PJESA E GJASHTË E REAGIMIT
NDAJ LIBRIT “DOSJA AMERIKANE PËR SHQIPËRINË KOMUNISTE”
Kronologjia e “NDIHMAVE” prej bandave 12-mijëshe kriminele
për “NDËRTIMIN” e komunizmit në Shqipëri gjatë periudhës 1944–1953
Nga Dilaver Goxhaj
Mbështetur në studimin e akademikut Irakli Koçollari: “Operacionet Sekrete-Shqipëria nën Luftën e Ftohtë” , Tiranë, 2022, i cili ka hulumtuar arkivat e sekrete të deklasifikuara të CIA-s Amerikane, të Zulimit Britanik dhe atij Jugosllav, Grek e Italian; njëkohësisht bazuar edhe te “Dosja sekrete e UDB-së jugosllave për emigracionin politik shqiptar 1944-1953” (”Albanska emigracia u zapadnim zemljama sadërzhi 355 strana), Beograd, Dhjeror 1953. “Tepër rezervat.”, Botues “Koha Print”, Prishtinë & Tiranë, 2004, si dhe në Arkivat e MPB dhe të AQU, na rezulton se, lufta e atyre bandave, e cila ishte “Një luftë e çuditshme, e dyshimtë, si një makth tronditës, krejt ndryshe nga ato luftra që kishte parë njerëzimi gjer atëherë, e cila ishte pa zhurma shurdhuese lufte, një lloj lufte që shëtiste në rrugët e paqes, një lloj lufte e veshur me frak, një lloj paqeje në “xhepat” e së cilës fshihej lufta, një paqe e trembur, e traumatizuar, e sterosur, veçse, pas emrit të frikshëm “luftë” ajo kishte marrë një cilësor nga prapa: “e ftohtë”. Pra, ishte pagëzuar me emrin: “Lufta e Ftohtë”!, si dhe “Perde e Hekurt”! (I.Koçollari “Operacionet Sekrete…”, v.1,f.31-32).
Sipas Tajmsit të Londrës, shprehjen “perde e hekurt” e hodhi për herë të parë fon Kresigku, ministri i financave të Hitlerit, dhe pastaj e përdori Gëbelsi në propagandën e tij, disa vjet më parë se ta përdorte Winston Çurçill, më 5 mars 1946, në SHBA, në fjalimin që mbajti në Westminster Kolegj i Fulltonit, Misuri, qyteti ku kishte lindur Presidenti Truman, i cili gjendej atje ku u mbajt fjalimi, kur Çurçilli bëri thirrje për një kryqëzatë ndërkombëtare kundër Komunizmit”.(Albert Kahn “Tradhëtia e Lartë”,Tiranë ,1956, f.253-254)
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria “komuniste” nuk u thirr as në Konferencën e Londrës, për dëmshpërblimet nga Italia fashiste, dhe as në atë të Parisit, për dëmshpërblimet nga Gjermania naziste. Edhe në bisedimet për hartimin e Traktatit të Paqes me Italinë, Shqipëria nuk u ftua të merrte pjesë. Në të gjitha këto mbledhje ndërkombëtare, ajo duhej të zinte vendin që i takonte, të fituar me gjak, aq më shumë që ajo ishte i vetmi vend në Evropën Lindorë që ishte çliruar me forcat e veta. (Bashkpuntor i vjetër shkencor Rakip Beqaj ”Triumfi popullor në Shqipëri dhe veprimtaria antipopulore e armiqve tanë në vitet e para të pasçlirimit”,Tiranë, 1973, f.32)
“Tanimë është pranuar publikisht se këto kurthe, plane sekrete dhe desantimet e agjentëve, që u planifikuan dhe u drejtuan nga CIA, MI-6 dhe e realizuar në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete greke, jugosllave e italiane, u emërtuan “Bgfiend” (Djalli) dhe “Valuable” (i Vlefshmi), është pranuar gjithashtu se këto operacione, që vazhduan afërsisht për gati 10 vite mbi tokën shqiptare…. DËSHTUAN!” (“Operacione Sekrete..”, v.1, f.42-43)
Dhe gjithkush çuditet se sa të ulët janë treguar këta shqiptarë drejtues të emigracionit politik kolaboracionist si dhe shqiptarët agjentë në shërbim të shteteve perëndimore kundër vendit të tyre! Mos vallë, ndoshta do të bënim gabim sikur ta përçmonim këtë tradhëti të përsëritur të tyre? E shtrojmë këtë pyetje për faktin se, kjo metodë konsistonte në përdorimin e të mërguarve ish-kolaboracionistë dhe spiunë gjatë okupimit nazi-fashist, sepse ata, duke qenë se e kishin humbur çdo mjet jetese, s’ju mbetej tjetër veçse të vazhdonin t’u shërbenin patronëve të tyre shqiptarë e të huaj. Sa të poshtër janë treguiar?! – do të shprehen lexuesit. Por aq sa të poshtër që u treguan këta shqiptarët agjentë, aq të poshtër ishin edhe patronët e tyre. Dhe të gjitha këto fakte vërtetojnë vetëm një gjë, të cilën ne kurdoherë e kemi ditur dhe kurrë nuk duhet ta harrojmë: Tradhëtarët gjejnë agjentë vetëm në radhët e tradhëtarëve.
Dhjetor 1944
Në mëngjesin e 29 Nëntorit 1944, nën goditjen e forcave partizane që luftonin me heroizëm për çlirimin e qytetit të fundit të atdheut tonë, Shkodrën, nga pushtuesit e huaj e tradhëtarët e vendit, rreth 900 vetë (që deri atë ditë kishin luftuar kundër partizanëve), siç u vendos në mbledhje, me në krye kryetarin e regjencës tradhëtare, Lef Nosin, me Llesh dhe Gjon Mark Gjonin, u tëroqën të shpartalluar në malet e Qarkut të Shkodrës, ku, sipas tyre, do të vijonin luftën derisa anglo-amerikanët të zbarkonin trupat e tyre në Shqipëri. (Rakip Beqaj “Veprimtaria armiqësore e klerit katolik shqiptar”, Tiranë 1973, f.87; AMPB, fondi Nr.1501, f.54)
Më 7 Dhjetor 1944 rreth 1.500-2.000 reaksionarë të tjrrë, nën komandën e Halil Alisë dhe Mark Gjon Markaj, u drejtuan në Krasniqe për të sulmuar forcat partizane të Malësisë së Gjakovës. Në luftimet e zhvilluara prej tyre gjatë 7 e 8 Dhjetorit reaksionarët lanë 53 të vrarë, 19 të plagosur, 15 robër, ndërsa nga pala partizane u vranë 8 luftëtarë. (AQU, 1944, Korprmata III, kutia I, d.3, f.32; Demir Dyrmishi “Lufta për likuidimin e bandave kriminale…”, Tiranë,1990, f.34)
Në 10 Dhjetor 1944, krimineli i Luftës, Llesh Marashi, ish komandanti i xhandarmërisë së Shkodrës, organizoi një mbledhje në Kastrat me bajraktarët dhe parinë e Hotit, Kastratit, Berzhetës, Shkrelit, Dedajve dhe Zagorës, për të organizuar luftën kundër pushtetit popullor dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në atë mbledhje u vendos që, pasi të ishin bërë përgatitjet, të sulmohej Kopliku e Shkodra nga tri drejtime: nga veriu, nga jug-perëndimi e juglindja; si dhe të organizonin dezertime nga Ushria Nacionalçlirimtare. (Arkivi i MPB, 1945,d.213, “a”, f.87)
Vetëm në muajin Dhjetor 1944 u asgjësuan nga forcat partizane 908 kriminelë luftë të arratisur në male gjatë operacioneve në Dukagjin, në Lezhë, na Malësinë e Gjakovës, në Pukë e gjetkë.(Demir Dyrmishi “Lufta për likuidimin e bandave kriminale dhe organizatave tradhëtare në Shqipëri(1944-1948)”, Tiranë, 1990, f.54, si dhe “Në shërbim të popullit”, 1976, nr.3, f.14)
Më pas filloi ndjekja e organizuar posaçërisht kundër grupeve të armatosura të ish-kolaboracionistëve dhe kriminelëve të luftës të arratisur e të strehuar në zona të thella malore si: zona e Shalës, Mirditës, Shoshit, Pultit, Nikaj Mërtur etj. Forcat kryesore të Republikës së Shqipërisë që u angazhuan më tej për ndjekjen dhe asgjësimin e këtyre grupeve kriminale përbënin njësinë e posaçme të armatosur. të quajtur “Forcat e Ndjekjes”.
Viti 1945
Ndoshta nuk gabojmë të themi se lufta kundër këtyre bandave ka filluar më 15 janar 1945, kur Batalioni i parë i Br.1 Sulmuese Partizane u urdhërua që të nisej në drejtim të Kelmendit kundër bandës të bajraktarëve Preng Cali e Llesh Marashi që kishin grumbulluar rreth 300-400 burra të armatosur, të cilët, në lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, do të sulmonin e do të merrnin Shkodrën me Koplikun. Batalioni ra në pritën e tyre te ura e Tamarës, ku u vranë 37 luftëtarë dhe u plagosën 34 të tjerë brenda një kohe 3-4 ditore, një humbje që Br1S nuk e kishte pësuar gjat tërë luftës së saj partizane! Kjo fitore e reaksionin nuk ishte rrjedhojë e forcës dhe e zotësisë së tyre. Ajo ishte më tepër pasojë e mospasjes së infinformacionit dhe e pakujdesisë së Shtabit të Korparmatës III. Lufta kundër këtyre bandave përfundoi me asgjësimin e plot të tyre më 4 Mars 1945. (Historiku i Br.1S, Tiranë, 1971, f.565-575)
Më 20 Janar 1945 i pari kryengritës që filloi goditjen kundër Shkodrës, nga ura e Baçallëkut, ishte Hasan Isufi, i cili mundi të mobilizonte armiq të pushtetit popullor në Lezhë, por edhe fshatarë të thjeshtë, duke u thënë se “kjo qeveri është vetëm e toskëve, neve s’kemi gjë në dorë”. (AMPB, 1945, d.9 “a”, f.3, 144. Procesverbali i Halil Alisë)
Më 23 janar 1945, rreth 5 kompani partiane u ndeshën me forcat kriminale tek Ura e Rjollit. Bandat kriminale lanë mjaft të vrarë, dhe disa të tjerë u kapën rob. Kopliku, pasi qëndroi në duar të kriminelëve vetëm disa orë, u muar përsëri nga forcat partizane.(Demir Dyrmishi, po aty, f.30).
Më 23 Janar 1945, majori anglez Nil, pranë misionit anglez në Tiranë, pas goditjës që morën reaksionarët në Koplik, i jep klerit katolik në Shkodër udhëzimin: “…të organizoheni ju këtu në Shkodër, së bashku me të arratisurit, dhe të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie, dhe të pushtoni Shkodrën… Një shkak i tillë do të na jepte ne të drejtën në opinionin ndërkombëtar për të ndërhyrë menjëherë në Shqipëri” (AMPB,1945,Fondi 604 dhe Demir Dyrmishi, po aty, f.32)
Më 22 janar 1945 Muharrem Bajraktari i dërgonte letër kriminelit të Malësisë së Madhe, Llesh Marashit, ku, ndër të tjera, shkruantë: “Është nevojë e domosdoshme të rregulloni ndërlidhjen me zotin Pash Bibën me anën e të cilit kemi njoftue me hollësoi ditën e fillimit të veprimeve kryengritëse të krahinave Lumë, Pukë, Dibër, Mat, Mirditë, Tropojë dhe Dukagjin. Prandaj dhe zotnia juaj të jeni të pregatitun për veprime të kordinueme në drejtim të Shkodrës.” (AMPB, 1945, Fondi 865, f.168)
Në fund të Janarit 1945 u bë takimi i dytë dhe i fundit midis monsinjor Thaçit dhe majorit anglez Nil. Në këtë takim majori Nil nuk ishtë më përfaqësues i anglezëve pranë krerëve të reaksionit në Shqipërinë e Veriut; tani ai mbante një titull tjetër: ishte oficer i misionit aleat anglez në Tiranë. Pra, në këto kushte dhe me këtë titull që mbante, takimin me krerët e klerit e kishte të justifikuar, kështu që takimi qe legal dhe nuk u bë natën e fshehtas. Ky takim ishte organizuar me kërkesën e majorit Nil, nëpërmjet famulltarit të Tiranës, dom Anton Dukagjinit. Midis të tjerave, majori Nil nënvizoi: “Që të fitohet kundër qeverisë së Enver Hoxhës duhet të organizoheni ju këtu në Shkodër, së bashku me të arratisurit…Pra, zbarkimi i trupave tona varet shumë nga ju. Ju duhet të jepni shkakun, së paku disa orë të luftoni, dhe pastaj flota jonë, që ja tek është, në ujrat tuaja, menjëherë hedh spirancën në Shëngjin.” (Rakip Beqaj, vepër e cituar, f.91-93; AMPB, fondi 604, f.87)
Në muajt Shkurt-Mars 1945 u zgjerua misioni ushtarak anglez, dhe në krye të tij erdhi gjenerali Hoxhson (Hodgson), kurse në muajin Maj 1945 një mision civil amerikan me në krye J.F. Jakobs dhe nënkryetar Harri M.Fullc, i cili, pasi konstatoi shumë shpejt mbështetjen mbarë popullore ndaj qeverisë demokratike të kryesuar prej Enver Hoxhës, në muajin Maj 1945 i shkruante qendrës së tij në Uashington.: “Është e vështirë të punosh këtu, pasi edhe fëmijët po organizohen dhe po raportojnë në Mbrojtjen e Popullit.” (I. Koçollari, vepër e cituar, v.1,f.120). E megjithatë, këto misione u aktivizuan në mënyrë të veçantë gjatë vjeshtës 1945, në kuadër të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, për Asamblenë Kushjtetuese. (Demir Dyrmishi vepër e cituar, Titanë 1990, f.15,17)
Më 17 Shkurt 1945 u formua dhe veproi organizata klerikale ilegale “Bashkimi – Shqiptar”, në Shkodër, me kryetar Patër Gjon Shllaku, ish agjent i vjetër i italianëve, një ndër ideologët reaksionarë të klerit katolik shqiptar, për të organizuar e përgatitur “kundërrevolucionin me armë kundër pushtetit popullor. Kështu, njëri nga krerët e kësaj organizate, Xhovani Fausti, shkoi në legatën Franceze në Tiranë për të marrë udhëzime. Kolegu i tij. Danjelo Dajani organizoi për këtë qëllim, më 17 Shkurt 1945, në kuvendin e jezuitëve një mbledhje me seminaristët më besnikë, duke i udhëzuar: “Jemi përpara një rreziku të madh, sidomos, ne kleri, qysh sa morën fuqinë komunistët, prandaj duhet të bëjmë diçka. Për këtë kemi ndihmën e anglo-amerikanëve, me të cilët jemi marë vesh me ndihmën e misionit frances në Tiranë.” Kryetar u zgjodhën fashisti Italian Xhovani Fausti dhe Danjelo Dajani, dhe Sekretar u zgjodh Mark Çuni. [..] Në Maj 1945 krerët e “Bashkimit – Shqiptar” krijuan njësitin terrorist “Dora e Zezë”, në krye të cilit u vu krimineli profesionist Qerim Sadiku, një nga njerëzit më besnikë të Kolë Bib Mirakës. (Demir Dyrmishi, vepër e cituar,f.114-118, si dhe “Në shërbim të populli”, 1973, nr.9, f.18,19. AMPB, 1946, fondi 782,f.5, fondi nr.783, f.69; AMPB, 1946,d.100 “a”, Procesverbali i M.Çunit, f.5)
Në muajin Prill 1945 u formua organizata “Bashkimi demokratik”, me mbeturina të Ballit Kombëtar dhe “Legalitetit”: ish oficera të regjimit të Zogut, nëpunës, tregëtarë e pronarë tokash, të cilët vendosën lidhje me të gjithë krerët e të arratisurve që qarkullonin në atë kohë në malet e qarkut të Shkodrës, siç ishin: Mark Gjon Marku në Mirditë, Pashuk e Pal Bibë Mirakaj në Pukë, Nikë Sokoli e Lulash Gjeloshi në Dukagjin, Llesh Marashi në Koplik, Hasan Isufi, Jup Kazazi, Dedë Shabani e Xhelal Hadrolli në periferit e Shkodrës, me ish gjeneralin nazist Dedë Cokun në Lezhë etj, për përmbysjen e pushtetit popullor. Më pas nisën të formohen në Tiranë edhe: grupi “Social-demokrat”, “Grupi i rezistencës” dhe “Grupi monarkist”. Krerët e këtyre grupeve nga fundi i Qershorit 1945 arritën të krijonin një të ashtuquajtur “Komiteti inicitor”, i cili do të drejtonte e do të koordinonte veprimtarinë ilegale terroriste të këtyre grupeve tradhëtare. Në krye të këtij “Komiteti” qëndronin tre kryetarët e grupeve tradhëtare: Sami Qeribashi, Qenan Dibra dhe Musine Kokalari. (AMPB, 1946, d.179 “a”. Gjykata e Lartë ushtarake, f.158, Procesverbal i Sami Qeribashit. AMPB, fondi Nr.782, f.172-173. R.Beqaj, vepër e cituar, f.55)
Në maj 1945, së bashku me J.F.Jakobs dhe Fullcin, erdhi edhe një grup oficerash të tjerë
amerikanë, me në krye majorin e zbulimit amerikan me origjinë shqiptare, Thoma Stefanin, etj., të cilët më vonë u demaskuan plotësisht se merreshin me aktivitete subversivë kundër Shqipërisë, për përmbysjen e pushtetit popullor. (Rakip Beqaj “Veprimtaria armiqësorë e klerit katolik shqiptar”, Tiranë, 1973, f.36)
Më 27 Gusht 1945 qendra e zbulimit anglez në Kozerta udhëzonte misionet e tyre në Tiranë, duke u shkruar: “Qëllimi kryesor i juaj është mbajtja e relaconeve miqësore me Frontin Nacionalçlirimtar shqiptar dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare, tue mos deçidue për njohjen e qeverisë së tashme.” (Demir Dyrmishi, vepër e cituar, f.17, si dhe “Në shërbim të popullit”, 1974.nr.11,f.5).
Më 29 Gusht të vitit 1945 u shpall ligji i Reformës Agrare. Në bazë të këtij ligji, shpronësoheshin e u ndaheshin fshatarëve pa tokë ose me pak tokë, çifligjet dhe pronat e mëdha private e të institucioneve fetare. Reforma parashikonte që çdo familje fshatare të përfitonte 5 hektarë tokë. Për të penguar zbatimin e saj, çifligarët, të arratisurit kriminelë, kleri reaksionar, “sidomos kleri katolik, përdorën të gjitha mjetet duke propaganduar me të madhe, duke shpallur se toka është e shenjtë, ajo i përket zotit, kush e prek atë, dënohet nga zoti”. (AMPB, fondi nr.5743, f. 89)
Në vitin 1945, rreth 500 Ballistë ishin mbledhur në kampin Rexho Emilia në Romë për të mbajtur një konferencë për të përcaktuar rrugët e rrëzimit të qeverisës së Tiranës. Drejtuesit kryesorë të këtij emigracioni kuisling anti-shqiptar ishin Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Zef Pali, Koço Muka, Vasil Andoni, Lec Kurti, Xhemil Meçe, Tahir Kolgjini, Ago Agaj, Rasim Babamoeto, Vehip Runa, të cilët u takuan me Shefqet Vërlacin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Eqerem bej Libohovën, Gjon Markagjonin etj., dhe, sipas këtyre dokumentave të deklasifikuara, rezulton se ishin vënë nën drejtimin e specialistëve të zbulimit britanik dhe ai amerikan, shumica e të cilëve kishin bërë pjesë në misionet e tyra pranë SHP të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare në vitet 1943-1944.
Aty nga mesi i muajit Maj 1945, amerikanët kishin dërguar në Shqipëri një mision civil, ndërsa në muajin Qershor të atij viti anglezët kishi dërguar një personel të po kësaj natyre, me mision: “Të grumbulloni në një organizatë të vetme të gjithë kundërshtarët e regjimit të ri, që të zgjeronin rradhët me elementë të pakënaqur dhe kundërshtarë të atij regjimi, pasi, Shqipëria duhej të kthehej në një bazë të rëndësishme strategjike për Amerikën…” (shih:.I.Koç., po aty, f.117; si dhe “Historia e Armës të Sigurimit të Shtetit, Tiranë, 1980,v.2, f.105-106)
Në muajin Korrik 1945, në shtëpinë e Shaban Ballës, në Tiranë, ku mori pjesë edhe kryetari i misionit britanik në Shqipëri, koloneli Hodgson, u porositën përfaqësuesit e grupeve antiqeveritare të mbaledhura në atë takim, “që të bashkoheshin edhe me grupe të tjera, atë të Matk Gjon Markut dhe të Muharrem Bajraktarit, të cilët vepronin kundër qeverisë në arrati, brenda territoreve të vendit.[..] Kështu do të krijoheshin turbullira të brendshme, të cilat do t’u jepnin shkas anglo-amerikanëve të ndërhynin ushtarakisht në emër të vendosjes së rendit dhe qetësisë, të bënin pushtimin e Shqipërisë, si në Greqi.” (I.Koçollari “Operacionet…”, f.118-119, 121, marrë prej AMPB, “Dosja e Shaban Ballës dhe fondi i organizatës “Bshkimi demokratik”, f.163)
Në Nëntor 1945, në mbledhjen e bërë në Tiranë, po në shtëpinë e Shaban Ballës, me pjesmarrjen e 20 grupeve, si Sami Qeribashi, Ali Koraja, Telat Drini, Musine Kokalari, Qenan Dibra, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani etj.,ishin të pranishëm edhe dy oficerë misionarë anglezë, Smith dhe Pinegdon, dhe nën përkthimin e Shaban Ballës, Smith u tha: “Ndihma jonë është efikase si me armë, ashtu edhe me mjete të tjera, për të përmbysur këtë qeveri.” Vendimet e marra në këtë mbledhje ishin që të sabotoheshin zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe të atentohej Myslim Peza, dhe kjo vrasje të paraqitej si e bërë nga komunistët. Për këtë akt qenë përgatitur edhe traktet që do të hidheshin ditën e kryerjes së vrasjes më përmbajtjen: “Edhe një nacionalist që kishin në qeveri e vranë.” (AMPB, Fondi i Organizatës “Bashkimi Demokratik”, f.202)
Vetëm në qarkun e Shkodrës, në fund të vitit 1945 u vranë nga forcat e ndjekjes rreth 70 vetë dhe po aq u plagosën. Ndërsa nga grupet kriminale të luftës u kapën 142 vetë, u vetëdorëzuan 200 vetë, u kapën 5.255 armë të ndryshme (pushkë, mitraloza dhe revolverë), 8 mitralozë të rëndë, 1 mortajë dhe rreth 30.000 fishekë. Të gjithë këta diversantë ishin ish-anëtarë të forcave të karabinierisë, të kuesturës, kuislingë, të gënjyer prej forrmacioneve poitike antikombëtare e që u rekrutuan përsëri në Emigracion, bashkpuntorë me pushtuesin kundër shtetit shqiptar që porsa kishte fituar lirinë dhe pavarësinë.
Nga fundi Tetorit 1945, në Pukë u organizua një mbledhje me krerët e bandave kriminale të arratisur të Pukës, Dukagjinit, Lezhës, Mirditës, Lumës e të Peshkopisë, nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit, ku u vendos që: të kryheshin sa më shumë aksione në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945. Për këtë të bashkpunohej me organizatat tradhëtare të klerit katolik reaksionar të Shkodrës “Bashkimi-Shqiptar” dhe “Demkristiane”. (R.Beqaj ”Veprimtaria armiqësore e klerit katolik në Shqipëri 1941-1971, Tiranë, 1973, f.129)
Vetëm në periudhën Maj – Dhjetor 1945 u kapën ose u dorëzuan 1094 kriminelë lufte. (Demir Dyrmishi, po aty, marrë prej AQU, 1946, kutia: Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, f.6 )
Reaksioni i brendshëm, në luftën e tij për të sabotuar ekonominë e pushtetit popullor, bëri përpjekje për të shkaktuar një uri të përgjithshme në mbarë vendin. Ai u përpoq të sabotonte Ligjin e 14 janarit 1945, mbi sekuestrimin e pasurive private, me teorinë se gjoja pronarët i kishin shitur aksionet para Çlirimit, dhe filluan të shkëmbenin floririn me kartmonedhën shqiptare që ndodhej me shumicë në duart e spekulatorëve, duke shkaktuar kështu një çregullim dhe ngritjen e çmimeve në tregun shqiptar, duke falsifikuar vulën e sursharzhimit të karmonedhës shqiptare, duke e zhvleftësuar këtë në mënyrë artificiale, që të sabotonin produktet ushqimore e të ngrenin herë-pas-here çmimet. Sipas pasqyrave del se prej Marsit deri në Prill të vitit 1945 çmimi i grurit ishte ngritur nga 6,40 fr, në 8 fr. për kg; i misrit nga 3,85 fr, në 5,20 fr; i fasules nga 9 në 11 fr.; i mishit nga 18 në 25 fr për kg, kurse çmimi i artikujve të veshmbathjeve vetëm brenda një jave ishte ngritur 30-35 %. (D. Dyrmishi, vepër e cituar, f.166-167, si dhe AQSH, 1945, Fondi i Ministrisë së Ekonomisë, dosja 151, f.2 dhe dosja 252, f.70; gazeta “Bashkimi”, 28 prill dhe 20 maj 1945)
Ja se si e satirizonte këtë përpjekje të reaksionit të brendshëm revista “HOSTENI” qysh në numërin e parë të saj, më 22 Gusht 1945, me poezinë satirike të emërtuar “Ankimet e tregëtarëve”, autor Kristaq Cepa:
“Ç’,më duhet mua Shqipëria, / Bashkë me të demokracia, / E qetësija e lirija! / Kur s’është e lirë tregëtija, / Që të shesë pas qejfit njerëzija. / Sot me një çmim, nesër një tjetër? / Kujtoj me mall kohën e vjetër! / Ç’më duhet mua në s’ka gjermanë, / e s’ka kuislinga e italianë, / Kur puna ime vete bosh / dhe nuk fitoj para me kosh? / sikur fitonja dhe më parë, / kur kisha mbushur dëng qilarë, / dhe kisha mgritur ca pallate / dhe kisha bërë mjaft iratë? / Tatim fitim: një poshtërsi! / Malli me çmim! Një badërdi ! / Ja dhe m’e madhja marrëzi! / Të më ndalojnë të blej flori?! / Pastaj më thonë: ka liri!” (Biblioteka e Hostenit “Kallinj pa bukë”– Antologji I, Tiranë, 1955, f.50)
VITI 1946
Në intervistën e dhënë gazetarit italian Enzo Biaxhit, në Qershor të vitit 2001, ish-inspektori i Shërbimit të Inteligjencës Britanike (Mi-6), David Cornuell, për misione dhe veprimtaritë e këtij shërbimi kundëer vendeve të Evropës Lindore, deklaronte: “Emërimi im në Vjenë më 1945, ishte eksperienca ime e parë në terren. Mendoj se në atë kohë kam qenë dëshmitar i dy fakteve të rëndësishme. Së pari, Kampet e Refugjatëve, të mundurit e luftës të ardhur nga e gjithë Evropa. Më pas, një fakt u qartësua hapur, ishte kalimi ynë dhe i njerëzve me të cilët ne punonim, nga veprimtaria anti-naziste në atë anti-komuniste, të cilat zunë fill që prej fundit të vitit 1945.” (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.1, f. 242)
Në vitin 1946 në kampin e “Santo Feros’ në Itali gjendeshin 351 shqiptarë të arratisur, ku përmenden: Tahir Kolgjini, Mit’hat Frashëri, Selim Daci, Ago Agaj, Hasan Dosti, Sadik e Agim Shaska, Bajazit Boletini, Eqrem Peshkëpia, Et’hem Cako, Safet Protopapa, Shaqir Preza, Rrok Nallbani, etj
Në fillim të vitit 1946, kriminelët e luftës, për të vënë në jetë planin e “Bashkimit demokratik”, vranë përgjegjësin e rinisë antifashiste të Prefekturës së Krujës, vranë Komandantin e Komandës së Vendit të Iballës në Pukë, përgjegjësin e arsimit të Shpatit – Elbasan, Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të nënprefekturës së Kurveleshit dhe shumë pjestarë e simpatizantë të tjerë të LANÇ-it etj. (gazeta “Bashkimi”, 18 qershor 1946)
Në Shkurt të vitit 1946, meqenëse dështoi orvajtja për sabotimin e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese, krijohet organizata “Grupi i deputetëve”, në shtëpinë e Kol Kuqalit, ku morri pjesë edhe kryetari i misionit amerikan, gjenerali Jakobson, duke u folur të pranishmëve për domosdoshmërinë e goditjes së pushtetit popullor, tha: “Në Shqipëri duhet të përgatitet një kryengritje që të japë shkak për një ndërhyrje direkte të ushtrisë anglo-amerikane me pretekst se në Shqipëri është gjendja e turbullt”. (D. Dyrmishi, vepër e cituar, f.142-143, si dhe Th. Bare ”Provokacione, komplote, dështime”, Tiranë 1966, f.31)
Në fillim të vitit 1946, inxhinjeri Abdyl Sharra u njoftua nga Ministria e Punëve Botore se së shpejti do të nisej për në Maliq si drejtor i kantjerit për tharrjen e kënetës. Ai, porsa mori njoftimin u takua me Harri Fullcin. Për ta bërë “sa më të ndjeshme dhe më të sigurtë luftën për rrëzimin e pushtetit, – i tha Fultzi agjentit Abdyl Sharra, që kryesonte grupin e agjentëve të misionit amerikan, të krijuar në sektorin e Maliqit, – është e nevojshme që të zhvillohet një luftë ekonomike, duke sabotuar çdo ndërmarrje të pushtetit, në mënyrë që të dëmtojmë sa më shumë ekonominë, të pengojmë rimëkëmbjen e vendit, në mënyrë që Qeveria Demokratike të diskreditohet dhe të humbasë besimin e madh që ka në popull”…(Rakip Beqaj, vepër e cituar, f.38; AMPB, 1946, fondi nr.372,f.38, d. 206 “a”,f.43, Gjykata e Lartë ushtarake. Proceverbali i A.Sharrës)
Në fillim të vitit 1946 është dërguar një grup prej 12 vetësh nga territori grek, nga Korfuzi, Musa Kraja. Ky kishte marrë udhëzime nga Hasan Dosti që të takohej me Izet Vrazhdon, i cili qëndronte në arrati në malet e Kurveleshit e të Vlorës, për të vrarë Shefqet Peçin, Bexhet Memën dhe disa të tjerë. Por kur shkoi Musa Kruja, Izet Vrazhdua ishte në alarm, i ishte vrarë edhe Lahe Nurua dhe së bashku u kthyen në Greqi, prandaj dhe e anulluan dërgimin e grupit prej 12 vetësh.
Në fillim të viit 1946, Drejtoria e Mbrojtje së Popullit u zevendësua nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, duke qenë shtrukturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në vitin 1946, me urdhër të M.P. Brendshme, i kërkohej popullsisë të dorëzonte armët që kishin nëpër shtëpi, pasi qe vënë re se për diversantët kjo ishte një rrethanë favorizuese për akte ekstreme, vrasje etj. Brenda 50 ditëve u dorëzuan 36.030 pushkë, 233.926 fishekë,11.339 revolverë, 501 automatikë,, 161 mitralozë të rëndë dhe 3.034 bomba dore. Në një thirrje të dytë gjatë vitit 1948, strukturat e policisë zbuluan dhe mblodhën1.968 pushkë, 1.254 revolverë, 11 mitralozë, 4 mortaja, 444 bomba dore dhe rreth 197.958 fishekë. (“Në shërbim të popullit”, 1966, nr.3)
Në korrik 1946 në operacionin kundër bandave të Pashuk Bibës dhe Nik Sokolit, Forcat e Ndjekjes dhe të Sigurimit pësuan humbje të ndjeshme: 8 drejtues kryesorë të operacioneve dhe shumë të tjerë u plagosën..
Në Gusht të vitit 1946 krerët e organizatës “Grupi i Deputëtëve” arritën në përfundimin se reaksioni i brendshëm ndodhej në prag të kryengritjes për marrjen e pushtetit, dhe vendosën njëzëri edhe një herë që kryengritja të shpërthente në Shkodër, dhe si datë e shpërthimit të sulmit mbi Shkodër caktuan 15 shtatorin, datë kjo që iu njoftua edhe klerit katolik reaksionar i Shkodrës, por e filluan 6 ditë para afatit… Në mbrëmjen e 8 shtatorit 1946 iu afruan Shkodrës 450 kriminelë luftte, dhë në mëngjesin e 9 shtatorit sulmuan Shkodrën. U ndeshën me forcat e Mbrojtjes së Popullit duke lënë 33 të vrarë, 208 robër. (AMPB, 1946, d.228 “a”, f.161, si dhe R. Beqaj, vepër e cituar, f.150; “Bashkimi”, 13 nëntor 1946)
Në muajin Nëntor 1946, në përpjkeje me bandit e Hamit Matjanit, i cili fshihej në pyjet e Gjoçajt të Peqiit, u vranë 7 vetë nga forcat e ndjekjes e të Sigurimit dhe 7 të tjerë u plagosën.
Pas çlirimit dhe deri në fund të vitit 1946, sipas statistikës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ishin larguar së bashku me trupat pushtuese drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e gjetkë, një kontigjent prej 1.500 vetë
.Megjithatë, gjatë vitit 1946, reaksioni kishte ende forca të armatosuar kriminale, sepse për të zevendësuar humbjet krerët e bandave kishin rekrutuar elementë të rinj të goditur nga reformat, të pakënaqër, që ishin bërë armiq. Kështu që gjat vitit 1946, në luftë me bandat dhanë jetën mbi 100 pjestarë të forcave të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit (Demir Dyrmishi, po aty, f.74)
Viti 1947
Më 4 Tetor 1947, Qeveria Angleze, duke iu përgjigjur me arrogancë kërkesës zyrtare të Qeverisë Shqiptare për dorëzimin e kriminelëve të luftës, i mohoi asaj të drejtën të kërkojë dorëzimin e kriminelëve të luftës, duke mos e konsideruar Shqipërinë si vend aleat dhe duke u “habitur” që qeveria shqiptare e ngre kaq vonë këtë çështje, kur ky problem ishte ngritur qysh më 23 Korrik 1945.(Demir Dyrmishji, po aty, f.66-67)
Në Nëtor 1947 Mit’hat Frashëri i dërgon letër ambasadës amerikane në Romë me kërkesën që të pengohej me çdo kusht ekstradimi i emigrantëve të arratisur në Shqipëri, por të strehoheshin në Anmerikë. Ndër ta rendiste Mustafa Krujën, Xhafer Devën, Kol Bib Mirakën e shumë të tjerë.
Në Dhjetor 1947, organiizimi administrative që ishte në bazë qarqësh, u shkri dhe u krijua në bazë rrethesh dhe mbi këtë bazë u krijuan Seksionet e Mbrojtjes së Popullit.
VITI 1948
Nuk dimë saktësisht se për ç’arsye italianët, që kishin hartuar operacione sekrete ndaj Shqipërisë, papritur u kishin parashtruar përfaqësuesve të Shërbimit Sekret Amerikan dëshirën dhe nevojën për bashkëpunim me ta! Është e trishtë të mendosh. (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.2, f. 35)
Viti 1948 ishte karakterizuar nga zhvillime të vrullshme dhe të rëndësishme politike, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, ku Greqia ishte angazhuar në një luftë të përgjakshme civile prej gati 3 vjetësh, ndërsa Jugosllavia ishte përjashtuar nga Informbyroja. Në këto rrethana Shqipëria ishte izoliuar tërësisht gjegrafikisht nga aleatët e saj politikë lindorë. Në këto kushte, rrethanat imponuan që në Dhjetor 1948 të ndërmerreshin riorganizime institucionale dhe strukturore edhe në Ministrinë e Brendshme, që deri atëhere ishte nën drejtimin e Koçi Xoxes, (gati 4 vjet, Tetor 1944-1948). U shkrinë Seksionet e Sigurimit të Shtetit, duke u bërë më të decentralizuara, dhe u emërtuan “Degët e Punëve të Brendshme”., me katër Seksione: a)- i luftës kundër krimit politik; b)- i luftës kundër veprimtarisë në fushën ekonomike; c) -i survejimit fizik të autorëve të dyshuar; dhe ai ç)- i luftës kundër bandave diversioniste.
Që në fillim të vitit 1948 britanikët, kishin rektutuar 6 emigrantë të arratisur shqiptarë për të qenë “kapo”, pra drejtues të grupeve agjenturore që do dërgoheshin me mision spiunazhi në Shqipëri.
Në Prill të vitit 1948 banda kriminale e Preng Dodë Gjinit kapi në befasi dhe ekzekutuan heroinat e Mirditës, Marta e Prenda Tarazhi. Marta Tarazhin e vranë ngaqë, si përgjegjëse e rinisë në fshat, anëtare e Byrosë së Komitetit të Rinisë së rrethit, dhe si anëtare e Këshillit Popullor të fshatit, ishte bërë agjitatore për të gjithë të rinjtë e të rejat e Mirditës. (“Heronj të heshtur”, vëll.III, Tiranë 1976, f.28)
Në mesin e vitt 1948, bashkpunëtorët dhe kriminelë që ishin sjellë në Amerikë, si pjesë e një operacini të maskuar, të hartuar nga departamenti i shtetit, i njohur me emrin “Bloodstone”, dhe në fund të atij viti filloi t’i përdorte këta njerëz për nevojat e ngritjes së rezitencës antiqeveritare në Shqipëri.
Prej mesit të vitit 1948, UDB-ja përmes Ambasadës Jugosllave në Tiranë kish ngritur një organizatë klandestine të shtrirë në Tiranë, Pogradec dhe Kukës prej 24 anëtarësh, për nxitjen e arratisjeve. Pjestarë të kësaj rezidenture, më 7 Nëntor 1948 i vunë zjarrin “Selisë së Miqësisë me BS”, bënë përpjekje për të korruptuar rojet e burgut, për të mundësuar arratisjen e Koçi Xoxes etj. Drejtuesi i kësaj veprimtarie ishte diplomati jugosllav, zbuluesi Savo Bozhidaroviç dhe kolegë të tij.
Në fund të vitit 1948 dhe fillimi i vitit 1949, u bë e qartë se kundërshtarët e jashtëm dhe Qendrat e tyre të Zbulimit punonin intensivisht të përmbysnin regjimin dhe Qeverinë Shqitare, duke u bërë e qartë se ajo veprimtari organizohej nga emigracioni reaksionar shqiptar dhe prej mbeturinave të reaksionit të brendshëm. Numuri i përgjithshem i emigracionit politik shqiptar kishte shifrën 5.521 vetë, pa llogaritur gratë dhe fëmijët e tyre. Nga këta, 1.403 ishin arratisur në vitin 1945, ndërsa 4.018 arratisur nga viti 1945 deri në vitin 1951. Ata qenë shpërndarë në 22 shtete: Në Greqi – 2.310 vetë, prej tyre rreth 500 ishin refugjatë politkë, në Jugosllavi -1.373, në Itali 1.500 refugjatë dhe prej tyre 550 refugjatë politike, prej të cilëve 351 në Rexhio Emilia; në Amerikë 660 vetë, në Egjypt 50 refugjatë politikë; në Turqi 300 refugjatë politikë.
Në vitin 1948, sipas statistikës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nga 1.203 kriminelë, që rreshtoheshin në bandat e armatosura brenda vëndit, pas prishjes me Jugosllavië, u arratisën në Jugollavi 699 kriminelë, pa llogaritur ata që u vranë, u kapën apo u dorzuan. Në këto rrethana, në fund të vitit 1948, nëpër malet shqiptare kishin mbetur ende 294 kriminelë.
Shërbimi Sekret Britanik Mi-6 në vitin 1948 pat vlerësuar me interes riatdhesimin në Shqipëri të emigrantëve të arratisur, 312 vetë deri në vitin 1950, një pjesë e të cilëve ishin dërguar me misione sekrete. Në muajin Korrik 1949 Shërbimi Britanik pat dërguar në rrugë sekrete, në territorin e Shqipëtrisë së Jugut, përmes Greqisë, gjashtë grupe agjentësh shqiptarë, të rekrutuar nga radhët e ballistave.Të gjitha këto grupe u arrit të zbuloheshin.
Nga 27 Korrik 1948 dhe më 11 Janar 1949, jugosllavët kanë zhvilluar 46 provokcione tokësore, detare dhe ajrore ndaj vendit tonë. (Komunikatë e MPB, datë 13 janar 1949).
Menjëherë pas dënimit të P.K. Jugosllave nga Inform Byroja Koministe në qershorin e vitit 1948 dhe pas Komunikatës të KQ të PKSH, të 1 Korrikut 1948, që mbështeste vendimin e Inform Byrosë, Jugosllavia e Titos, nën drejtimin e zbuluesve të saj, që punonin të maskuar me funksione diplomatike pranë legatës jugosllave në Tiranë, filluan diversion dhe terror të hapët. Kështu, në Gusht të atij viti, agjenti i UDB-së, Hom Lloçi, dogji sharrat e Pukës-Kryezi, i cili në deponimin e tij pranon: “Mbasi dogja sharrat e Pukës-Kryezi më thirri në zyrën e tij në Jugosllavi togeri i UDB-së Vllado Popoviç, më lavdëroi për këtë akt dhe më shpërbleu me 75 mijë Lekë”. Ndërsa Ramadan Tasimi vrau sekretarin e lokalitetit të Kuksit, Shaban Sabri Bodën; krimineli tjetër Ahmet Nika vrau rreshterin trim Ndue Markun; babai i Nik Rudajt vrau togerin e ushtrisë sonë Malo Baba, dogji shkollën e Morinës si dhe preu linjën telefonike Tropojë-Shishtavec. Ndërsa në javën e parë të Tetorit 1948, grupi terrorist i Zhapokikës në Tepelenë, me kryetar Sulo Zaimin, që drejtohej nga funksionari i Legatës Jugosllave, Janko Hovliçeku, mori planin që me anëtarët e këtij grupi që shtrihej në tri fshatra (Zhapokikë, Luftinjë dhe Kamçisht) të shpërthenin një revoltë kundër pushtetit popullor, të cilën e realizuan javën e parë të tetorit 1948.(Rakip Beqaj, vepër e cituar, f.205-206; si dhe AMPB, fondi 1702, f.120)
Më 30 Dhjteor 1948, Shërbimet sekrete Britanike kishin vendosur që të ndërmerrnin hapa konkrete për operacione të organiazuara agjenturore në Shqipëri, të emërtuar “Valuable”. (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.1, f. 425)
Gjer në fund të vitit 1948 Forcat e Ndjekjes kishin mundur të asgjësonin 228 diversantë, dhe ishin dorëzuar 199 të tjerë.
VITI 1949
Shkëputjet radikale të lidhjeve të shumëfishta dhe të rrezikshme të Shqipërisë me Jugosllavinë në fund të vitit 1948, e kishin vënë Shqipërinë në një situatë kritike politike, gjeografike, ekonomike dhe ushtarake, në raport jo vetëm me sllavët e jugut, por edhe me dy fuqitë e tjera historike të saj, Greqinë dhe Italinë.
Në fillimin e vitit 1949, kur shërbimet secrete të huaja filluan të dërgonin grupet e para të spiunazhit, strukturat e kundërzbulimit shqiptar, së bashku me Divizionin e Mbrojtjes ishin përballur me shumë grupe e ish-bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit. Disa prej tyre ishin vrarë apo kapur të gjallë, të tjerë kishin mundur të largoheshin paq. (I. Koçollari “Operacionet secrete”, vëll.2, f. 75)
Në fillim të vitit 1949, me marrien në dorë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme nga Mehmet Shehu, Sigurimi i Shtetit organizoi dhe aplikoi një formë të re pune, të panjohur më pare. Kriijohet Organizata “Fronti i Rezistencës Shqiptare”. “Frymëzuesi i kurajos dhe i shkëndijës së talentit genetik professional ishte Kadri Hazbiu” – thekson I.Koçollari. – “Kjo organizatë në të vërtetë ishte një grup oficerash të Sigurimit, që ishin maskuar nën një tjetër qëndrim politik. Ky grup, i shpallur si kundërshtarë të regjimit, do të identifikohej prej të gjithve kundërshtarëve politikë, kudo nëpër Shqipëri, si “Fronti i Rezistencës”, ndërsa në një rreth të ngushtë të drejtorisë së Sigurimit, do të njihej me emrin “Grupi Special”. “Qëllimi” i kësaj organizate do të ishte “ANTIKOMUNISTE”, sikundër ishin shpallur prej drejtuesve të “Frontit”, gjoja “bashkimi i gjithë nacionalistëve dhe patriotëve të maleve në një front të përbashkët për të arritur fitore dhe rrëzuar qeverinë e Hoxhës.[..] Këta qenë Qytetarë të Sakrificës që Atdheu i kishte pagëzuar me emrin BOHEMË TË LIRISË”, (I.Koçollari. v.2, fq.111). Ata ishin Oficerat: Asim Aliko, Hekuran Pobrati, Ilo Stojku, Haxhi Shurdhi, Mark Dodani, dhe Nënoficerat Qamil Dane, Qemal Xhaferraj, Refat Aliu, Hamit Bylyshi, Luto Beqiri dhe Shaqo Karaj. Kriminelë të kapur dhe të vënë në mënyrë serktrete në shërbim të Sigurimit: Xhafer Mema, Dalip Kurti, Beqir Aliu, Nue Gjergji, Ramë Habili dhe Faik Mulleti.
Në drejtim dhe në mbështetje të të gjithë veprimtarisë së “Frontit të Rezistencës” qëndronte Rexhep Kolli dhe zv.Ministri Kadri Hazbiu, të cilët i raportonin hap pas hapi Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, dhe ky Enver Hoxhës. “Fronti i Rezistencës Shqiptare” pati një veprimtari katër vjeçare, i cili gjatë kësaj periudhe asgjësoi të gjithë pjestarët e grupit të agjentëve britanikë Mi-6, ndërsa njëri prej tyre u kap i gjallë.
Në fillim të vitit 1949 ishte krijuar “Sektori i Kriminalistikës”, i cili filloi të kryente ekspertiza shkencore daktiloskopike (gjetja e autorëve përmes gjurmëve të gishtave), dhe balistike (përmes gjetjes së armëve) si dhe ekspertiza grafike.
Në 3 Maj 1949, në një dokument të Shërbimit Sekret Amerikan, të titulluar “Operacione Spiunazhi kundër Shqipërisë nga Italia dhe Greqia”, zbulohet pikërisht ndërmarrja e parë e spiunazhit, që Shërbimi sekret i Marinës Italiane përgatiste dhe i iniconte në drejtim të Shqipërisë. (I. Koçollari “Operacionet sekrete”, vëll.2, f. 41)
Më 26 Gusht 1949 u formua në Paris Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, nën drejtimin e zbuluesve amerikanë dhe anglezë Henderson dhe Stivenson. Lajmin e dha kryetari i tij, Mi’hat Frashëri nga Radio Londra, më 6 shtator 1949. Komiteti përbëhej me përfaqësues pothuajse nga të gjithë formacionet politie shqiptare në emigracion të pasluftës, “…të radhitur afërsisht në tre grupe: një grup është Zogist që përfaqëson regjimin diktatorial të paraluftës. I dyti konsiston në elemenët pro-fashistë të cilët bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët gjatë viteve 1939-1944. I treti, Balli Kombëetar, i cili luftoi kundër komunistëve, megjithatë pa sukses.”, sikundër thuhet në memorandumin sekret të datës 27 Prill 1949, i Departamentit të Shtetit, prej z.McKison dhe z. Campbell, dërguar Hasan Dostit dhe Stavro Skëndit në përgjigje të kërkesës së tyre për “ndihmën amerikane për një Komitet Kombëtar Shqiptar në mërgim”. Ky komitet famëkeq mori përsipër t’u shërbente zbulimeve të huaja kundër Republikës së Shqipërisë. Qendra e tij do të vendosej në Nju Jork, i kryesiuar prej Mit’hat Frashërit, dhe – pas vdekjes së tij nën drejtimin e Hasan Dostit e Ali Këlcyrës, i cili e ndau Ballin Kombëtar në të “majt e në të “djathtë”. (shih Hasan Dosti “Një jetë për çështjen shqiptare”,Tiranë, 2008, f.141-147; gazeta “Flamuri”, Romë, nr.1, kallnuer 1950; si dhe I.Koçollari, “Operacionet…”, v.1, f.200).
Në vitin 1949 në të gjithë Shqipërinë, numëri total i gjithë punonjësve të Sigurimit të Shtetit shkonte në 665 vetë oficerë sigurimi, me shkollë një vjeçare. Në vitin 1952 në radhët e punonjësve të Sigurimit të Shtetit erdhën edhe 200 vetë, të cilët kishin studjuar në B.S. Po në vitin 1952 për herë të parë u hap shkolla e Shërbimit Informativ Shqiptar.
Në fund të vitit 1949, rreth 297 vetë prej emigracionit kolaboracionist u përzgjodhën nga amerikanët dhe u dëguan në Gjermani në të ashtuquajturin “Kampi 4.000”.
Në vitin 1949 numuri i grupeve të banditizmit politik brenda Shqipërisë arriti në 1.500, në përbërje të të cilëve kishte 1.370 persona, 10 banda, të shpërndarë në të gjitha krahinat e vendit, prej të cilave u vranë një numër aktivistësh të pushtetit, si në Mirditë, Lushnjë, Krujë etj. Shërbimi jugosllav pati 234 agjentë, ndërsa ai Grek 294 vetë, të cilët ishin organizuar në 56 grupe të futur nga toka.
Fundi i vitit 1948 dhe fillimi i vitit 1949 jugosllavët filluan të gjenin rrugë të fshehta, me një tërbim të papërmbajtur për një operacion të gjerë spiunazhi kunder Shqipërisë. Sipas shifrave të Sigurimit të Shtetit, numëri i tyre është shumë më i madh se numëri i tërë agjentëve që infiltruan kundër Shqipërisë gjatë vitit 1949. Vetëm për periudhën 1949 gjer në vitin 1953, shërbimi jugosllav dërgoi gati 1.000 diversantë, pa folur për ata që u dërguan gjatë viteve në vazhdim. Nga ky numër, 109 diversantë u vranë nga forcat e ndjekjes, 56 u kapën të gjallë dhe 73 u vetëdorzuan.
Në fillim të muajit janar 1949 bandat e të arratisurve kishin 296 vetë, 163 prej tyre organizuar në 32 grupe (me nga 3-4-5 vetë); 133 ishin prej atyre që vepronin individualisht. Përbërja e tyre ishte kjo: kriminelë lufte–63 vetë; kundërshtarë të pushtetit popullor–137 vetë; dezertorë -35 vetë; kriminelë ordinerë – 61 vetë. Nga fundi i vitit 1949 kishin mbetur 159 vetë.
Në 15 Shkurt 1949, grupi i Alush Leshanjakut dhe i Nue Pjetër Gjonmarkaj, nga Mirdita, nisur me avjon nga Italia, u hodhën me parashutë në sektorin e Mirditës. Grupet nuk arritën të bashkohen, dhe u nisën në drejtime të ndryshme. Alush Leshanjaku u nis në drejtim të Elbasanit, ndërsa Nue Gjonmarkaj qëndroi në Mirditë. Grupi i Alush Lershanjakut që shkoi në terrenin e Elbasanit qëndroi disa muaj dhe qëndrimi i mëtejshëm u bë i pamundur, prandaj në Gusht 1949 kaluan në Greqi dhe prej andej në Itali. (Dosja, fq.431-435)
Këta në Mirditë pas disa ditësh janë takuar me 5 kryengritës mirditorë: Prenk Gjon Gjonin, Bib Marka Bibën, Prenk Zef Gjergji, Nue Nikoll Prenku si dhe me një tjetër dhe, së bashku shkuan në Pershqesh. I diktuan fshatarët dhe i bllokuan. Në luftime u plagos një bandit, të tjerët u larguan, duke zhvilluar veprimtari të bujshme në terrenin e Pukës e të Mirditës, duke qëndruar një kohë të gjatë, duke u liodhur edhe me një numër të madh fshatarësh. Përshtypje të madhe bënte në popull sidomos pajisja e tyre me flori! Ndonse nuk kishin udhëzime të përcaktuara mbi zhvillin e aksioneve, ata vetë, duke parë disponimin e popullit të Mirëditës, në muajin Gusht vranë Bardhok Bibën. Grupi ishte përgatitur nga OSP amerikan, në bashkpunim me shërbimin Sekret Italian i Marinës. “Ky është rasti i parë i vrasjeve të kryera nga agjentët e CIA-s, ai i Gushtit 1949, – shkruan akademiku Irakli Koçollari, – kur një grup agjentësh të CIA-s, nën emërtimin ”Plani Fontana”, i futur ilegalisht në terrenin shqiptar”.(shih (I.Koçollari ”Operacione sekrete”, 2022, vëll.2, f.241).
Pas kësaj vrasjeje, parashutistët askush s’donte më t’i pranonte në Mirditë. Si rrjedhojë, më 17 Gusht 1949, grupi vendosi të kalonte në Jugosllavi, duke marrë me vete 44 kryengritës nga Mirdita dhe Puka.
Më 1 Mars 1949 strukturave të CIA-s u ishte raportuar nga QEVA (Organizata e Refugjatëve Shqiptarë dhe Grekë të larguar nga Shqipëria). Kjo organizatë, me drejtues Stefanos Venakides dhe Nikolla Pango, u kishin bërë të njohur njerëzve të shërbimit sekret amerikan se në Shqipëri kishin një numër total prej 18 agjentësh pranë qyteteve Gjirokastër, Leskovik, Përmet, Vlorë, Korçë dhe Himarë, si dhe dispononin edhe 15 korjerë agjentrësh, të cilët vepronin me misione agjeturotre, duke kaluar ilegalisht kufirin. Një listë prej 27 agjentësh dhe korjerësh të QEVA-s, që banonin në qytetet dhe fshatrat jugore të Shqipërisë, u ishte dhënë profesionistëve të CIA-s për t’i përdorur për interest e saj, ndërkohë që 5 prej tyre ishin trajnuar si radistë. Raportohet se kjo organizatë në atë kohë kishte një anëtarësi aktive prej 5.000 vetësh brenda në Greqi dhe 2.300 vetë në Shqipëri. Më poshte jepen emrat dhe vendbanimet e agjentëve në Shqipërinë e Jugut: Nokovë, Mingul, Dhoksat, Qestorat, Lazërat, Labovë e Kryqit, Përmet, Vllahopsilloterë, Leskovik, Himarë, Piqeras Menkulas, Nikolicë. (I.Koçollari “Operacionet Sekrete…”, v.1, f.169-170)
Shtypi grek vitet e fundit ka shkruar: “Burimet bëjnë të ditur së në operacionet kundër Shqipërisë u vranë rreth 200 agjentë të dërguar nga CIA dhe rreth 100 nga pala shqiptare. Shërbimi Sekret Grek, deri në fillim të vitit 1949, në kampet e IRO-s ka patur 500 refugjatë politikë shqiptarë, në radhët e të cilëve bënin pjesë ish-kuislingë, funksionarë të qeverive nën pushtim. Aty, rreth muajve mars-prill 1949, rreth 300 prej tyre ishin larguar në Itali, ndërsa 200 të tjerë kishin mbetur në Greqi. Shërbimi sekret grek bën të ditur se, duke filluar prej muajit Shkurt 1949, disa shërbime sekrete të huaja të vendeve perëndimore kishin filluar rekrutimin e agjentëve shqiptarë të kampit Llavrio, të cilët gjendeshin në Bari, dhe se grupet e para të agjentëve, të dërguar përmes detit, qenë zbuluar nga Enver Hoxha dhe se shumë prej tyre qenë arrestuar.
Në fillim të vitit 1949 shtabi drejtues i QEVA-s (një shoqatë pro-greke, që kryesohej nga Vangjel Qirko, e cila pretendonte çlirimin e Vorio Epirtit nga Shqipëria dhe bashkimin e saj me Greqinë), dhe në bashkëpunim me amerikanët, ishin bërë gati të infiltronin në Shqipëri përmes tokës 15 agjentë, si dhe kishin biseduar për ngritjen e një baze në Janinë për përgatitjen e operacioneve kundër Shqipërisë.
Më 29 mars 1949 u arrestuan 29 pjestarë të zbuluesit jugosllava Savo Bozhidaroviç dhe një pjesë u arrestuan në muajin Gusht 1949.
Në një dokument të CIA-s, të datës 3 Maj 1949, që mban emërtesën “Operacione spiunazhi kundër Shqipërisë nga Italia dhe Greqia”, bëhet me dije pikërisht për operacione klandestine, të organizuara dhe përgatitur me kujdes nga këto shërbime kundfër Shqipërisë. Është i pari plan i këtij lloji i hartuar nga CIA.
Pse vallë Shqipëria? Sepse Shqipëria konsiderohej shteti më i dobët dhe më pak armiqësor ndaj Perëndimit.
Më 15 Qershor 1949, një grup profesionistësh të CIA-s kishin paraqitur një plan të hollësishëm, të emërtuar “Plan for Albania”, dhe e kishin miratuar atë. Plani do të mbante emërtin “BGFIEND” (Djalli). Ai plan është 94 faqe dhe është i ndarë në kapituj e sythe sipas çështjeve që trajton.[..]. Duke e shtjelluar edhe më tej analizën e tij, Plani nënvizon: “Si e tillë Shqipëria, si një shtet kombëtar “i pavarur”, është më shumë një krijesë artificiale e politikave të Fuqive të Mëdha, se sa një shprehje e dëshirave nacionale apo fuqive (përpjekjeve) të këtij populli. Shqiëria, me fjalë të tjera, është një entitet i ngritur nga faktorë esencialisht negativë, të interesave të secilës prej Fuqive në rajon, për të mos lejuar Fuqinë tjetër për të kontrolluar atë. Pra, Shqipëria nuk lindi prej faktorëve pozitivë të fuqisë së brendshme të saj, ndaj dhe si e tillë edhe gjatë periudhës së “indipendencës” formale, Shqipëria, në një mënyrë apo në një tjetër, ka qenë e kontrolluar nga njëra apo nga tjetra Fuqi. Përveç të tjerave, ky vend zotëron pasuri pyjore dhe burime nëntokësore të konsiderueshme si naftë, hekur, krom, bakër, qymir guri, të cilat asnjëherë nuk janë shfrytëzuar në mënyrë efektive”. Dhe vetëm në këtë periudhë, nga mesi i vitit 1949, Sigurimi i Shtetit Shqiptar filloi aplikimin e futjes (infiltrimin) të bashkëpunëtorëve të vetë në radhët e bandave diversioniste dhe atyre sekrete. (OBOPUS BG, Vol.1 “Plani Albania”, datë 15 qershor1949,\Seria B, f.2 & I.Koçollari “Operacione…”, v.1, f.183,195)
Në Shtatorin e vitit 1949, referuar Komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në f. 273 të iventarit “t/I”, mësohet se gjatë Provokacioneve të Gushtit 1949 forcat greke lanë në tokën shqiptare 300 të vrarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Nga pala jonë mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë dhe u plgosën 127 të tjerë. Provokacionet e Gushtit 1949 ishin në kohën kur kishin filluar operacionet e planifikuara agjenturore “Bgfiend” dhe “Valuable”, të agjensisë amerikane të inteligjencës dhe asaj britanike, dhe bashkë me to edhe grekët dhe italianët.
Më 16 Korrik 1949, ditën që hartohej dhe miratohej Plani “Valuable”, MI-6 britanike bënte me dije se po atë ditë ky shërbim kishte dërguar në territorin e Shqipërisë së Jugut, gjashtë grupe agjendtësh shqiptarë, të rekrutuar nga radhët e ballistëve, “prej të cilëve, – thekson Plani – në rastin më të mire, ne presim 3 apo 4 të kthehen nga misioni me rezultate konstruktive. Dhe… vetëm mbas kësaj ne do të jemi në gjendje të hyjmë në fazën e dytë, e cila do të konsistoi në infiltrime të tjera, të rritjes së furnizimeve për akte sabotashi si dhe drejtimin e sulmeve guerile”. Përfaqësuesit e Mi-6 dhe të OPC, ishin takuar në Amerika. Ky takim do t’u shërbente palëve për të diskutuar dhe gjetur istrumente të përshtatshme maskimi për operacionet ndaj Shqipërisë.(I.Koçollari:“Operacionet sekrete”,vëll.1,f.231,436; BIGFIEND OPERATIONS, Vol.13-0048)
Më 8 Korrik 1949 kishte desantuar përmes ajrit në Kurvelesh, mes fshatit Golëm dhe Progonat, grupi i Et’hem Çakos vet i katërt. Çobani plak, Myrto Kurra, e njohu Et’hem Çakon, i cili njoftoi Postën e Policisë në Progonat. Tre prej bandës u kapën të gjallë, ndërsa një u vra nga forcat e ndjekjes.
Në Tetor të vitit 1949 hyjnë në Shqipëri agjentët e parë të shërbimit britanik. Grupi përbëhej nga 9 agjentë shqiptarë, të shoqëruar nga dy drejtues britanikë, të nisur me barkë nga Korfuzi dhe ankoruan në brigjet e Karaborunit. Pas 48 orësh mbrijnë në malin mbi Tragjas. Grupi ishte ndarë në 2 pjesë. Grupi prej 5 vetësh drejtohej nga Bido Kuka, ndërsa grupi tjetër prej 4 vetësh kishte në përbërje kushërinjtë e Hysen dhe Sami Lepenicës, ku të tre kushërinjtë kishin rënë në pritë pranë fshatit Dukat dhe ishin vrarë, i katërti u kap i gjallë nga forcat e ndjekjes. Ndërsa grupi nën komandën e Bido Kuka u kthye menjëherë në Greqi më 29 tetor 1949
Deri në fund të muajit Tetor 1949 Sherbimi Britanik kishte infiltruar në territorin e Shqipërisë 6 grupe agjentësh me nga 5 veta secili (30 agjentë). Në fillim të muajit Nëntor 1949 britanikët u gjendën përpara faktit, se vetëm tre nga gjashtë grupet e agjentëve të dërguar nga Shërbimi sekret Anglez ishin kthyer nga misionet e tyre agjenturore në Shqipëri.
Në muajin Nëntor 1949, diversanti i kapur, Osman Daka, agjent grek i kapur nga Sigurimi Shtetit, deponon se ata ishin një grup i madh prej 18 vetësh për të hyrë në Shqipëri në rrugën e Dardhës, përmes vendit të quajtur Llofkë, në të cilin bënin pjesë Hysen Xhemali, dhe Hysen Guberi nga Lushnja, Dilaver Haxholli nga Arza, Ramadan Kasa nga Dëshnica. Këtë grup e kishte mbledhur kapiteni grek, Andon Gjata
Gjatë vitit 1949, referuar arkivave të Sigurimit të Shtetit, bëjnë me dije se shërbimet sekrete greke kanë dërguar në Shqipëri me misione të ndryshme 87 agjentë të BKI-së, por pjesa më e madhe e tyre ishin kapur nga forcat shqiptare të ndjekjes.
Në mesin e vitit 1949, dy anëtarë të ambasadës Amerikane në Romë i kishin kërkuar funksionarëve të MJ Italiane lirimin nga burgu të Abas Ermenjit si dhe, si dhe leje për anëtarët e “Komitetit Shqiptar”, për të hyrë në Itali. (OBOPUS BGFIEND-VOL13-0003; I.Koçollari, vëll.2, f.51)
Në shtatorin e vitit 1949, përmes kufirit nga Greqia, si rrallë herë u fut në Shqipëri një grup prej 14 vetash me destinacion Gjirokastrën dhe Kurveleshin, duke u ndarë në tre grupe. Në krye të këtij grupi ishte Izet Vrazhdua, ndërsa një grup tjrtër i drejtuar nga Manxhar Hoxha prej Kolonje. Grupi i tij, pas tri ditësh, u konfrontua me forcat e ndjekjes dhe u vra vet i tretë; ndërsa grupi i Mustafa Koroçka u dorëzua porsa forcat e ndjekjes u bënë thirrje të dorëzoheshin. Ndërsa grupi i Izeta Vrazhdos vazhdoi të qarkullonte me mision spiunazhi në Labëri, Mallakastër e Vlorë derisa ra në përpjekje në fillim të tetorit 1949, iu vra i gjithë grupi, 7 veta, ndërsa vetë mundi të delte nga rrethimi dhe u kthye në Greqi. (AMPB, viti 1949, Dosja nr.2204-A/8, f.2-8)
Gjatë vitit 1949, si rrjedhojë e pasigurisë të krijuar prej bandave dhe propagandës së tyre, por dhe përmes hedhjes nga ajri të miliona fletushka propagandistike kundër Qeverise Demokratike, u arratisën në Jugosllavi 164 vetë, në Greqi 56 vetë, dhe në Itali 6 vetë.
Vetëm gjatë vitit 1949, kontigjenti i diversantëve të ardhur ilegalisht nga Jugosllavia kishte kryer 136 akte terroriste, kishte vrarë 12 anëtarë partie, 6 bashkëpuntorë të Shërbimit Sekret dhe Policisë, 20 qytetarë të pafajshëm dhe plagosur 15 të tjerë, djegur 6 objekte social-ekonomike, kishin kryer 19 grabitje, ishte djegur një Postë Policie, isHin organizuar dy prita dhe kryer dy goditje në rrugë automobilistike ndaj kolonave shtetërore për furnizim të popullsisë me ushqime, si dhe 6 tentativa për vrasje, kishin shpërndarë 115 herë materialE propagandistike; ndërsa grupet e ardhur nga Greqia kishin shpërndarë 10 herë më shumë materiale propagandistike.
Në fund të vitit 1949 në territorin e Shqipërisë kishin mbetur 139 kriminelë të arratisur maleve. Nga ky numër, 68 vetë qenë organizuar në 14 banda, ndërsa 71 vepronin individualisht. Të gjithë këta vepronin në rrethet Mirditë, Shkodër, Pukë, Burrel, Krujë, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnjë, Pogradec, Berat, Gramsh. Po gjatë këtij viti ishin kapur gjallë 4 kryetarë bandash, dhe ishin vetëdorëzuar 4 të tjerë; u detyruan të kalonin kufirin për në Jugosllavi 12 kryetarë bandash, dikush me krejt bandën, mes tyre N.B. V.Gj., M.B., N.L., M.D., D.K., C.E., L.L., T.H., N.S., M.T., H.H. Nga këta të arratisur vetëm një përqindje fare e vogël ishin kriminelë ordinierë, pjesa tjetër kriminelë luftë dhe kundërshtarë të pushtetit popullor.
Më 24 Dhjetor 1949, në Shalën e Dogjanit, mes Surroit dhe Larit (në Kukës), ishin hedhur me parashutëa 9 diversantë, të cilët ishin ndarë në dy grupe, njëri grup ishte i Kol Çunit me 4 vetë, dhe grupi tjetër i Gjon Mark Ndoit me 5 vetë, të dërguar nga zbulimi Italian. Në datën 10 shkurt 1950 ishte dorëzuar te forcat e Sigurimit Nikoll Mark Nika, i cili njoftoi se gjatë muajit shkurt prisnin desantimin e një grupi tjetër. Dhe vërtet, më 25 shkurt 1950 avjonë të paidentifikuar desantuan një grup agjentësh, të kryesuar nga Alush Leshanjaku, i cili, nën një konspiracion të plotë kishte mbritur në zonën e Elbasanit, me bazë në fshatin Godolesh. Goditja dhe asgjësimi i grupit të Alush Leshanjakut, përgatitur dhe drejtuar nga zbulimi Italian dhe amerikan, ishte nja nga operacionet më të suksesshme të “Grupit Special”.
Në vitin 1949, forcat e sigurisë dhe të policisë, kanë vrarë 37 agjentë të dërguar nga zbulimet e huaja,, kapën 155 banditë politikë dhe ordinerë, dhe detyruan 153 të tjerë të dorëzohen vetë.
Në Dhjetor 1949 u hodh me parashutë në rajonin Përlat-Mirditë grupi i Ali Rizës, i përzgjedhur nga Xhafer Deva, ku bënin pjesë edhe Beqir Bajgora, Destan Berisha, Ahmet Kabashi, Shaqir Kabashi dhe Hajredin Vuçiterna.
Më 29 Dhjetor 1949 u hodh pranë vendit të quajtur Qafë Kashmiri, rajoni Pukës, Grupi i Kolë Çunit me Pashk Letaj, Zef Luka, Bardhosh Gjeta, Mirash Marku, Gjon Gjinaj, Nikollë Nika, Pjetër Gjoci, Nue Prisku duke pasur me vete nga 500 monedha ari secili.
VIJON –
VIJON PJESA E GJASHTË E REAGIMIT
NDAJ LIBRIT “DOSJA AMERIKANE PËR SHQIPËRINË KOMUNISTE”
Kronologjia e “NDIHMAVE” prej bandave 12-mijëshe kriminele
për “NDËRTIMIN” e komunizmit në Shqipëri gjatë periudhës 1944–1953
Nga Dilaver Goxhaj
VITI 1950
Në pranverën e ngrohtë të vitit 1950 do të fillonte një tjetër mësymje agjentësh dhe grupesh, më intensivë, më sfiduese nga çka kiishte ndodhur përgajtë vitit 1949. Do të kishte një mobilizim më masiv, infiltrime, zbarkime, desantime, përplasje të përgjakshme, kurthe, fitore e dështime.
Në vitin 1950 CIA kishte konsoliduar strukturat që merreshin me operacionet e planifikuara “BGFIEND”. Operacionet klandestine ishin nje kapitull i ri, ndryshe nga format tradicionale dhe klishetë. Amerikanët do të shkonin përtej kësaj tradite. Ata do te aplikonin për herë të parë operacione që do të synonin rrëzimin e një qeverie legjitime të dalë fitimtare nga Lufta Çlirimtare, dhe zëvensdësimin e saj me një qeveri pro-perëndimore.[..] Më 11 Janar 1950, amerikanët kishin dërguar grupe të tjera agjentësh në tokën shqiptare, të përbërë secili me nga 16 vetë. Infiltrimi ishte kryer nga Greqia. Ndërsa një grup tjetër prej 30 vetësh ishte desantuar nga ajri me avjon amerikan. Gjatë vitit 1950 u hodhën 145 desantë. Po në këtë periudhë amerikanët dhe britanikët kishin marrë nga kampi i Santa Ferros tre grupe ballistësh prej 22 vetësh dhe dy grupe nga Blloku Indipendent, 12 vetë, të përgatitur nga Ismail Vërlaci. (Irakli Koçollari, Operacionet sekrete”, Vëll.2, f.209 – 211)
Nga fundi i vitit 1949 dhe fillimi i vitit 1950, Sigurimi kishte evidentuar 93 qendra apo baza agjenturore në Itali, Gjermani, Greqi, Turqi, Amerikë, Jugosllavi, Angli etj. [..]. Grupe agjentësh të armatosur nga Jugosllavia kishin penetruar në zonën e Elbasanit. Ndërsa brenda rrethit të Pukas vepronte një grup prej 13 diversantësh, të cilët ishin prej kontigjentit të rreth 500 të arratisurve në Jugosllavi gjatë vitit 1949. Këta kishin për detyrë të propagandonin se Koçi Xoxe ishte një hero i vërtetë dhe të flitej me urrejtje kundër Enver Hoxhës.
Në fillim të vitit 1950, kontigjenti i të arratisurve, që qarkullonin ilegalisht brenda vendit, ishte reduktuar në 139 vetë. Nga këta, 70 prej tyre ishin rreshtuar në 14 banda të armatosura dhe që kishin qenë kriminelë lufte të arratisur pas çlirimit dhe qenë kthyer me misione; 48 të tjerë arratisur pas çlirimit dhe ishin kthyer dhe vepronin në ilegalitet e që udhëhiqeshin nga ish-kriminelë të luftës, dhe këta kryen 24 vrasje me karakter politik, plagosur 15 të tjerë, vranë 4 anëtarë partie në fshatin Zhulat, vranë 11 vetë nga radhët e policisë, grabitën 27 pushtetarë, dogjën 3 shtëpi, kryen 3 aksione kundër linjave telefonike dhe në 11 raste shpërndanë materiale propagandistikë… dhe po këtë vita ta arritën që të nxisnin në Tropojë disa arratisje, mes tyre edhe oficerin e sigurimit, kolonel Ademi me disa të tjerë. (AMPB, dosja nr.34: “Raporti vjetor mbi gjendjen e brendshme”.
Në Janar 1950 zbarkoi me barkë në fshatin Divjakë të rrethit Lushnjës Grupi i Shefqet Braçellarit (me Shahin Dushkun, Mustafa Begjuri dhe Seit Bylikbashi). Pas 7-8 ditësh mbritën në fshatin Dushar të Korçës, duke u strehuar te Sulejman Abazi në Dushar. Sigurimi shqiptar ra në gjurmë dhe i futi në grackën e 18 fshatrëve të armatosur në maj 1950, ku Braçellari mundi të ikte dhe u arratis në Jugosllavi.
Në një analizë të datës 8 Shkurt 1950 profesionistët amerikanë vlerësuan se “Objektivi i vërtetë i Projektit “, i aprovuar qysh në Maj 1949, kishte pasur si qëllim final realizimin e një “grusht-shteti” për BGFIEND”, për përmbysjen e qeverisë së Hoxhës. Duke iu referuar punës së bërë deri në 6 Dhjetor 1949, konstatuan se shërbimi sekret britanik realizoi me sukses futjen e 6 grupeve agjenturore të armatosura në Shqipërinë Jugore, disa prej të cilëve u kapën dhe vetëm një pjesë mundën të kteheshin, ndërsa OPC nuk mundi të rekrutonte kandidatë për t’i stërvitur në Bazën e Maltës.
Në fillim të muajit Shkurt 1950, amerikanët dhe britanikët kishi marrë nga kampi i Santa Ferros 3 grupe ballistësh dhe 2 grupe të Bllokut Indipendent. Grupi i Ballit përbëhej prej 22 vetësh, mes të cilëve qe Ali Tërbova, Xhetan Daci, Osman Daka. Grupi i Indipebndentëve ishte prej 10-12 vetësh, të përgatitur nga italianët dhe Ismail Vërlaci.(AMPB. Dosja hetimore e Iliaz Toptani e Selim Daci…f.70)
Në Shkurt 1950 u hodhën dy grupe me nga 5 vetë, i Ndue Gjomarkut, i cili vrau nënkolonelin e Sigurimit Zenel Çoba.
Në 13 Shkurt 1950, forcat e Sigurimit ishin përplasur me një grup agjentësh prej 19 vetësh, të dërguar përmes ajrit nga shërbimet sekrete italiane, ku u kap i gjallë agjenti Zenel Cane, i cili pat raportuar se në muajin Nëntor 1949 grupi i parë ishte lëshuar nga ajri në Nëntor 1949, dhe ky i muajit Shkurt 1950 ishte grupi i dytë. Të gjithë ishin vrarë përveç Canes. Po ashtu edhe 15 mbështetës të tyre në Shqipëri.
Në Mars 1950 shërbimi inteligjent angles dërgoi në Maltë14 emigrantë shqiptarë për punë informative: Sherbet Kasaj, Sami Deda e Hidër Xhemali (nga Kruja); Dalip Ramadani (nga Kuksi), Ali Rexhepi (nga Burreli); Dalip Tala, Jusuf Lala, Bajram Juna e Sabri Dauti (nga Peshkopia), Fatbardh Guri (nga Berati); Azis Azizi (nga Vlora); Veledin Baba (nga Gjirokastra, Rexhep Zuna e Haki Muharemi (nga Tirana). (AMPB, dosja “Gjendja e bandave të armatosura..”, f.24)
Në pranverën e vitit 1950, do të fillonte një tjetër mësymje agjentësh dhe grupesh, me intensitet, më sfiduese nga çka kishte ndodhur përgjatë vitit 1949.
Veç punës agjenturore, më 16 Qershor 1950, britanikët kanë realizuar një operacion të hedhjes së rreth 100 mijë fletuishkave propagandistike kundër regjimit të Enver Hoxhës që ishin përgatitur nga ana e OPC në SHBA. (“Operacione skrete..”, V.2,f.223; BIGFIEND OPERATION,Vol.15-0063 pdf)
Në 11-12 Nëntor 1950 shërbimi amerikan desantoi në Shqipëri në tre zona të ndryshme të vendit: një në zonën “Lyceum”, një në zonën qëndrore dhe një në zonën veri-perëndimorë (“Operacione Sekrete…”, v.2,f.221-222; BIGFIEND OPERATION,Vol.19-0059)
Në fillim të vitit 1950 përzgjedhja e 250 shqiptarëve që do të shkonin në “Kompaninë 4.000” në Mynih, në fakt u krye nga Abas Kupi, Abas Ermenji dhe Sait Kryeziu. Nga të 250 burrat e grumbulluar në këtë kamp, nga Rojalistët ishin Adem Gjura, Qazim Hoxha, Halil Nerguti, Sali Daliu, Llesh Nikolla, Ramë Ali Begu, Iliaz Toptani, Laver Agai, Xhetan Daci dhe Ramazan Cenaj.; njerëzit e “Balli Kombëtar” ishin Qemal Mara, Sadik Bega, Harun Traga dhe Myftar Planeja; ndërsa mbështetësit e Sait Kryeziut ishin Selim Daci dhe Rexh Berisha.(AMPB, viti 1950, Drejtoria e Bandave, Dosja nr.38)
Duke filluar nga data 30 Qershor 1950 një grup agjentësh prej 50 vetësh do të infiltroheshin në territorin shqiptar dhe do të paraqiteshin si fshatarë. (“Opercine Sekrete..”, v.2, f..219)
Më 5 Korrik 1950, Administrata e Përgjithshme e Epirit, drejtuar MP Jashtme të Greqisë, përshkruan 5 agjentë shqiptarë, të cilët kishin mbritur në aeroportin e Janinës, për t’u dërguar nga britanikët me mision spiunazhi në Shqipëri. Mes tyre ata kishin identifikuar Abdyl Sinon. (“Operacione Sekrete..”, v.2, f.15)
Më 23 Korrik 1950 desantoi në jug të Shqipërisë një grup prej 5 vetësh të dërguar nga amerikanët, ku bashkë me ta ishte edhe ballisti Kasëm Dauti. Pak ditë mbas desantimit grupi u kap.
Po në 23 Korrik 1950 u desantua po një grup tjetër me në krye Muhamet Hoxhën nga Gjirokastra, por u kapën të gjallë.
Në Gusht 1950 një grup prej 6 agjentësh të shërbimit britanik, të shoqëruar nga oficeri i ish-misionit britanik Hill, kaloi kufirin nga Greqia në Shqipëri, i cili qëndroi gati dy muaj me mision spiunazhi. (“Operacione Sekrete…”, v.2, f.223)
Një dokument i CIA-s njofton se deri në 30 Shtator 1950 do të desantonin në Greqi pesë (5) grupe agjentësh, me nga katër vetë secili, me misione në Shqipëri, duke infiltruar nga kufiri. (BRFIEND OPERATIONS VOL.15)
MË 11 Nëntor 1950 një grup i instrukturuar nga amerikanët prej 9 shqiptarësh desantoi nga ajri me avjatorë polakë, në dy zona të territorit në jug të Shqipërisë. (“Operacione Sekrete v.2, f.221)
Më 11-12 Nëntor 1950 u hodh me avjonë britanikë një grup të instrukturuar nga amerikanët në zonën “Lyceum”, një tjetër në zonën qëndrore dhe një tjetër në zonën perëndimore. (“Opercione Sekrete…”, v.2,f. 222)
Më 11 Nëntor 1950 u desantua me avjon polakë nga Greqia dy grupe të cilët desantuan njëri në Lumë dhe tjetri në malin e Bllacës, Peshkopi. (Po aty)
Më 14 Nëntor 1950 një grup prej 4 vetësh të instrukturuar nga zbulimi britanik desantoi rreth 60-70 km larg Beratit, i përbërë nga Shaban Tosumi, Seid Bylykbashi, Mustafa Dushari dhe Shefqet Lozhani.
Në muajt e fundit të vitit 1950, shërbimi amerikan kishte dërguar grupe në Shqipëri, desantuar nga ajri me avjonë britanikë. (“Operacione Sekrete…”, v.2,f.221)
Gjatë vitit 1950 erdhën nga Jugosllavia dhe kërkuan strehim politik rreth 370 vetë, dhe u konstatua se në rradhët e tyre kishte shumë agjentë të rekrutuar nga UDB. (“Historiku i organeve të sigurimit të Shtetit”, Tiranë, 1978, v.3, f.348)
Gjatë vitit 1950 , Shërbimi Sekret Grek dërgoi në territorin e Shqipërisë 56 grupe agjentësh, në përbërje të të cilëve kishte 294 vetë, duke kryer akte sabotazhi, sikurse ishin prerja e linjave telefonike në Korçë, Gjirokastër dhe Sarandë, djegia e shkollës së Stropanit, hedhja në erë e furrave të “Birra Korçës”, vënia e zjarrit pyjeve në disa zone etj. (“Historiku i organeve të sigurimit të Shtetit”, Tiranë, 1978, v.3, f.350)
Përgjatë vitit 1950 u hodhën nga një aeroplan amerikan e një britanik në Shqipëri nga 500.000 fletushka propagandistike në qytetet kryesore, të përgatitura nga “Komiteti Shqiptar “Shqipëria e Lirë”” nën supervizionin e personelit të OPC në SHBA:, nga anerikanët, në datat: 16 Tetor, 7 nëntor, 27 nëtor dhe 1 janar 1951. (“Operacione Sekrete…”, v.2, f.228)
Gjat vitit 1950 ishin arratisur nga Shqipëria 407 vetë, të mashtruar e nxitur nga banditët dhe prej ish-kriminelëve të luftës që fshiheshin nëpër male, të cilët furnizoheshin me ushqime, veshje, para dhe armë nga bandat diversante që u hidheshin nga ajri.
VITI 1951
Viti 1951 do ta gjente Shqipërinë përballë një kërcënimi edhe më intesiv, në raport me gjithë vendet pararendëse të Lindjes. Në fillim të këtij viti, nëpër territorin e Shqipërisë qarkullonin 124 persona në arrati, të organizuar në 10 grupe. Gjatë këtij viti u hodhën gjithsej 666 diversantë, trefishi i vitit 1950. Jugosllavia ishte vendi me mobilizim më të madh, e cila pati dërgua 1.482 diversantë, ndërsa ai grek 205 diversantë. [..] Deri në muajin qershor 1951 emigracini shqiptar jashtë shtetit arriti shifrën 5.520, nga të cilët 1.403 ishin të arratisur në fund të vitit 1944, dhe 4.017 vetë prej tyre ishin kontigjent i njrëzve të arratisur pas vitit 1945 deri në v.1951. I gjithë ky emigracion ishte shpërndarë në 22 shtete. (“Operacione Sekrete…”, v.2, f.245-147)
Hapi tjetër më i avancuar që do të ndërmerrej nga rrethet politike dhe ushtarake jugosllave ishte ai në Qershorin e vitit 1951, për pushtimin ushtarak të Shqipërisë bashkë me Greqinë, duke formuar një forcë goditëse prej 50.000 forcash. Ky plan u hartua nga gjeneralët Peko Dapçeviç, Vukmanoviç Tempo dhe Kosta Naxhi.
Vetëm gjatë vitit 1951, grupet e armatosura të agjentëve shqiptarë kryen 41 vrasje dhe 29 plagosje të njerëzve me pushtet apo njerëz të thjeshtë të njohur si përkrahës të pushtetit popullor; kryen 62 plaçkitje, 5 djegie objektesh; ndërsa shërbimet e huaja Perëndimore dhe Lindore organizuan 25 raste të hedhjes nga ajri dhe shpërndarjes të materialeve propagandistike. Gjatë vitit 1951 bandat diversante të armatosura vranë 17 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë pjestarë të forcave të ndjekjes dhe të Sigurimit. Nga terrori i atyre bandave u arratisën jashtë shtetit 688 vetë, 3 herë më shumë se gjatë vitit 1950. Gjatë këtij viti Forcat e Ndjekjes dhe të Sigurimit vranë 68 agjentë të shërbimeve të huaja dhe detyruan të vetëdorëzohen 51 agjentë të tjerë. (“Operacionet Sekrete”, vëll.2, f239 – 248)
Më 1 Janar 1951, një grup i agjentëve të zbulimit grek vrau kandidatin e partisë F.K.Rushiti nga Hoçishti, të cilit i prenë kokën dhe ia morrën me vete.
Në Janar 1951, në Kukës, banda e spiunazhit italian vranë M.P. Picokun nga fshati Fan.
Në muajin Shkurt 1951, një grup tjetër agjentësh të spiunazhi grek tentoi të vrasë anëtarin e PPSH , H. Pashollari në Trestanik -Devoll.
Në Mars 1951, në afërsi të fshatit Tomin, rrethi Krujës, parashutoi Sylë N., nga Kruja, i cili pas një përleshjeje me policinë u vra.
Në Maj 1951, në Mirëditë u lëshua një parashutist nga Italia, i cili u bashkua me dy fshatarë. U rrethuan, nuk pranuan të dorëzoheshin dhe u vranë.
Në muajin Maj 1951, një bandë e zbulimit grek tentoi të vrasë sekretarin e partisë të fshatit Gollobordë, Korçë.
Më 19 Maj 1951 u hodh Grupi “Pine Tree” i OPC, ndërsa pjesa e dytë e tij u hodh më 15-16 Tetor 1951
Në Qershor 1951, banda e zbulimit jugosllav, me drejtues Ll.Gj.Karaci, vrau Gjek Karacin nga fshati Fan.
Deri në Qershor 1951, Sigurimi i Shtetit bënte me dije se emigracioni politik shqiptar jashtë shtetit arrinte shifrën 5.520 vetë, në 22 shtete, në Greqi 2310, Jugosllavi 1.373, Itali 550. Nga të cilët 1.403 vetë ishin arratisur para vitit 1945, ndërsa 4.017 arratisura pas vitit 1946 -1951
Më 23-24 Korrik 1951 desantoi Grupi “Oak” me katër vetë; Më 9 Gusht 1951Grupi “Olive” me katër vetë dhe më 3 Shtator 1951 desantoi Grupi “Cipress” po me katër vetë.
Në Korrik 1951, agjentët vranë Marka Lukan, sekretar i Këshillit të fshatit Peshqesh, të Mirditës dhe po në korrik 1951 kaluan të gjithë në Jugosdllavi me 80 dezertorë fshatarë të tjerë. Tre vetë nga grupi: Nue Prishku, Bardhosh Gjeta dhe Nikollë Nika u vranë në terren gjatë përpjkejes me forcat e ndjekjes.
Xhevdet Blloshmi me Isa dhe Kamber Kala në fund të muajit Gusht 1951 hynë në një mbledhje në fshatin Dushk të Gramshit dhe vranë sekretarin dhe kryetarin e këshillit popullor dhe në shtator 1951 kaluan në Greqi, në kampin Lavrion ku Xhevdet Blloshmi është kryetar i BKI-së. (Dosja Sekrete e UDB, fq. 435 – 446)
Në korrik 1951, në Lushnjë, banda e Asllan Kobures vrau 4 vetë: policin J.Ramadani, anëtarin e PPSH M.Cerapi, kryetarin e Këshillit Gurrëz Xh.Kurti dhe sekretarin e org.PPSH së Karbunarës M.Mitro.
Rreth mesnatës së 1 Gushtit 1951, në afërsi të fshatit Luznie të Kuksit u hodhën
2 parashutistë. Ata ranë në afërsi të shtëpisë së Ramadan Mehmetit, punonjës i Sigurimit të Shtetit i cili i qëlloi me armë dhe parashutistët u larguan përgjithë natë.
Në fillim të Gushtit 1951 një grup prej 18 veta të Kampit të Lavrionit në Greqi u futën në Shqipëri, dhe shkuan në rrethin e Lushnjës.
Po gjatë muajit Gusht 1951, në rrethin e Dukagjinit u lëshuan 14 parashutistë, të cilët u likuiduan menjëherë nga forcat e ndjekjes.
Gjithashtu, në fillim të Gushtit 1951, në afërsi të fshatit Bjesha, rrethi Beratit u hodhën 5 parashutistë. Kur ranë, njëri prej tyre theu këmbën dhe ngaqë nuk ecte dot, dhe shokët e vranë. Pas disa ditësh grupi u zbulua dhe u rrethuan, njëri vrau veten të tjerët u kapën.
Në Gusht 1951 u futë në Shqipëri nga kufiri grek një grup prej kampit të Maltës 19 veta.
Ne Gusht 1951, në Gramsh, një bandë agjentësh e zbulimit amerikan, me në krye kapobandën Hamit Matjani, vranë Th.Prifti dhe Ll.Dollanin.
Më 24 Gusht 1951 u hodh në mal të Tomorit Hamit Matjani. Në këtë grup kanë qenë 10 parashutistë. U ndanë në dy grupe. Grupi i Hamit Matjanit u lidh me disa organizata partie dhe me disa fshatarë. Po atë natë vranë dy kryetarë këshilli fshati dhe një sekretar këshilli. U vunë në ndjekje. Përleshja zgjati 4 orë, u vranë 6 parashutistë dhe 13 ushtarë të forcave tona. Pas kësaj parashutistët kapin në një mbledhje në shkollë të fshatit 11 anëtarë të PPSH dhe i vrasin. Pas kësaj Hamit Matjani arratiset në Greqi. Shteti bëri arrestime, ndër mbështetësit e grupit të Hamit Matjanit, midis tyre edhe koloneli i çmobilizuar Rahman Ruçi me të birin, që ishte toger aktiv në ushtri. Nga mbështetësit ë grupit të Hamit Matjanit u pushkatuan 12 vetë, ndërsa 17 me burgime.
Grupi tjetër me në krye banditin Tefik Kokla, vrau sekretarin dhe kryetarin e rrethit të Gramshit. Më 1 Shtator grupi u përlesh me forcat e ndjekjes në fshatin Kokle të Gramshit. U vranë udhëhqesi i grupit dhe një tjerët, të tjerët u kapën.
Në fillim të Shtatorit 1951, një grup prej 7-8 parashutistë u lëshuan në fshatin Dushar të Gramshit. Aty kapën dhe vranë kryetarin dhe sekretarin e ri të rrethit të Gramshit. U rretuan, u zunë rob.
Më 6 shtator 1951 u futën edhe 19 diversantë të tjerë prej Kampit të Maltës, ku bënin pjesë edhe Ibrahim Kulla, Xhevdet Kulla, Nevrus Kulla nga Zëmblaku i Korçës.
Më 12 – 13 Tetor desantoi Grupi “Ëalnut” i OPC, i përbërë prej 3 vetë.
Më 14 – 15 Tetor desantoi Grupi “Chestnut”, i përbërë prej pesë vetë.
Po më 14 Tetor 1951 u hodh me parashutë grupi i Hysen Salkut nga Peshkopia, vet i
pestë, nga i cili u vranë Hysen Ismaili, ndërsa Hyssen Salku helmoi veten, tre të tjerët mundën të delnin në Greqi. (Dosja e UDB, f.468 -473)
Natën e 14 Tetorit 1951, një numër prej 9 agjentë desantuan në Shqipëri, të ndarë në 3 grupe: njëri grup u hodh në grykëderdhjen e Shkumbinit, tjetri në afërsi të qytetit të Peshkopisë, dhe i treti pranë qytetit të Kuksit. Këta të fundit u bashkuan me grupin tjetër prej 12 vetë agjentë të OPC të desantuar më 19 Maj 1951. Më datë 24 Tetor 1951, Radio Tirana komunikon se të tre grupet qenë rrethuar e asgjësuar nga forcat e ndjekjes, por edhe nga forcat e ndjekjes ishin vrarë: Fidai Veli, Riza Xhemali, Rifat Zyberi, Ded Hili, Azis Rusta, Hamit Toshi, Hysen Salku.(I.K. vëll.2, f.253).
Më 8 nëntor 1951 në mal të Dajtit u lëshuan disa parashutistë. Porsa ranë u
rrthuan dhe 2 u vranë, të tjerët u kapën..
Natën e 11-12 nëntorit 1951 desantoi në Shqipëri grupi i agjentëve të OPC “Yellou” në veri, ndërsa Grupi “Green one” vet i katërt në veriperëndim, kurse Grupi “Red One”, me katër vetë, desantoi në Shqipërinë e Mesme.
Nga grupet e hedhura prej 12 Tetorit deri 12 Nëntor 1951, ishin vrarë 13 agjentë.
Në një raport përmbledhës të CIA-s, për veprimtarinë e planifikuar të “BGFIEND”, për misionet e kryera gjatë vitit 1951, mbështetur në seksionet e “Plan for Albania”, mes të tjerave reshton të dhënat e mëposhtme: “Grupe të dërguara në Shqipëri, me agjentë të infiltruar në territorin shqiptar – 39; agjentë të kthyer – 12; agjentë të tërhequr në Jugosllavi – 6; të vrarë – 6. Nuk u dihet fati – 3. Misione furnizimi – 13; pesha e furnizimeve – 4 ton. Emisione propagandistike – 135. Hedhur nga ajri 139 kopje të gazetës “Shqipëria”. Trakte, fletushka me përmbajtje antiqeveritare dhe thirrje për përmbysjen, të hedhura nga ajri – 3.713.000. Në misione desantimi avjonët kanë hedhur mbi territorin e Shqipërisë rreth 2.447.000 trakte me përmbajtje për rrëzimin e qeverisë së Hoxhës”. [OBOPUS BGFIEND VOL.20 (BGFIEND OPERACIONAL 0044)] & I. Koçollari, Vëll. 2. f.252)
Në muajin Nëntor 1951, profesionistët e CIA-s, që ishin marrë me përgatitjen dhe desantimin e grupeve të saj në Shqipëri, deklaronin: “Grupet e agjentëve tanë kanë raportuar se është e vështirë të bindësh popullsinë për t’u përfshirë në aktivitet spiunazhi.” (Obopus Bgfiend vol.20,0012,f.1-8 & I.K.vëll.2, f.258)
Edhe Zbulimi Britanik nuk e uli ritmin e Operacioneve gjatë viti 1951, duke e vijuar me intensitet trajtimin e agjentëve në Qendrën e Maltës, të cilët infiltruan në Shqipëri 10 banda me 37 pjestarë, prej të cilve 33 ishin përgatitë në Maltë dhe 4 në Athinë. Nga këta, 24 diversantë kishin hyrë nga deti, ndërsa 13 të tjerë ishin hedhur nga ajri. Prej tyre 7 ishin vrarë, 2 ishin kapur gjallë, Selim Daci dhe Iliaz Toptani. (AMPB, Dega e Bandave, dosja nr.49)
Edhe Shërbimi Sekret Grek nuk do të mbetej larg tyre, i cili ishte fuqia agjenturore e dytë për nga numëri më i madh i agjentëve të infiltruar më pare prej saj, i cili hodhi në vendin tonë 16 banda desantësh me një numër prej 110 diversantë, prej të cilave mbetën të paidentifikuar nominalisht 4 banda, me 25 persona. (Arkivi I MPB, Seksioni bandave,Dosja nr.49 & I.K. vëll.2, fq.256)
Aty nga fundi i vitit 1951, përveç “Komitetit të Prizërenit”, UDB-ja kishte krijuar me të arratisurit nga Shqipëria, një organizxatë tjetër të quajtur “Lidhja e refugjatëve politikë Shqiptarë në Jugosllavi”, të cilët ishin ndarë në tre grupe kryesore: ata nga Shqipëria e jugut dhe Elbasani ishin grumbulluar – në Maqedoni, ata nga Dibra, Luma dhe Mirdita – në Serbi, ndërsa ata nga Dukagjini, Shkodra dhe Lezha – në Mal të Zi.
VITI 1952
Në fillim të vitit 1952, të dy strukturat e CIA-s, (OPC dhe OSO), të përfshira në operacionin kundër Shqipërisë, rendisnin se numri i përgjithshëm i personelit profesionist dhe ndihmës të CIA-s në këto operacione ishte 32 vetë, ndërsa numri i agjentëve të gatshëm për t’u desantuar ishte 33 vetë; bazat e përgatitjes për desantim do të ishin në Mynih, Frankfurt dhe Greqi.
Në fillim të Shkurtit 1952 në rrethin e Sarandës u hodh një grup parashutistësh,
një u vra të tjerët u kapën të gjallë.
Në mesin e muajit Shkurt 1952 u hodhën 3 parashutistë në fshatin Rajcë të
Pogradecit (Prenjas), njëri nga Skrapari, dy nga rrethi Gjirokastrës. Ngaqë s’njihnin as terren dhe askënd, rastësisht hynë në shtëpinë e Xhemal Gan Bogdanini Bogdanit, i cili i pranoi në “besë” dhe njoftoi organet e pushtetit, duke u thënë se po shkonte në një dasëm familjarisht. U rrethua shtëpia, ata nuk dorëzoheshin, deri sa shtëpia u dogj bashkë me diversantët. Për këtë shkatërrim shteti indërtoi shtëpi të re Bogdanit dhe u shpërblye me 130.000 lkë duke I dhënë edhe një pushkë dhe një pistoletë. (Dosja e UDB, Fq. 505)
Më 1 Maj 1952, do dërgohej për mision në Shqipërinë e Mesme një grup zogistësh
prej 5 vetësh: Zenel Shehu, Tahir Preçi, Hamit Matjani, Haxhi Gjyli dhe Xhelo Tresova, në shërbim të CIA-s, futur përmes kufirit tokësor në zonën e Nikolicës, Peshkopi. Kur mbritën te Kaptina e Martaneshit 3 të fundit u kthyen. Zenel Shehu dhe Tahir Preçi u arrestuan më 27 Qershor 1952, në Vajkal.
Më 20 Maj 1952, u dërgouan 4 grupe në rrethin e Korçës.
Më 25 Maj 1952, u dosantuan fletushka propagandistike, për të njoftuar shqiptarët për
transmetimet e radios klandestine.
Më 6-10 Qershor 1952, u dërgua një grup me mision për të kontaktuar Grupin “Pine
Tree” në Shqipërinë Veriore, të përbërë prej 4 agjentë.
Në muajin Qershor 1952 u dërgua një mision për të rivendosur kontaktet me Grupin
“Red One”, që ndodhej në Prizren, si dhe u hodhën nga ajri dërgesa ushqimesh etj.
Në Qershor 1952 amerikanët futën përmes tokës greke bandën e Zenel Shehut.
“Unë, – deponon në gjyq Zenel Shehu,- mbas 14 vjetësh që i shërbeva me besnikëri ish-mbretit Zog, u dorëzova nga ai te zbulimi amerikan, i cili, mbasi më përgatiti, më dërgoi në Shqipëri me qëllim që të organizoja një kryengritje të armatosur kundër regjimit komunist në Shqipëri, që të përmbysej pushteti që kryeson Enver Hoxha, duke kthyer përsëri mbretin Zog në Shqipëri.” (AMPB, fondi Nr.173, f.57. Procesverbali i Zenel Shehut)
Më 2 Korrik 1951 shërbimi inteligjent angles dërguan nga Malta një grup tjetër në
Shqipëri përmes detit.
Më 6 Korrik 1952 zbarkon në bregdetin shqipta, në vendin e quajtur “Gryka e Drinit”,
Grupi i përbashkët i CIA-s dhe Mi6-s, i nisur nga Malta, i përbërë prej Dedë Zef Prengës, Nue Frok Zefi, Nue Brozi, Sefi Bajrami, por, dy ditë pas zbarkimit Nue Zefi u dorëzua vetë te forcat e Sigurimit dhe pas pesë ditësh edhe Sejdi Bajrami, ndërsa dy të tjerët mundën të kalojnë kufirin për në Jugosllavi.
Në Korrik 1952 infiltruan përmes kufirit tokësor në zonën e Gjirokastrës një grup prej
4 agjentë, të rekrutuar në Kampin e Llavrios.
Po në muajin Korrik 1952 u infiltruan 2 agjentë për të vrarë një prej agjentëve që
tradhëroi nga grupet e BGFIEND, që ishin dërguar në vititn 1951.
Në fund të Korrikut 1952 u, dërguan edhe 3 prej tyre në Shqipëri nga ajri. (Dosja e UDB, fq.418-
421)
Në muajin Gusht 1952 infiltruan 3 grupe me përbërje me nga 2 vetë secili, për të
krijuar kanale dhe rrjet penetrimesh të grupeve dhe njësiteve të armatosur.
Në muajin Gusht 1952 u infiltrua Grupi i Hamit Matjanit në zonën e Korçës.
Në muajin Gusht 1952 desantoi në Shqipërinë e Veriut një grup i përbashkët
OPC/OSO me radiotransmetuese, për të takuar grupin e rezistencës antikomuniste “Lidhhja e Maleve”. (I.Koçollari, “Operacione…” v..2, f262)
Më 25 shtator 1952, u gjend i vrarë me armë automatike te kisha e fshatit Qelëz të
Pukës, një prej oficerave të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, Mark Gjergji. Vrasja ishte kryer nga diversantët Nikë Paja, Dom Engjëlli dhe i arratisuri në male Zef Pjetri. Vrasja e tij u bë ngaqë ai paraqeste rrezik edhe për zbulimin e lëvizjeve të bandës së Pal Bibë Mirakës dhe të grupit të diversantëve të ardhur nga Italia. (AMPB, fondi Nr.1370, f.104 – 119, 131-134, 174)
Në muajin Tetor 1952 zbarkoi në rrethin e Gramshit e të Beratit, duke inflitruar nga
toka, Grupi i dytë i OPC/OSO, i përbërë nga Tefik Kokla, Meço Çeprati, Baki Ermenji, Muharrem Skrapari, Ali Treblova. Pas disa peripecish u zbuluan dhe gjatë përleshjes u vranë Tefik Kokla dhe Meço Çeprati, dy të tjerët shpëtuan dhe u kthyen në Greqi. (I.Koçollari, vepër e cituar, v.2,f. 268)
Në Dhjetor 1952 u dërgua përmes kufirit grek, për hakmarrje, “një grup prej 5
agjentësh të CIA-s, që mbante emërtimin e koduar “Obssesion”, për të vrarë Bogdanin, në një fshat të Pogradecit. Arsyeja e këtij operacioni kundër Bogdanit ishte se ai kishte djegur në shtëpinë e tij një grup prej tre agjentësh të CIA-s, të cilët ishin futur ilegalisht për operacione spiunazhi dhe që ishin strehuar me forcë në shtëpinë e tij. (I.Koçollari “Opercione secrete”, v.2, f.241-242)
UDB-ja ka pas në Beograd një Drejtori Speciale, që merrej posaçërisht me Shqipërinë, drejtor i së cilës ishte gjeneral Dushan Mugosha, asistentë kishte Kolonel Cedomir Miloviç, dhe Groser Kovaçe. Degët dhe Seksionet e kësaj Drejtorie ishin në Prizëren, Gjakovë, Pejë, Titograd, Ulqin, Tuz, Plavë, Dibër, Strugë, Ohër dhe kishin destinacion Shkodrën, Tiranën, Pukën, Tropojën, Krujën, Matin dhe Elbasanin.
Gjatë vitit 1952, zbulimi Jugosllav dërgoi në territorin e Rep. Shqipërisë 101 banda diversantësh, me një numër prej 364 agjentë.
Në fund të vitit 1952 në kampin e Lavornos kish 20 shqiptarë. Dërguan në Shqipëri 8 persona, mes tyre: Hysni Kapllani (nga Arzë e Korçës), Luli Shabani, Osman Hasko, Ilfan Goskova, Shefki Gostivari.
Arratisur nga Jugosllavia në Shqipëri 172 vetë gjoja për strehim politik, I cili rezultoi se u shërbenin grupeve diversionite. (AMPB, Dosja nr.76 me titull “Pasqystatistikore e spinazhit jugosllave grek 1952-1953, f.26)
Mësojeni o Bejtullah Destani dhe ju o Visar Zhiti se, gjatë vitit 1952 janë hedhur apo infiltruar në Shqipëri rreth mbi 500 agjentë të ndarë në mbi 150 banda, me nga 2-3-4 banditë secila, që do të thotë 12 – 13 banda në muaj, thënë ndryshe: në çdo 2-3 ditë hidheshin banda njëra pas tjetrës në Shqipërinë “Komuniste”, tmerrësisht të varfër. Dhe të gjithë ata agjentë që u kthyen ishin dëshmitarët e dëshmive për “komunizmin” në Shqipëri, mbi bazën e të cilave ju keni hartuar këtë libër voluminoz prej gati 700 faqe, me fakte të rreme, duke vijuar veprimtarinë e propagandistike të atyre bandave anti-shqiptare.
VITI 1953
Intensifikimi i operacioneve dhe zgjerimii kontakteve mes Shërbime të huaja sekrete, për një luftë të koordinuar dhe në front të gjerë kundër Qeverisë së Tiranës, do të mbetej synimi dhe objektivi i CIA-s dhe SIS(Mi6) edhe për vitin 1953.
Qysh në muajin Janar të këtij viti Ahmet Zogu do t’i ofronte Shërbimit Amerikan emra
të tjerë agjentësh, që do të formonin tre grupe, për t’u infiltruar në territorin shqiptar. Po ashtu edhe politika tradicionale e Jugosllavisë ndaj Shqiërisë nuk kishte ndryshuar.(BGFIEND OPERATIONS-0010; i.Koçollari, vëll.2, f.273)
Në datat 16–19 Janar 1953 CIA realizoi një takim të nivelit të lartë me UDB-në, për
të parë mundësitë bashkpunuese, për veprime më racionale kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe përmbysjen e tij; veçse amerikanët ishin pë të respektuar sovranitetin e Shqipërisë, ndërsa jugosllavët donin t’ia shuanin sovranitetin Shqipërisë.
Në një dokument të muajit Shkurt 1953 thuhet se 5 anëtarët e grupit të agjentëve të
shërbimit të CIA-s, “Apple Team”, të cilët ishin rifurnizuar më 29 Janar 1953, kishin bërë të njohur se ishin të detyruar të largoheshin, pasi gjatë një kryqëzimi zjarri me civilë të armatosur, duke vrarë një komunist, ndërsa një anëtar i grupit të tyre ishte plagosur. Pjesa tjetër e grupit ishte në një bazë të sigurtë në Bulqizë. Në fakt ata ishin zënë të gjallë nga forcat tona të ndjekjes, si dhe të tjerë para tyre, duke transmetonin informacione mashtruese të hartuar nga oficerat e Sigurimit.
Më 23 Shkurt 1953, 2 agjentë anëtarë të një grupi britanik, të përbërë prej 4 vetash,
Sejdi Sadik Bajrami dhe Ndue Bib Brozi, të grupit “Sadisfacion”, ishin arrestuar nga forcat e ndjekjes.
Më 3 Mars 1953, Shërbimi Sekret Britaniuk njofton CIA-n se dy pjestarë të grupit
agjenturor “Satsfaction” prej 4 anëtarësh, ishin kthyer nga operacioni, ndërsa 2 të tjerët ishin kapur nga forcat e policies shqiptare dhe ishin dënuar qysh në Shkurt të vitit 1952.
Në Maj 1953 Bitanikët organizuan një tjetër kurs dy mujor në periferi të Londrës,
mes të cilëve bënin pjesë edhe Ibrahim Mula, Osman Kraja, Nuredin Nurçe, Haki Idrizi dhe Hajrulla Myrtezai, ish agjentë të shërbimit sekret grek.
Më 16 Korrik 1953, një grup agjentësh të Shërbimit Britanik prej 5 vetësh desantoi
në Shqipëri përmes ajrit.
Në mes të vitit 1953 anglezët përzgjodhën edhe Shahin Prentin nga Luznia e
Peshkopisë, Nuredin Nurçen nga Arza e Korçës dhe Hetem Kadriun nga Alarupi i Pogradecit dhe i hodhën në Shqipëri.
Më datat 7, 8, 9,10 dhe 11 Shtator nga kufiri tokësor hyri në Shqipëri grupi i agjëntëve
të CIA-s, i koduar “Fig”.
Më 14-15 Shtator hyri prej Greqie grupi tjetër i koduar “Airwise” dhe kish kontakuar
me një numër personash në zonën e Korçës dhe të Kolonjës.
Në mesin e muajit Nëntor 1953 drejtuesit e Zbulimit Amerikan “Friend” raportonin se,
gjatë këtij viti kishin infiltruar në tokën shqiptare 20 grupe divesantësh, të cilët kishin arritur të mbanin kontakt me radio me 75 diversantë në thellësi të tokës shqiptare.
Zbulimi Britanik, deri në fund të vitit 1953 kish infiltruar në Shqipëri 31 diversantë, 13
prej tyre ishin vrarë, 9 ishin kapur të gjallë, ndërsa 9 të tjerë kishin mundur të kteheshin.
Gjatë vitit 1953 Zbulimi Grek kish futur në territorin tonë 6 banda, gjithsej 25
agjentë më tepër se zbulimi amerikan, (gjithsej 100 agjentë, prej të cilëve 35 u vranë, 27 u kapën të gjallë dhe 11 u dorëzuan, të tjerët u kthyen), të cilët u përdorën më tepër për të nxitur lëvizjen e rezistencës për luftë civile në Shqipëri, si dhe nxitën arratisjen e 51 vetave.
Shërbimi serkret i CIA-s, mes të tjerave, raportonte një veçori interesantë gjatë gjithë luftës të të dërguarve të tyre me forcat e Mbrojtjes Popullore të Shqipërisë, duke vënë në dukje, se nga rradhët e të arratisurve nga Shqipëria kishte fare pak njerëz që i takonin personelit ushtarak dhe pothuaj asnjë prej tyre i gradës officer. E kundërta ndodhte me të arratisurit nga Bullgaria dhe Rumania. Pjesa dërmuese e të arratisurve nga këto dy vende ishin kryesisht ushtarakë….“Duke filluar nga viti 1949, Sigurimi është riorganizuar tërësisht, thellë e më thellë, për këtë shkak raportet e CIA-s janë jashtë kohe.”. (OBOPUS BGFIEND Vol. 24 – 0028 I.K. v.2, f.308)
Grupet agjenturore të infiltruara ilegalissht në Shqipëri, kur ktheheshin nga misionet e tyre bënin raporte të fabrikuara dhe të ekzagjeruara. Ata mbështeteshin në dëshirat dhe shpresat e drejtuesve të emigracionit shqiptar, me shpresën se ata kështu mund të siguronin një pozicion të rëndësishmëm në qeveritë e ardhshme. (I.Koçollari,v.2,f.292).
Duke kritikuar me elegancë raportin e CIA-s, për strukturën, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të Sigurimit Shqiptar, përfaqësuesit e UDB-së, kishin sqaruar: Zbulimi Jugosllav edhe gajtë vitit 1953 do të mbetej më aktivi, i cili infiltroi në Shqipëri 46 banda me 145 pjestarë-diversantë, të cilët nxitën edhe arratisjen e 140 vetëve. Sipas jugosllavëve, dështimet e agjenturave të huaja ishin aftësi e Mehmet Shehut, “aftësi e cila e kishte nxjerrë atë në një pozicion dominant në Shqipëri, pa përjashtuar edhe vetë Enver Hoxhën”, sikundër shprehej edhe gazetariamerikan Sulsbeger, më 19 janar 1950, në pikun e operacioveve sekrete kundër Shqipërisë. (Nikolas Bethell: “The Great Betrayal”, London, 1984)
Gjatë asaj periudhe lufte 10-vjeçare Shqipëria kishte një forcë plicore rej 6.000 vetsh, përveç Bigadave të Ndjekjes dhe një numër të vogël kuadrosh të Sigurimit dhe megjithatë e përballoi me sukses atë luftë gjakatare.
Tiranë, 27 tetor 2024
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply