kombëtare.Kjo gjë që u evidentua në kampionatin e vitit 50 në Tiranë, ku ekipi i Shkodres shkon atje me shumë atlete të talentuara.Në Shkodër tashma fillojnë të funksionojnë shumë shoqëri sportive me atlete të dalluara që zhvillojnë kampionate lokale dhe që përfaqësojnë elementet më të mirë të kampionateve kombëtare.Me inaugurimin e stadiumit “Vojo Kushi” më 1953,që i dha një shtytje lëvizjes sportive, jo vetëm që numuri i atleteve shkodrane vjen në rritje,por përmirësohen në mënyrë të dukshme konditat e trajnimit të tyre si dhe të praktikave dhe stërvitjeve sportive nga ndërtimi i pistave,pedanave ,dusheve e tj.Ngritja e Institutit të Fiskulturës nga ku dalin qindra kuadro të larta,si dhe botimi i shumë materjaleve dhe teksteve krijuan kushte për përgaditjen teorike të tyre, duke nxitur kështu ngritjen e rezultateve sportive.Një kontribut të jashtëzakonshëm në pergatitjen e këtyre atleteve ka dhënë dhe trajneri Feti Dizdari,mbajtës i titullit “Trainer i Republikës” i cili arriti të krijojë një ekip atletesh të talentuara duke mbajtur për 15 vjet rresht titullin kampion.Ai jo vetëm punoi për pergatitjen fizike dhe teknike të tyre por ju desh të luftojë dhe me konservatorizmin e ambientit dhe familjeve që nuk lejonin ose nxirrnin pengesë që vajzat e tyre të merreshin me sport.Atletet gjetën tek Feti Dizdari jo vetëm trainerin e përkushtuar por edhe edukatorin,mësuesin që në çdo moment u dha forcën dhe kurajon për të ecur përpara.
Marie Ranxi konkuron me sukses dhe then rekord në vitin 1954 në 100 m, me 13,5 duke vazhduar thyerjen e këtij rekordi njëri pas tjetrit deri më 1956 ; Rukije Domni then rekord në 100 m me 13,4 për të vazhduar me një rekordmene tjetër të re,Myzejen Duli që në 1962 then rekord me 12,7 dhe 1968 me 12.2 .Ndërsa në garën e 200 m rekordin e Kjara Pacit të vitit 1952 me kohën 28,8 e then Rukije Domni në vitin 1957, e më pastaj në vitet 1956 dhe 1960 rezultate premtuese nga Sebije Keraj me 28 dhe 27,6 për tu thyer më vonë nga Shaqe Nika në vitin 1963 me 26,7.
Në garën 400 m kontributi i femrës shkodrane,Sebije Keraj(Quku) në vitet 1958,59,60 ka qënë në ngritje deri në rekordin kombëtar në 1,03. Shaqe Nika në vitet 1961-62 arrin të thyejë përsëri rekordin me 1,023
Adile Dani në vitet 1965,66,67,68,69 :
në 800 m me 1.002 në vitin 1965-rekord kombëtar;
në 400 m, me 58,6 në vitin 1966- rekord kombëtar.
Në garën 800 m në vitin 1959 debuton atletja Xhemalije Kavaja me 2,40 ndërsa në vitin 1960 kjo atlete then rekordin kombëtar me 2.31.Pasohen për vite me rradhë në këtë garë me rezultate të reja për atletet tona :
Shaqe Nika më 1961 then rekordin kombëtar me 2,28
Adile Dani më 1965 then rekord kombëtar me 2.17,2 dhe në vitin 1968 rekord kombëtar then edhe ne 1500 m me kohën 4.51.
Si kronikë vitesh atletet më të dëgjuara në vitet 1960-1970 janë :
1.Adile Dani,2.Myzejen Duli,3.Lula Ndoja,4.Shaqe Nika,5.Luke Zefi.
Deri në vitet 1977 bilanci i rekordeve të atleteve shkodrane ishte :
1.Marie Rranxi 34 rekorde(8 herë në 100m,4 herë në 200m,9 herë kërcim së gjati,3 herë kërcim së larti,5 herë në tregarsh,5 herë në 5 garësh)
2.Pina Thani 32 rekorde nga viti 1951-1966(4 herë granatën,3 herë së larti,6 herë 5 garshin,2 herë 80m/p,7 herë diskun,10 herë gjylen)
3.Kjara Paci 1 rekord (1 herë 200m,1952)
4.Rukije Domni 4rekorde(2 herë 100m,2 herë 200m,1957 )
5.Sebije Keraj 5 rekorde(4 herë në 400m 1 herë 800m,1958-60)
6.Xhemalije Kavaja 1 rekord(1 herë në 800m)
7.Lula Ndoja 6 rekorde(6 herë në hedhje shtize 1961-1968)
8.Shaqe Nika 9 rekorde(3 herë në kërcim së larti,2 herë 800m,2 herë 400m,2herë 200m,1961-1963)
9.Myzejen Duli 7 herë then dhe barazon 100m,2 herë then e barazon 200m,disa herë then rekorde në stafetën 4x100dhe 4×400,1962-1972)
10.Luke Zefi 4 herë then dhe barazon kercim së larti,3 herë tre garëshin,!964-1966)
11.Adile Dani 5 herë then dhe barazon 400m,5 herë then 800m,5 herë 1500m1965-1972))
12.Nexhmije Bilali 13 rekorde(7 herë 1500m,1 herë 800m,5 herë 3000m,1968-1977)
13.Sofije Krepi 1 rekord(1 herë 800m ,1975)
14.Angjelina Gurakuqi 10 rekorde(8 rekorde së gjati,1 rekord 200p,1 rekord 100p 1965-1976)
15.Gjyljana Bicurri 1 rekord (1 herë shtizë, 1977).
Në dekadën 1970-1980 spikasin rezultatet e atleteve Angjelina Gurakuqi, Nexhmije Bilali, Nafije Shahu,Rita Brushtulli,Shpresa Osmani,Gjyljana Bicurri, Shpresa Qahi, Marjentina Gjoni, Mira Geci, Sofije Krepi.Në spartakiadën e 1984 që zhvillohet në Tiranë ekipi i atletikës së femrave do të zërë vendin e parë,në spartakiadën e vitit 1985 ,Tiranë-vendin e tretë,në atë të vitit1986 vendin e dytë.Në dhjetëvjeçarin 1981-1990,ka një rënie të atletikës shkodrane por bëhen përpjekje për regjenerimin e ekipeve me atlete të reja e të suksesëshme.Mbas disa vitesh, në garat e atletikës që u zhvilluan më 8-9 qershor 1987për kupën “Asim Vokshi”,ekipi i Vllaznisë për femra zë vendin e parë me rezultate më të mira të atleteve : Valbona Teli (21 pikë), Amiljeta Hasi(13 pikë)Vera Bregu (11pikë)Valbona Ura(9pikë), Zhuje Berçani(9pikë)Leman Rakaj(7 e 1/3 pikë), Merita Rrahmani(7pikë), Arbana Xhani(6pikë), Fitnete Dedja(6pikë)e tj.
Në spartakiadën e VI të zhvilluar në Tiranë më 1989,ekipi i femrave do të zërë vendin e dytë ku do të thyhen rekorde kombëtare nga Vera Bregu në kërcim së gjati dhe Arbana Gjani në 200 m .Në ekipet e atletikës të viteve të fundit kanë zhvilluar aktivitete dhe me rezultate edhe atletet Anila Vneshta, Ermira Cafi, Anila Doçi, Ardita Çoku, Valbona Semani, Orjana Krymi, Etleva Lusha, Fatbardha Quku, Blerta Hasi, Nora Brungaj, Violeta Ahu, Albana Hasi, Blerta Hasi e tj.
Aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare kanë zhvilluar atletet tona duke arritur edhe rezultate të larta si dhe duke fituar medalje ari,argjendi dhe bronzi.Pjesmarrja në këto takime e Marie Ranxit,Pina Thanit,Adile Danit,Valbona Telit,Vera Bregut,Arbana Xhanit ka evidentuar me rezultate shumë të larta Vera Bregun e cila ka dalë dy herë nënkampione Ballkani dhe ka fitur 16 medalje si dhe Arbana Xhanin e cila ka marrë 3 medalje,dy të argjendi dhe një bronxi.(1)
GJIMNASTIKA
Ndër sportet më të preferuara ku pjesmarrja e femrës si rrjedhim I ngritjes së klasave sportive që do tu bëheshin fidanishtë e gjimnastikës shkodrane, do të ishte jo vetëm e konsiderueshme por edhe me rezultate.Që në Kampionatin e pionerëve të vitit 1972,ku ekipi I femrave arrin të zërë vendin e parë dhe individet si RitaKola(vendin e tretë),Fatbardha Xhani (të katërtin ) dhe Suzana Merkuli (të pestin),shihet një perspektivë e qartë e gjimnasteve femra që për një kohë të shkurtë do të bëheshin protagonistet e kampionateve tona dhe anëtare të denja të ekipeve kombëtare.Në Spartakiadën e 4-të kombëtare,ekipi i vajzave Iidrejtuar nga mësuesi Bardhyl Hoxha, merr medaljet e arta duke qënë kampion kombëtar në vitet 1976-1981.Në vitin 1984-85 trajneri dhe mësuesi Hivzi Bushati ,arrin të shpallë kampion ekipin e vajzave që drejtonte si dhe të fitojë madaljet e arta në Spartakiadën e 50-të kombëtare.Në këtë lloj sportri vlen të përmendet që për vajza ka 22 mjeshtre sporti,46 të kategorisë parë,60-të të kategorisë II dhe 90% të kategorisë III.Mund të përmendet disa nga gjimnastet më të dalluara të qytetit të Shkodrës në vite si : Nurije Rama, Halime Tuzi, Satber Tula, Mira Mandia, Fatime Syjovi, Angjelina dhe Alarmina Manovi, Rehan Beshiri, Keti Sokoli,Nevila Hajredini, Majlinda Hasani, Myzejen Patriko,Nebije Çanga,Valbona Basha, Fatmira Paçrami, Remzije Ashikja Natasha dhe Fatbardha Xhani,Manjola Çuni,Laura Radoja etj.Shumë prej këtyre gjimnasteve kanë qënë mësuese të edukimit fizik ,në përgatitjen e talenteve të reja,disa prej tyre edhe trajnere si dhe gjygjtare
Burimi/Facebook


Leave a Reply