Ishin fundviti I 90’ ose fillim I viteve 2000. Në lagjen time të vjetër në Shkodër po bëhej një dasëm vajze. Po martohej me nje djale nga Kosova, I cili ishte emigrant. Ne e kishim zakon qe Kur dilte nusja shkonim te gjithe për percjellje. Si fëmije qe isha vajta edhe une me pa nusen e bukur Kur doli.
Nuk kaloi shume kohe dhe vajza u kthye ne shtepi. Morem vesh se ishte ndarë; shkaku ishte djali, I cili kishte nje martese tjeter paralele me femije.
Kaluan pak vite dhe vajta ne shkolle te mesme. Nje dite takoj nje shoqen time te femijerise; ishte dobesuar dhe syte i saj ishin plot trishtim. E pyeta:- “çfare te mundon”?
Shoqja kishte rene ne dashuri me nje djale nga Kosova, kishin qene te lidhur per dy- tre vite. Ai I kishte thene qe do kthehej ne Kosove te fliste me prinderit qe te lidhnin fejesen. E kishte genjyer, telefonin e kishte nderruar dhe kishte muaj qe nuk dinte asgje per te. Shoqja ime po vuante shume!
Në 2001 shkoj per te vizituar tezen ne Gjermani. Për vizite na vjen nje dite nje e aferme tjeter. Ishte e merzitur se kishte humbur nje pune te mire;!shkak ishte bere nje grua nga krahina jone kosovare. I kishte propozuar pronares gjermane qe ti Bente te njejten pune me pagese me te vogel: “pse e mban shqiptaren me aq leke, vij une punoj me me pak leke qe neser”.
Brenda pak vitesh te gjitha rastet e shiptareve te Kosoves kishin nje objekt “ nje shqiptar tradheton nje shqiptar…”
Nje ditë pyes babi Danin:- “ Babë a nuk na duan Kosovaret neve”?
Babi Dani:- Babush, Kosova asht krahine e Shqiperise, e shkeputur padrejtesisht. Nuk ka shqiptare te mire ose te keqinj. Ka njerez te mirë ose jo. Ato raste qe ke degjuar nuk perfaqesojne Kosoven, por individin qe ka bere veprimin”.
Që Kosova ka talente ne fusha te ndryshme ky eshte fakt, që duhet te na beje krenare te gjitheve, sepse tregon genin shqiptar.
Ne nje familje biologjike femijet ndryshojne me njeri tjetrin. Por lartësia e nje familjeje eshte te mirepres suksesin Edhe deshtimin e anetareve te saj.
Nuk ka zili mes nje kombi.
“Gjuha eshte shprehja e parë e kombësise”- pat thënë Kuteli!
Për aq kohë që flasim shqip çdo turp e çdo nder asht i çdo shqiptari!
Të dua Kosovë🙏
“Kur dhe pa mua puna vetë mbroth,
S’më ka lezet që gojen kot ta loth,
Por kur te verber drejt nga pusi I pashë,
Dhe s’nxora zë, mëkatit not I rashë! “
(Saadi Shiraz)
Burimi/Facebook/Uarda Albunesa


Leave a Reply