Poezi që nuk arriti dot në një aktivitet letrar. Përfitoj t’i shpreh stafit organizues urime për mbarvajtjen dhe pjesmarrësve suksese!
NUK E DI
Nuk e di,
a jam gëzuar ndonjëherë,
që me botën të bëhem njësh!
Sa kur shoh një luleborë,
të them: çfarë më duhet më!?
Nuk e di,
a jam gëzuar ndonjëherë,
kur yjet në mesnatë,
kam mundur mbi qepalla t’i ul,
dhe si dashuritë e mia
të më futen në shtrat.
Nuk e di,
a jam gëzuar ndonjëherë,
kur vetmia zemrën ma ka ligështuar.
Ndaj trokit me puthje që dera të hapet,
se puthja do të të presë, siç ajo di.
Nuk e di,
a jam gëzuar mbrëmjeve aq shumë,
kur me ankth kam pritur,
atë cicërim telefoni,
të të sjellë tek unë!
Nuk e di,
a jam gëzuar ndonjëherë,
kur jeta më rroku
në brofin e saj të magjepsur,
atje ku gjithcka imja u shndërrua në frymë.
N.B
Tiranë, 6 Nentor 2024
Burimi/Facebook
Leave a Reply