
Hibiscus përmban:
Anthocianin, tiamine, niacin riboflavin, apigenidin, acid citrik, fruktoza, glukoz, fruktoza, glukoza, acid oxalic, pelargonidin, quercetin.
-Përfitimet shëndetësore të çajit hibiscus:
-Mbron me antioksidantë të fuqishëm si vitamina E, C, A dhe të tjera.
Bima e hibiscus është e pasur me antioksidantë si beta-karoten, vitaminë C dhe anthocyanin duke u bërë një aleat për një shikim të fortë. …
-Lufton inflamacionin kudo në organizëm dhe sidomos në zorrë duke ushqyer dhe pasuruar mikroflorën …
-Ul presionin e gjakut duke u pirë si çaj mbrëmje…
Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Disa studime tregojnë se pirja e çajit hibiscus ndihmon në uljen e niveleve të presionit sistolik të gjakut në krahasim me një placebo. Studime të tjera tregojnë se mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut sistolik dhe diastolik
-Redukton nivelet e kolesterolit.
Një përmbledhje e disa studimeve të fundit zbuloi se hibiskus mund të ulë nivelet e LDL (kolesterolit “të keq”) kur e pini atë si çaj ose merrni një kapsulë me ekstrakt hibiskusi.
-Promovon humbjen e peshës duke ndihmuar tretjen.
Disa studime tregojnë potencialin e çajit hibiscus për të nxitur humbjen e peshës dhe për të parandaluar obezitetin. Një studim tregoi se ekstrakti i hibiscus reduktonte peshën trupore, yndyrën e trupit dhe indeksin e masës trupore pas 12 javësh.
-Lufton bakteret si një antibiotik natyral.
-Mbështet shëndetin e mëlçisë.
Hibiscus ndihmon në mbajtjen e mëlçisë të shëndetshme, sipas disa studimeve. Ekstrakti mbron mëlçinë nga një shumëllojshmëri toksinash, me gjasë për shkak të aktivitetit të tij të fuqishëm antioksidues. Madje është demonstruar edhe njëfarë aktiviteti antikancerogjen në testet laboratorike të qelizave të mëlçisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply