Tregim
Përplasia e “Mercedesit” të Refikut ndodhi në kilometrin e fundit të aeroportit të një shteti të huaj. Ai u përmend pas përgjumjes dhe hapjes së menjëhershme të parashutës së bardhë të timonit. Kamioni i tonazhi të madh i tipit “KARGA”ndaloi disa sekonda, aq sa i duhej shoferit të verifikonte gjëndjen e papritur të aksidentit, teksa vetura i qe afruar aq shumë parakolpit, sa edhe e cingu e vetura, sa një gogël,u kthye anash. Në veshin e tij sikur gjëmoi sirena alarmuese e policisë rrugore, u rrëqeth i tëri e ndezi menjëherë motorin. Gjithçka kishte ndodhur në të dhjetat e sekondës e njeri prej fanarëve u shua menjëherë. Refiku pa vetëm anën e pasme të karrocerisë së kamionit, që u zhduk pas kthesës në atë terr nate, kur dritë-hijet ngjanin sikur përplaseshin edhe ato mbi fytyrën e tij te tmerruar. E aty për aty, sikur i erdhën e iu përplasën në tru fjalët e serta të atit, sapo qe larguar prej tij: ”Ike e m’le vetëm, po nuk due me t’mallkue qi t’mos kthehesh ma!”
Refiku ndjeu një therje në brinjë dhe nduku gjuhën gjer në përgjakje. Kishte përfunduar në anën tjetër të sediljes, tek dera e përthyer e pirgu i xhamit të thërmuar, i bardhë, si të ishte dëbora e shkrifët. Një fasho drite vinte gjer aty, si për t’i krijuar mundësinë e parjes së katastrofës. Edhe dalja prej andej iu duke pamundur. Gjithsesi drita e mekur e bënte të dukshme konturën e zezë të telefonit celular, që befas i ngjau si e vetmja rrugëdalje nga ato teneqe të mallkuara që ishin tkurrë si kanaçet e konservave. E tërhoqi , duke rënkuar e ndjeu rishtas cicërimën e shpëtimit. Nuk do ishte krejtësisht i vetëm. Numrin e Artanit që ishte punësuar më së fundi si shofer i linjës së brendshme të aeroporti, cicëriu e u dëgjua në atë zhurmë njerëzore të zërave e të borive të automjeteve… Mezi mundi t’i thoshte tjetrit se ishte duke vdekur afro njëmijë metra larg tij dhe nuk po dëgjonte mirë se çfarë mërmëriti më tej, rrëmujshëm, në mbylljen e celularit. E nuk e fiksonte dot se ku kishte ndodhur gjëma. Apo ai e tha këtë dhe ai nuk e dëgjonte më?!… Ndërkohë që koka i rëndoi Refikut, sytë iu mbyllën e befas rra në një gjumë të thellë….
Ishin nga i njëjti fshat dhe nga e njëjta familje dhe së toku kishin ardhë e bukën e ndanin në mes. Artani la punën, pa i thënë kujt asgjë, rendi me të shpejt nga parkingu i aeroportit, morri frymë disa sekonda si ndezi motorin e makinës së tij dhe sakaq doli në anën e kundërt te avionëve të parkuar, jashtë kufizimeve të tyre, në asfaltin e gjërë të rrugës. Dhe nuk vonoi aq shumë, sa dritat e veturës së tij ndriçuan “Benz-Mercedesin” e përmbysur anash, në asfaltin e lagur nga shiu. Stopoi menjëherë e në panik, dhe e pa veten para njeriut të tij pa ndjenja. Dhe gjeti aq forca në vetveten ta nxjerrë me vështirësi nga dera e timonit e ta zvarrisë gjer tek makina e tij, trupin ende të ngrohtë, për ta çuar drejtë spitalit më të afërt, me shpejtësinë e skëterrës, me dritat e gjata ndezur dhe me borinë alarmuese, për hapje rruge…Gjysmë ore më mbrapa do të ishte në spitalin V. ku i hapën udhën gjysmë të vdekurit e gjysmë te gjallit, pa dhëna asnjë shpjegim tjetër. Jeta e njeriut shpesh “varet në një fije peri”, që mund të këputet nga çasti në çast!
Gjithçka ndodhi me shpejtësin e rrufeve, që shkrepin njëra pas tjetrës: Njoftimi i atit të tij, Safet Gjonçës në Shqipëri, për tu nisur menjëherë me avion, para se të jepte jetën i biri, ardhja në Spital e Policisë Rrugore për verifikimin e traumës në afërsi të aeroportit të një “të panjohuri!”, si edhe pushimi nga puna i shqiptarit që ishte zhdukur pa leje nga shërbimi në linjat ajrore ndërkombëtare! Po nganjëherë Perëndia e Madhe të jep shanse mrekullie , duke e lënë robin e vet të jetoj ca më tepër, si edhe prindin që e ka kapluar vetmia e tejskajshme të shohë diku një rreze drite, në atë mugëtirë jete, në “rrugën e madhe”, bashkë me “Enigmën” e zhdukjes! Po këtë burë të fortë, si prej shkëmbi,- i gjatë e i ashpër, i tharë nga erërat e veriut e ngricat, sikur po e “thërmonte” lajmi tronditës, sikur nuk qe e mjaftë vetmia, përball asaj çiftelie të varur tek muri e të pa prekur më, teksa edhe kënga e eposit të lashtë të kreshnikëve, po terej…
Refiku erdhi në vete pas tri ditësh, kur i hapi sytë dhe pa në krye të shtratit të atin e drobitur që i shtrëngoi dorën e nuk kishte fuqi të fliste. Artani u afrua mbi të dhe i tha “të shkuara me kaq”…”Po ç’dua këtu?,-tha ai i trishtuar,-pse ke ardhur, ore baba?!”. “Po ja, të të shohë tya, or bir…Kur ike, t’thashë qi mos me m’lanë vetëm…Se vetmin s’e do as bisha, or bir…Se vetëm unë e ti mbetëm te pragu i derës… Dhe Balua, qeni besnik…Të dy vajzat e ritura që pate, u larguan si zogjtë…Hapën krahët e ikën…Gruaja të la, se s’kishte gjak me ty e jetën haram ta bani…Mue m’pate vIIa, nanë e babë…Pasi ikën qi t’gjithë dhe si e mbuluem me dhe tim vlla nga malarja,mbetëm vetëm tri pleq e qeni katër…Mbase fshati i vetëm në botë pa banor e me emnin “I PAEMNI”! Po Refiku e shihte i habitur…Si para një mjegulInaje të dëndur, që ia largonte edhe fyfyrën e të atit!Pas ndonjë ore erdhën para tij edhe dy policë të trafikut rrugor dhe pyetën për makinën e përplasur në afërsi të aeroportit. Refiku vetëm shqeu sytë dhe nuk foli…Me shpejtësi u afrua aty mjeku i shërbimit dhe tha se duhej të dilnin jashtë që të gjithë , duke shtuar se pacienti i tij , jo vetëm ka thyer të pesë brinjët , po ka humbur edhe kujtesën!”
Safet Gjonçaj, nuk kuptoi asgjë nga ato që u thanë për të birin në një gjuhë të huaj. Po Artan Gjonçaj që kishte më se 10 vite që punonte si shofer i autobuzave që shpinin e merrnin udhëtarët nga pista e zbritjes së avionëve të linjave të huaja, kuptoi gjithçka mbi gjëndjen kritike të kushëririt të tij që punonte me një taksi të pa liçensuar nga shteti, pra ai qe njeri prej atyre emigrantëve të “punës së zezë” që i ati i mbetur vetëm e pa njeri tjetër në shtëpinë e në shpirtin e tij të gjymtuar nga koha, nuk duhej ta merrte vesh kursesi. Mirëpo tani ndryshonte çështja , teksa mjeku kërko që i ati të vente në zyrën e tij, për tu marrë vesh për kushtet e operimit të rënd, ku do të duhej edhe firma në se e merrnin parasysh edhe rezikun. Artani e tërhoqi mënjan plakun e i tha të mos shqetësohej, sa ai do të shkonte e të merrej vesh për gjendjen reale dhe se mund ta priste jashtë spitalit e të ndizte një cigare duhani. Safet Gjonçaj, hapi gojën t’i thoshte diçka , po pastaj “e kyçi” si me darë hekuri. Uli kokën e renduar si nga pesha e rruzullit tokësor e doli jashtë derës kryesore me shikimin turbull, se mos shihte ndonjë stol bosh, ku ta pinte dozën e helmit të radhës…Mjeku Kirurg priti sa hyri në zyrë i huaji dhe pas tij e mbylli derën e u ulë në vendin e tij , para dosjes së pacientit Refik Gjonçaj. Ai nxori prej andej radiografinë e të aksidentuarit dhe e vendosi mbi kuadratin e ndriçuar. “Afrohu pak dhe shiko,-tha ai me tonin e tij alarmonjës,- Ka pesë brinjë të thyera dhe një plasaritje të kolonës vertebrale. Fraktura ka cënuar mushkritë dhe njërën prej veshkave të tij. Po ndërhyrja kirurgjikale bëhet më e sofistikuar tek Cranium, teksa trauma ka prekur trurin dhe e ka vënë atë në përgjumje, duke rezikuar ekzistencën e tij, nëse e pranon apo jo bisturinë ndërhyrëse, teksa jeta me vdekjen bëhen të pranishme. Rjedhimisht, as unë si kirurg i vjetër,- theksoi ai,- dhe as ata më të rinj, nuk do të guxonin ta bënin operacionin, pa një firme nga prindi, në kushtet ekstreme, kur ju jeni këtu të huaj e me asnjë siguracion jete. Qartë? Kush firmos e kush do paguaj, para thikës që do hyjë në trupin e tij?”
Pasoi një heshtje e gjatë që i ngjante kambanave të vdekjes. Artan Gjonçaj u mblodh sa një grusht. Prindërit i kishte humbur, pasi kishin zbritur në fushën e ëndëruar, po tani kishte rrezik të humbiste dhe kushëriun e parë, dhe xhaxhain po e po. Kishin zbritur nga malet e Dukagjinit, si në atë këngën e vjetër :”Dukagjinas zbrit nga mali/Merre tokën që ta fali/ Që ta fali kjo Parti…” Po, për dreq , nuk më kujtohet vargu i fundit, që me siguri duhet të jetë kështu:….”Që sjell gaz e lumturi!”. Se, pa tjetër nuk mund të ishte ndryshe! Qysh kur dikush e tha atje, në “Kuvënd të Burrave” se po bahej njifarë ligji, si ai i Leninit që të “përfitonin tokë gjithë sa ndodheshin aty, në ato çaste e kursesi pronarët e dikurshëm , qoftë edhe ata që ishin larguar për të jetuar e punuar diku tjetër (për një jetë më të mirë!), pa folë fare për ata që i kishte “mbuluar dheu” , apo heshtja së gjalli! Pra “s’kishe pse mos me zbrit prej mali, ndër toka t’buta a pran detit, me jetue si Krajlat!,-pat thanë at’here malsori i gërxheve të Veriut,- Boll u patën robnue nja’tje “ku han pula strallin””! As i shkonte ndër mendje malsor Safet Gjonçajit, aty ku vajën , se në Myzeqe, bridhnin myskonjat ca me tepri…E dy herë rradhazi u pëmbytën prej rreshjeve të pazakonta, kur “Vjosa” e egër doli nga shtrati e u ba det i pa anë gjithandej! Pa përmend se, edhe arat me misër u thanë, ma mbrapa, po aty ku u mbollën, ngaqë askush s’mundej me i korë e mbledhë, teksa fuqia punëtore ia mbathi gjer në Islandë e Australi, sa u hap kufiri, mandej edhe dyert “katrash” në depot e armëve…Edhe Refiku, edhe Artani,-ishin pjesë e këtij “kontigjenti” që nuk e kthyen ma kokën mbrapa….
I dërmuar Artani, doli nga dyert e brendshme të Spitalit. Figurën kokëulur të shaxhait e pikasi menjëherë. Ai po ndizte cigaren e dytë a të tretë me bishtin e cigares tjetër. Iu afrua dhe i vuri dorën tek supi, para se të ulej. “Kur të vjen e keqja, hapi derën,-tha ai,- Se , e para, sjell të dytën e kështu me radhë!”. “Po makina qi a ble me nji “djalI e gjyms” ç’u ba vallë?!” “Teksa po hup i Zoti , Xhaj i dashtun, allajhile nuk ke si me pvet për llamarina!”.” Pasha Zotin , pooo!”…Safeti e pa me sytë e përlotur. “Si nji ktuna, si në Shqipni, Xhaje i dashtun nuk bahet kurgja, pa e hup vedin a pa e lye “qeren” me pare!”. ”Sa banë fjala?,-pyeti ai me zërin ngjirur,-Vetëm djali me m’shpëtue e m’u kthye n’kacolle, kjoftë ene gjymsë-njeri. M’hangri vetmia, teksa lashë trojet në afri t’qiellzës!” “As unë se di sa pare do duhen, po ma thotë mendja nja dhjetë mijë Euro, sa t’i “ndreqin” brinjët e thyeme dhe të lëvizë njeriu! Ma tej s’di!”. “Oj! I shes tana sa m’dha njai ligji, qi desh me “m’shpëtue” malesh, ku ishim ngrysë në shekuj e s’na xhet xha!”
Befas, pranë tyre u afrua një grua e moshuar me uniformën e Saniteres. “Jeni të dëshpëruar, e vura re,-nisi ajo të flas shqip,-Dhe ja ku dola tu them që të bëni durim. Po edhe të “hapni sytë!”. Se nuk jini të parët që bini viktima të korrupsionit të njerëzve me “Bluza të Bardha”, edhe pse shteti i tyre është në Evropë, po aty ku synojmë edhe ne të jemi! E pashë që ai kirurgu u thirri në zyrën e tij…Kështu e vërtitë ai gjithmonë dhe, po ta dijë manovrën e tij Drejtori i Spitalit, e fshijnë prej këndej që ç’ke me të! Të lë në krevat ndonjë muaj e pastaj e operojnë pacientin që nuk ka të paguaj.. E pëlcasin aq shumë të gjorin njeri sa e ngordhin së gjalli, si në periudhën e “Covidit 19”, kur këta tipa paguhesjhin dy-tri fishin, sa më shumë njerëz vdisnin!….Kaq desha tu thoshnja , pa ju bëni si dini vet më mirë”!.. Ajo pa anash, nga të dyja krahët dhe u largua me shpejtësi ne drejtim të dyerve të Spitalit,,,,
-“Kudo, në botën e sotme, korrupsioni nuk shuhet”,-tha Artani. “Ç’ka me ba, o bir?”,-ra në mendime të trishta plaku. “Asgjë nuk mundesh,-ia priti nipi,-Për mua nisu që nesër. Kthehu nga erdhe e po munde shite atë tokën te bërryli i lumit dhe eja sa më parë që të jetë e mundur. Do bëjmë të pamundurën që ta shpëtojmë e ato pak të holla që kam kursye edhe unë, do t’i keni prej meje…Nuk do ta lëmë të vuej ma tepër!”
Safeti u përkul e u mblodh me vetveten. Ai u nis të nesërmen, atëherë kur të dy policët erdhën përsëri të hetonin për gjetjen e fajtorit…Kirurgu kaloi edhe një herë në vizitën e mëngjesit, diçka shënoi me shpejtësl e shtoi serumin, pa e vizituar të shtruarin që dukej sikur flinte i qetë.. Atë mbrëmje Artani e kaloi natën tek i aksidentuari…As nuk fliste, as nuk hante e as që reagonte! Artanit i mbetën sytë në fytyrën e tij që po merrte nga herë e më tepër ngjyrën e meitit…Në mbëmje Refik Gjonçës nuk i rrihte më pulsi…Dy rruaza qelibari rrëshqitën nga sytë e vëllait të vetëm…
Sa doli jashtë qielli nxinte. Një rreze drite binte mbi kabinën telefonike të rrugës. Artani i telefonoi të atit të Refikut që të mos nisej, po të hapte derën e shtëpisë për ksodhë, sepse do të ktheheshin ata të dy…”I plotfuqishmi e donte atje nalt”,-i tha ai me fjalën zvarë, prej dënesës që e mbërtheu…Nga ana tjetër e telit u ndje një rrënkim i mekur, si e një qeni të rrahur….
Athinë, 10 nëntor 2024
Burimi/Facebook

Leave a Reply