
Bëj si i vdekur,e dëgjo çfar thonë?
Ca të shajnë kot ca kot të lëvdojnë.
Në mes kortezhit ka debilë e debile,
S’harrojnë të shajnë me libër familje
Mjerë njeriu i gjorë ku paska jetuar!
Dhe kur mbylli sytë s’lanë pa kafshuar.
Nuk ka mbetur kot,fjala çan dhe gurin.
U jap ca fasule ju më qani burrin!
Kjo hipokrizi ndyrake të lë pa fytyrë.
Sa po del boja, të lë” ashtu” të ndyrë.
Duar, këmbë, turinë lyer me gjak.
Betohesh për zotin ky më marrtë hak.
Po të kishte zot ty të merrte të parin.
Hipokrit i qelbur shok s’ke as gomarin.
S’ke fjalë për të thënë, mos e nxirr zënë.
E ka thënë Saadiu,llaf të madh ka lënë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply