Bëj sikur…
Bëj si i vdekur,e dëgjo çfar thonë?
Ca të shajnë kot ca kot të lëvdojnë.
Në mes kortezhit ka debilë e debile,
S’harrojnë të shajnë me libër familje
Mjerë njeriu i gjorë ku paska jetuar!
Dhe kur mbylli sytë s’lanë pa kafshuar.
Nuk ka mbetur kot,fjala çan dhe gurin.
U jap ca fasule ju më qani burrin!
Kjo hipokrizi ndyrake të lë pa fytyrë.
Sa po del boja, të lë” ashtu” të ndyrë.
Duar, këmbë, turinë lyer me gjak.
Betohesh për zotin ky më marrtë hak.
Po të kishte zot ty të merrte të parin.
Hipokrit i qelbur shok s’ke as gomarin.
S’ke fjalë për të thënë, mos e nxirr zënë.
E ka thënë Saadiu,llaf të madh ka lënë.
————————————————
U rrebelova.
Në mes të pyllit me aishta.
Do ngre një kasolle me kasht.
Më mirë dëgjoj sorra,grifsha.
Se dykëmbëshat trupin jasht.
Do rri veç me dritën e kandilit.
Nuk dua celular e televizor.
S’më shijon humori i debilit.
S’më bën dot të qesh me zor.
U rrita me këngën e bilbilit.
Pranë kroit curila si kristal.
Ku më joshi era e trëndafilit.
Pylli më jep parfum origjinal.
Prandaj vendosa do iki, pik.
Nuk duroj ginjeshtrat epike.
S’dua të fle me emrin politik.
Shani ju shok,miq ose mike.
Atje triumfon jeta biologjike.
Dy sorkadhe femra s’çiftohen
Jeta urbane plot skena kritike.
Ku je,ku je, o pyll të qetësohem?
Tërë mungesat e jetës urbane.
Do mi plotësojë natyra e qetë.
U lodha duke parë jaran,jarane.
Ku lozin sorkadhet, jam mbret.
Dhe në kalofët ndonjë udhëtar.
Do pyesi nga është ky njeri?
Për mbi derë një flamur do var.
Të thonë qënka Arbëror kuq e zi!
Kur zogjtë i futin një sy gjumë.
Gajden e fyellin e kam në oxhak.
Modernizmi këtyre ju vuri hunë.
Tingulli tyre më kënaq ç’do dark.
Krah për krah do eci me natyrën.
U mërzita me ujë bidoni plastik.
Te burimi kulluar freskoj fytyrën.
Atje buk,krip ,zëmër pres ç’do mik.
Edhe trurin s’do e lë pa ushqim.
Do marr me vehte libra ,romane.
Kur gjethja e aishtës fëshfërin.
Do ndjehem si mbret i asaj ane.
Jeta e qetë,e bukura përrallore.
Ku s’dëgjoj sharje, fjalor banal.
S’mungon cicërima orë pas ore.
Te pylli qetë harron ç’do hall.
Tani ju pres ,jam gati për debat.
Paska lajthitur ky plaku i gjorë!
Thoni po deshët edhe truthat.
Qetësia ngroh në malin me borë.
————————————-
Trishtim.
Tej te fshati i braktisur.
Nuk ka dasma as gosti.
Kukuvajka e çartisur.
Mbi gërmadha ngre”dolli”.
Zgërdhihet ai shkaktari.
Fle mbi lot e mbi vajtime.
Nuk ka pikë gjak shqiptari.
Na bëri cop dhe thërrime.
As Turku as edhe Hitleri.
Nuk na i bënë këtë gjëmë.
Në themel të rëntë zeheri.
Kështu thotë populli tërë!
Zoti dhe ligji kanë vdekur!
Në qafë ti vënë “dekorat”.
Atij që vëndin e ka tretur.
Na pruri helmin pa mat!
————————————————
Mirmëngjes Dushar!
Nuk jam më i mirë,
nga Dritëro Agolli.
Sa qe gjallë s’hoqi,
dorë nga Devolli.
Unë para Agollit,
sa një kokërr grurë.
Domosdo, Dusharin,
nuk e harroj kurrë!
Nuk hiqem si trim,
për një gjë s’kam frik.
Të them jam fshatar,
s’druhem as një çik..
———————————–
Studenti i Dhjetës.?
Studente për kokën tate.
Një notë dhjet një thes patate.
Po pate para,akoma më mirë.
Është bërë jeta e vështirë.!
Ky është pedagog Mavrija,
Nga ca si ky vuan Shoqëria.
——————————————
Sondazh.
Ky sondazhi i mallkuar,
Kësaj here ka gabuar!
Sorkadhja me shumë pik,
Seç ju bënë cop e çik.
ky qënka si punë spiuni,
fitimtar doli Majmuni!
——————————————
Emra Modernë.
Burrë e grua mish e thua.
Për njëçikëz u thartua!
Për t’i vënë emrin djalit.
Fiu, shqelmat si të kalit.
Përputhu t’u bëftë Nëna.
Të bekoftë Dielli e Hëna!
Kërceu baba patriarkali:
E di unë çfar ’emër do djali.
Bigbrado ore biri babait.
Mos dëgjo po*** e mamit!
Foli dhe gjitonia Pranverë:
Këta emra mbajnë një “erë”.
Ç’është kjo punë ore aman?
Kemi emra, Burim,Ilir,Alban!
———————————–
Dhunë,dhunë,dhunë.
Ky derrkuci goxha plak.
Dhunën e ka mu në gjak.
Dhe në vrimë ku rri mbyllur,
Dhunë do ky derëmbytur.,!
S’tu nda shpirti nga dhuna,
Të daltë shpirti nga suma!
Klithi Sorkadhja lartë te mali.
Fjala ime një ditë do të dali.


Leave a Reply