Ekziston një qënie shtazore që nuk e keni parë kurrë dhe as mos mendoni se do të keni fatin ta shikoni ndonjëherë. Ajo quhet Tartigrade ose ariu i detit. Kjo qenie e afërt me këmbënyjtuarit dhe krimbat është nga 0.1 mm deri në 0.5 mm.
Ajo është qenia më e habitshme në botë, sepse mund të jetojë nga 4000 m në thellësitë e deteve e deri në lartësinë 6000 m të Himalajeve.
Një tartigradë u reziston rrezeve të forta ultraviolete dhe atyre X, mund t’i rezistojë temperaturës – 200 grade Celsius për 24 muaj, mund t’i rezistojë një trysnie 1200 herë më të madhe se trysnia e zakonshme e ajrit, por edhe një mjedisi me 100% alkool, me dyioksid karboni dhe dyoksid sulfuri të hidrogjenit.
Tartigradët janë provuar në fluturimet kozmike dhe kanë dhënë rezultate të shkëlqyera për të duruar në boshllëkun e hapësirës.
Nese një ditë do të ndodhte ndonjë katastrofë e tmerreshme dhe do të zhdukte shumë nga qeniet e sotme të gjalla, me siguri tartigradët do të mbijetonin.
Ende mbeten shumë sekrete të panjohura kësaj gjallese, veçanërisht mekanizmat që kanë të bëjnë me jetëgjatësinë.
PS: Shkeputur nga botimi ne pergatitje e siper per faktet e pabesueshme por te verteta te botes se gjalle shtazore.
Burimi/Facebook


Leave a Reply