Ndërkohë ka goxha shumë njerëz që me paraqitjet e tyre jashtë vendeve të origjinës vërtet meritojnë shumë respekt për punën e mirë dhe angazhimin e tyre, e Ermonela Jaho është me siguri njëra prej tyre. Së fundi kam mundur edhe live të ndjek një paraqitje të saj para publikut – e meriton çdo çmim e mirënjohje!
Unë ndoshta edhe mund të jem pak subjektiv, por ku çmimet vijnë nga vendet e tjera, si Spanja për shembull, kjo dëshmon se Ermonela është e vlerësuar lartë në suazat ndërkombëtare. Sopranos Ermonela Jaho do t`i ndahet edhe një çmim i rëndësishëm, kësaj radhë në Spanjë. Çmimi “Gran Teatre del Liceu” do t’i ndahet nëpërmjet një mbrëmje gala, që do të mbahet më 22 tetor në `Teatro de la Zarzuela`, në Madrid të Spanjës.
Ky çmim për Ermonela Jahon do të ndahet në kategorinë: Çmim për Artisten më të mirë të huaj, me dedikim për kontributin e saj të veçantë për lirikën e Spanjës!
Burimi/Facebook


Leave a Reply