BASKETBOLLI
Një sport i bukur si ai i basketbollit do të gjente terrenin për tu zhvilluar dhe përqafuar nga një grup vajzash të talentuara shkodrane të cilët lojrat e tyre ne fushat sportive të hapura dhe pallatet e sporteve i kthyen në vende të spektakleve të bukura ku u shpalos talenti,shkathtësia dhe energjia sportive.Në fillim zhvillimi i kampionatit bëhej në formë grumbullimi e më vonë me vajtje –ardhje. Basketbollistet e para sipas kujtimeve të Marie Rranxit do të ishin:Meliha Haxhia,.Marie Rranxi,Zana Laca,Rita Gjonej,Kjara Paci.Në vitin 1949 për herë të parë vajzat shkodrane marrin pjesë në kampionatin kombëtar të basketbollit duke zënë vendin e dytë.Ekipi më vonë fillon të rritet me elementin femëror,duke patur një pjesmarrje masive.Kështu do të shohim basketbolliste të tjera në vite si,Neta Baba,Sonja Ashta,Nini Pici, Nini Karafili, Nedret Pipa, Valdet Pipa, Vitore Paloka, Gjystina Paloka, Pina Haxhi,Pina Thani,Artenca Tufi, Afërdita Rakaj, Bardhylka Beshiri, Fetije Gucia, Xhemalie Jakupi, Xhuljeta Shestani, Irini Mitku, Marjeta Shutermeja, Lume Sykja, Myfarete Basha, Xhane Gega, Leman Fani, Belkize Keçiçi e tj..Ato punuan duke u stërvitur me përkushtim me një vullnet dhe pasion për këtë sport kaq të bukur nën drejtimin e trajnerëve Mithat Abdurramani, Muhamet Sokoli, Valter Kalaja, Sander Laca, Skënder Osmani, Viktor Kçira, Renato Radoja, Raimond Rasha.Zakonisht ekipi i femrave të Vllaznisë në basketboll ka shkuar shpesh në finale e sidomos me Tiranën,por më shumë e ka ndjekur fati i vendit të dytë.Përgjithësisht,lojrat e tyre ishin mjaft spektakolare, por ajo që vlen të përmendet janë rezultatet në ,kupa dhe spartakiada. Kështu ekipi i femrave të Vllaznisë është dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë në vitin 1962 dhe në vitin 1988, si dhe fitues i Spartakiadës e 4-të kombëtare,në vitin 1979 ku merr medalje të artë.Këtë rezultat ato e arrijnë nën drejtimin e trajnerit Valter Kalaja.(4)
VOLEJBOLLI
Loja e bukur e volejbollit pa tjetër që do ta tërhiqte femrën shkodrane drejt këtij sporti kaq spektakolar për t’i dhuruar spektatorit shkodran dhe atij të qyteteve të tjera lojra të bukura,të zhdërvjellta dhe energjike.Volejbollin e kanë luajtur edhe vajzat e shkollës “Donika Kastrioti”(3).
Në korrikun e vitit 1946,në Tiranë zhvillohet kampionati i parë për femra i volejbollit,ku marrin pjesë 5 ekipe nga Tirana,Shkodra,Durrësi ,Berati dhe Korça ku ekipi i Shkodrës, merr pjesë me ekipin e femrave të përbërë nga Marie Rranxi, Gjyltar dhe Asime Pipa, Dodona Karafili, Aneta Baba, Ervehe Çiçko.Do të jetë pastaj viti 1947 ku skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra do të dalë kampion me këtë përbërje ekipi :Marie Ranxi, Lajde Koja, Aneta Baba, Diamanta Pema, Gjylter dhe Asime Pipa. Lojrat e këtij ekipi do të spikasnin për shpirtin luftarak,për pasimet e sakta , shutimet e forta dhe organizimet dinjitoze kolektive.Po kështu me formimin e shoqërive Dinamo, Spartak dhe Puna ku Shkodra përfaqësohet me Tiranën dhe zë vendin e parë..Skuadra vjen e mbush rradhët vazhdimisht me volejbolliste të reja ku mund të përmendet Gjystina Rranxi, Jone Saraqi, Pina Thani, Nini Pici, Gjystina e Vitore Paloka, Xhemalije Jakupi, Pina Vuka(Haxhi).Në vitin 1957 në Korçë zhvillohet kampionati kombëtar i vollejbollit ku ekipi i vollejbollit të femrave të Vllaznisë do të zërë vendin e parë.Titullin kampion do ta fitojë edhe në vitin 1960.Po kaq here, ekipi i femrave të Vlaznisë në volejboll do të fitojë kupën e Republikës përkatësisht në vitet 1962,1963 dhe 1964.Në vitet 1972-80 ka një riaktivizim të vollejbollit për femra ,mbas një rënie të përkohëshme të tij.Nën drejtimin e trainerit kombëtar, Mjeshtër i merituar sporti,volejbollistit ,Mark Grimci,skuadra e vollejbollit për femra do konkurojë në kampionate dhe kupa..Është fituese e dy kupave të marrura me rastet jubilare, festive më 1977 dhe 1978 .Sipas opinionit të ,trainerit ,Mark Grimci nga viti 1972 deri në vitet 1990 në këtë sport të bukur janë aktivizuar shumë vajza ,por mund të përmendim disa prej tyre si Hyrije Shkëmbi, Flutura Bajrami, Bukurije Alibali, Beatriçe Suma, Mimoza Anamali, Xhevahire Bylbyli, Millojka Vaso, Liza Ndoci, Nora Deda, Mirela Deda, Eta Toska, Fausta Toska, Qershiza Piraniqi, Natalia Maka, Shpresa Çela, Alda Kaçorri etj.Disa prej tyre u bënë dhe antare të ekipit kombëtar si H.Shkëmbi , N.Deda, F.Toska etj.
NOTI
Noti ky sport kaq i bukur në Shkodrën e rrethuar me ujrat e liqenit të Shkodrës dhe lumejve Buna, Kiri dhe Drini,do të ishte një nga aktivitetet më tërheqëse për femrën shkodrane ,dëshira e të cilës përkundrejt kushteve jo shumë të favorshme që ju krijuan,ishte të arrinte rezultate të larta.Dëshira,pasioni dhe kënaqësia e tyre mposhti dhe mentalitetin e kohës ,duke rritur pjesmarrjen nga viti në vit Kështu mund të përmenden, disa prej notareve të shquara me një bilanc suksesesh të dalluar në kupa e kampionate .Kampionet dhe rekordmenet për të rritura gjatë viteve 1951-2003 janë 1.Anjeza Shestani 2.Kydrete Kozmai 3.Flutura Shkenza 4.Anila Egerçi 5.Mimoza Alia 6.Silva Pavaci 7.Rovena Marku. Kampionet e të rejave në vitet 1951-2003 janë : Jolanda Shestani , Ikbal Kastrati Kjara Noga, Tatjana Harapi, Esma Vorfa, Lili Kozmaj, Antoneta Oblina, Rita Voci Pranvera Petrela, elsa Pajza,alma Muriqi, Alketa Xhaka,Françeska Zukthi etj Laca, Irma Alushi. Trajneret që punuan me ekipet e notit për vajzat nga viti 1951 -2003, ishin Enver Muriqi ,Mark Shestani, Kjara Noga, Ismail Muriqi, Sabahet Alia,Kydretet Kozmai,Në garat e notit ekipi i Vllaznisë për femra (të rejat) ka fitur 3 herë kampionatin ,kurse për të rriturat zakonisht ka zënë vendet e dyta dhe të treta.
Në vitet 1951-57 Anjeza Shestani është një nga sportistet më të shquara në garat e notit 100-200m stil bretkosë.Ishte 6 herë kampione duke vendosur 4 rekorde të reja ; Anila Egerçi notare e garave 100-200m shpinë,kampione e të rejave për 4 vite me radhë dhe anëtare e ekipit kombëtar më 1985-89 ; Mimoza Alia ndër notaret e talentuara të Vllaznisë në garat 50-100-200m stil bretkosë,kampione për të reja dhe të rritura për vitet 1987-89 ; Flutura Shkenza kampione e garave 200-400-800 m stil I lirë 1975-85 ; Sabahet Mashku kampione e garave 400-800m stil I lirë 1985-90 ; Silva Radovani kampione dhe rekordmene e të rriturave në 50m-100m shpinë 1999-2002 ; Silva Pavaci kampione e garave 50-100 m shpinë në vitet 2000-2002
SHAH
Ekipi i vajzave të “Vllaznisë” me trajner, shahistein e apasionuar Muhamet Gradecin ,është shpallur kampion në vitet 1983,1986,1987,1989 dhe 1990 si dhe ka fituar medaljet e arta në Spartakiaden V në vitin 1984 dhe të VI Kombëtare në vitin 1990.
Shahistja më e shquar e Vllaznisë në lojën e shahut është Ylvije Boriçi , e cila është shpallur shpallet kampione kombëtare në vitet 1983,1986,1987 dhe 1988.
Albana Vuji ka marrë pjesë në disa kampionate kombëtare dhe ka fituar titullin kampione kombëtare tre herë.edhe e motra e Albanës ,Marjana Vuji ishte një shahiste e shquar që ka marrë pjesë në disa kampionate kombëtare duke influencuar që me pikët e grumbulluara të afrojë fitoren e ekipit.Një kontribut të rëndësishëm në lojrat e shahut të ekipit të femrave të vllaznisë kanë dhënë dhe dy shahistete e kategorisë parë, Valbona Milla dhe Merita Jegeni
Arta Alushi(Driza) në vitin 2002 është kampione e Shqipërisë në shah.Është pjesmarrëse e 14 tureve të Olimpiadës Botërore të shahut të zhvilluar në Slloveni, ku me 6.5 pikët e marrura kontriboi në pikët e ekipit kombëtar I cili mori 20 pikë, duke zënë vendin e 46 në mes 92 vendeve pjesmarrëse.
PING –PONGU
Në lojën e bukur të ping-pongut menjëherë mbas çlirimit çfaqen talentet e para.Kështu më 1949 Marie Rranxi shpallet kampione.Në spartakiaden IV Kombëtare ku në mënyrë të veçantë dallohet Violeta Bernoka,ekipi i Vllaznisë fiton medaljet e arta për femra.Ai shpallet në vitet 1982,1983 dhe 1984.Ndërsa si individ Mimoza Kazazi dy herë rradhazi,më 1980 dhe 1981 shpallet kampione kombëtare.(3)
Sportistet shkodrane janë vlerësuar nga autoritetet lokale dhe sportive të Shkodrës me tituj nderi dhe çmime Keto vleresime per sportisteve shkodrane jane reflektuar deri ne vitin 2004.
Kështu :
“Krenaria e qytetit” titull i marrë nga Marie Rranxi më 1999
Çmimi “Palok Nika” është marrë nga: në vitin 2000 nga Adile Dani (atletikë), Pina Haxhi(basketboll),Hyrije Shkëmbi (volejboll,mbas vdekjes), vitin 2001 nga Sebije Keraj (atletikë),në vitin 2002 nga Artenca Tufi (basketboll
“Sportiste të shekullit “ janë shpallur Pina Thani , Vera Bregu ,Arbana Xhani në atletikë , Xhuli Shestani në basketboll, dhe Nora Deda në volejboll
PINA THANI, SPORTISTJA SHKODRANE E SHUMË DISIPLINAVE SPORTIVE, E PA-ARRITSHMJA DHE MA E MADHJA E TË GJITHA KOHËRAVE
Kisha vite pa dëgjuar për të dhe më befasoi kur e pashë me po atë trup të bukur,madhështor të disa viteve më parë, e njerëzishme në pritjen e saj të ngrohtë dhe e sinqertë në bisedë ; me vehte thashë që paskan pasë të drejtë që në spartakiadën e Budapestit,Pinën e zgjodhën për të mbajtur flamurin e spartakiadës,si trupin më të bukur sportiv.
E paarritshme në sukseset e saj,rekordmene e hatashme për kohën dhe vendin ku jetoi. Akoma sot ndoshta është e vështirë që një sportiste si Pina të arrijë kaq rezultate të larta në disa disiplina sportive,të thyejë kaq shumë rekorde,të marrë me dhjetra medalje dhe tituj sportivë. Dhe konkretisht ajo gjatë viteve theu 32 rekorde kombëtare,afro 100 medalje ari dhe mbi 300 diploma..
Pina Thani lindi në Shkodër në vitin 1938 në një familje me tradita kulturore artistike dhe ndjenja të theksuara nacionaliste.Babai i Pinës ishte nacionalist, i pari i burgosur politik në burgun e sapohapur të Shkodrës,kurse dy xhaxhallarët e saj Pal Thani major( me medalje ari në Universitetin e Modenës) dhe Mark Thani kolonel,të dy të pushkatuar nga rregjimi komunist, historira këto që do ta ndiqnin sportisten në jetën e saj duke i shkaktuar disa peripecira.
Pasioni i saj qe sporti,aty ku kishte talent dhe përkrahjen e familjes.Nëna e saj Saveta, e nisur nga eksperienca e jetës së saj si dhe e brumosur nga një horizont i gjërë pikmapjesh për jetën , i dha lirinë e zhvillimit të talentit të saj pa pengesa, e jo vetëm Pinës por dhe Tinkës ,Kolecit dhe Antonit.Vitet do kalonin dhe në këtë familje do shpërthente talenti dhe pasioni për kulturën ,arsimin dhe sportin duke i dhënë qytetit dhe mbarë vendit figura dhe rezultate që mbetën të pashlyeshme në historinë e këtyre fushave.Në familje, nënës Savetë dhe dy motrave ju desh të përballonin dhe opinionin fanatik e konservator,që të vazhdonin rrugën që kishin nisur dhe që rezultatet e tyre të arrinin ato maja ku arritën.Veshja sportive e Pinës tepër e avancuar për kohën ndoshta kishte vrarë dikë;për dikë tjetër do të ishte jashtë moralit të kohës dhe shoqërisë. Që një femër të vishej si djalë,të dilte me të shkurtra dhe të merrte pjesë në gara ishte akoma e parakohëshme dhe jo krejt e zakonshme për ambientin konservator shkodran,por Pina me guxim dhe bindjen, që tashmë e kishte përcaktuar rrugën e saj, stërvitej dhe vazhdonte garat duke thyer rekord pas rekordi.Cilësitë dhe talenti sportiv i saj u dallua që në klasën e shtatë ku në një kros masiv që do të bënte shkolla e saj ,ajo do të rënditej ndër të parat.Më vonë do të ishte femra e parë që merr pjesë në garat me motorçikletë.Por talenti i saj që do ta bënte më vonë të famshme, do të shpërthente në atletikë,në shumë gara të këtij sporti si kërcim së larti,në not,hedhje granate, disku , gjyle e shtize,5 garësh dhe pastaj si volejbolliste e basketbolliste.Në moshën 13 vjeçare në vitin 1951 then rekodin kombëtar të mbajtur nga Marije Rranxi,në kërcim së larti me 1.31,garë që do ta vazhdojë me thyerje rekordesh në 1952 me 1.34,në 1954 me 1.36, deri më 1957 me 1.40.Në historikun e atletikës tonë,shohim se që nga 1953 ,Pina Thani merr pjesë në garat e hedhjes gjyles, diskut,granatës dhe me 1954 edhe të shtizës duke thyer rekordet e vjetra dhe duke vendosur të rejat.Në kampionatin kombëtar të atletikës së lehtë të vitit 1956 ,ku tashma ajo ishte “Mjeshtre sporti” theu 3 rekorde kombëtare :disk,gjyle ,granatë.Dhe në këtë kohë ajo ishte mbajtëse e 5 rekordeve”E ku nuk e gjen Pinën?- do të shkruante “Gazeta “Sporti Popullor” e vitit1960 –“Në gjyle në disk,në shtizë,në vrapimin me pengesa,në kërcimin së larti,në pentatlon,bile dhe në basketboll ; kurse për volejbollin nuk kemi çfarë të themi,për arsye se në kampionatin e këtij viti ishte më e mira midis të mirave”Kështu ajo bëhet një nga figurat qëndrore të atletikës sonë si dhe atletja më me jehonë në vendin tonë për një periudhë 15 vjeçare, 1951-1966 me këto bilance të thyerjes së rekordeve:
4 herë në granatë;
3 herë në kërcim së larti;
6 herë në 5 garësh;
2 herë 80m/p;
7 herë diskun;
10 herë gjylen. (3)
Gjithsej 32 rekorde, nje shifër e rallë për tu arritur dhe e lakmueshme për ta patur.Në rezultatet e larta të atleteve shkodrane janë edhe ato të 3 garshit, 5 garshit ku Pina ka këto rezultate :
3 garësh 5 garësh
më 1952 852 R më 1957 3130 R
më 1958 1811 R më 1958 3190 R
më 1959 3204 (3)
Kaq ishte bërë e zakonshme thyerja e rekordeve nga Pina Thani sa gazeta ‘Sporti Popullor” në komentin për takimin kombëtar të atletikës midis ekipeve të Vllaznisë,17 Nëntorit dhe Partizanit në stadiumin ‘Vojo Kushi të Shkodrës,do të shkruante :’Tani jemi mësuar që në çdo aktivitet kombëtar,Pina të na japë një rekord të ri kombëtar.Edhe këtë herë ajo përmirësoi një tjëtër rezultat në tabelën e rekordeve kombëtare..Për të parën herë gjylja u flak në vendin tonë më larg se 13m-13,12 metra(rekordi i mëparshëm prej 12.73 m, mbahej po prej saj që nga viti 1958)Pina i ka të gjitha mundësitë të arrijë 14m.” (4)
Rezultatet e saj nga specialistë dhe analistë të atletikes sonë do të krahasoheshin me ato të niveleve europjane bile në disa raste edhe më të mira. Do t’i fitonte disa herë anketat që organizonte Sporti popullor për “10 sportistët më të mirë të vendit”
Pina jo vetëm se mori pjesë në aktivitetet brënda vendit por dhe në disa turne jashtë vendit si në Bukuresht në vitin 1957 në hedhje disku dhe gjyle, në 1958 në garat ndërkombëtare të Sofjes, më 1959 në takimin ndërkombëtar me atletët armenë të ish B.S., më 1966 në kampionatin europian të Budapestit Në spartakiadën e Budapestit, duke parë rezultatet e saj dhe përgatitjen fizike,trajneri i atletikës së ish Bashkimit Sovjetik do ta kërkonte për ta patur në skuadrën e tij,duke deklaruar që për dy vjet atë do ta bëja kampione bote.”Pina ishte një sportiste e madhe e viteve 1951-66,e paarritshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar”- do thonte Ismet Bellova në një intervistë në TV Rozafa.Në një manifestim të 1 Majit, në parakalimin tradicional ku të gjithë sportistët mbanin në gjokset e tyre 3-4 ose 5 medalje,Pinës ju desh të vishte një xhakovento të madhe ku disa dhjetra medalje i vareshin në krahë,shpinë dhe gjoks
.Jo vetëm në atletikë por edhe në volejboll,Pina tregoi vlerat e një sportisteje të përgatitur duke i dhuruar sportëdashësve lojra të shkathëta,të shpejta dhe me një elasticitet të çuditshëm.Ajo kishte një përgatitje fizike të jashtëzakonshme që ja kishte dhënë atletika, sa do të bëhej një nga shutistet më të forta të skuadrës shkodrane.Në një karikaturë të dhënë në shtypin e kohës për një ndeshje volejbolli midis ekipit tonë dhe atij kinez Pina është paraqitur si “Herkule” duke shytuar një grup lojtarësh kinez.. “Dy volejbolliste si Pina,të kisha’- do të shprehesh Kreshnik Tartari,traineri i ekipit kombëtar të volejbollit-do të fitoja kampionatin botëror.Siç tregon Antoni ,i vëllai i saj, ajo merrte në çdo tre muaj 2 medalje.”Pina- do vazhdonte ai-ishte tip sanguin,me zemër të madhe, gjëja e saj s’ishte e saj, s’dinte të fyente, s’dinte të grindej;kishte një ambicje për të arrirë të paarritshmen.Gjithmonë thonte që do e thyej këtë ose atë rekord ,me këmbëngulje,e vendosur dhe me besim në forcat e veta pa dyshimin e realizimit. Antoni e ndoqi Pinën kudo ku ajo shkoi për të zhvilluar garat,në çdo skaj të Shqipërisë,duke i dhënë kurajon dhe ndihmën e tij edhe atëherë kur i bënin padrejtësi.,kur emri i hiqej nga listat e turneve ndërkombëtare,kur e hoqën si mësuese në Durrës.Do ishte Antoni ai që në zyrën e sekretarit parë të Durrësit do të shkonte me një tufë medaljesh dhe gazetash për t’i treguar atij se si ishte e mundur të largohej nga profesioni një nga sportistet më të shquara që i dha vendit dhe sportit kaq rekorde dhe çmime dhe që e ngriti atletikën në majat më të larta të kohës..Efekti s’qe i vogël sepse Pinën e rivendosën përsëri në punë për ta larguar pastaj edhe njëherë më vonë.
Pina Thani ka marrë titullin “Mjeshtre e merituar e sportit”.Në vitin 1999 ka marrë titullin “Sportistja më e mirë e shekullit”. Ajo vdiq në në një spital të Zvirës në vitin 2007 me amanetin për tu varrosur në Shkodër. Ka qenë e përcjellur deri në Prishtinë nga një grup patriotësh kosovarë ku familja s do ja harronte kurrë këtë përkushtim të kosovarëve .Ato arkivolin e saj e kishin mbuluar me flamurin shqiptar. Prej andej pastaj u varros në Shkodër në token e dashur ku kishte lindut, ku kishte të afërmit e saj, aty ku ky qytet i dha lavdinë e përjetëshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply