Në mes të pyllit me aishta.
Do ngre një kasolle me kasht.
Më mirë dëgjoj sorra,grifsha.
Se dykëmbëshat trupin jasht.
Do rri veç me dritën e kandilit.
Nuk dua celular e televizor.
S’më shijon humori i debilit.
S’më bën dot të qesh me zor.
U rrita me këngën e bilbilit.
Pranë kroit curila si kristal.
Ku më joshi era e trëndafilit.
Pylli më jep parfum origjinal.
Prandaj vendosa do iki, pik.
Nuk duroj ginjeshtrat epike.
S’dua të fle me emrin politik.
Shani ju shok,miq ose mike.
Atje triumfon jeta biologjike.
Dy sorkadhe femra s’çiftohen
Jeta urbane plot skena kritike.
Ku je,ku je, o pyll të qetësohem?
Tërë mungesat e jetës urbane.
Do mi plotësojë natyra e qetë.
U lodha duke parë jaran,jarane.
Ku lozin sorkadhet, jam mbret.
Dhe në kalofët ndonjë udhëtar.
Do pyesi nga është ky njeri?
Për mbi derë një flamur do var.
Të thonë qënka Arbëror kuq e zi!
Kur zogjtë i futin një sy gjumë.
Gajden e fyellin e kam në oxhak.
Modernizmi këtyre ju vuri hunë.
Tingulli tyre më kënaq ç’do dark.
Krah për krah do eci me natyrën.
U mërzita me ujë bidoni plastik.
Te burimi kulluar freskoj fytyrën.
Atje buk,krip ,zëmër pres ç’do mik.
Edhe trurin s’do e lë pa ushqim.
Do marr me vehte libra ,romane.
Kur gjethja e aishtës fëshfërin.
Do ndjehem si mbret i asaj ane.
Jeta e qetë,e bukura përrallore.
Ku s’dëgjoj sharje, fjalor banal.
S’mungon cicërima orë pas ore.
Te pylli qetë harron ç’do hall.
Tani ju pres ,jam gati për debat.
Paska lajthitur ky plaku i gjorë!
Thoni po deshët edhe truthat.
Qetësia ngroh në malin me borë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply