Sot filloi seanca e parë parlamentare e sezonit të ri parlamentar! Duket qartë se mazhoranca kërkon detantë, në mos paqe në favorin e saj. Eshtë si puna e Serbisë në Kosovë. Pasi masakroi mijëra e dhjetëra mijë shqiptarë dhe rrënoi të gjithë Koaovën, Serbia ia ka arrit ta bindë botën se është viktimë. Edhe Elisa e çudirave në fjalimin e sotëm bënte viktimën në stlin serb. Tha se të dy palët janë fajtorë, edhe opozita, edhe mazhoranca. Dhe kjo vjen pasi burgosën politikisht Sali Berishën.
Ndërsa Gaz Bardhi dhe deputetët demokratë përveçse grisën ndonjë letër format A4, asgjë tjetër nuk kërkuan. Prisja që seanca e sotme të fillonte me të vetmen kërkesë ultimative: – Lironi të burgosurin politik, liderin e opozitës, Sali Berishën. Pa lirimin e Berishës nuk ka opozitë, jo më zgjedhje të lira dhe fitore të opozitës! Për lirimin e Berishës si kusht edhe për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira ia vlen që të gjithë deputetët e opozitës të nisin grevë urie në sallën e parlamentit! Dikur Pjetër Arbnori tronditi botën i vetëm në grevë urie! Këta kanë frikë se do rrinë ca ditë pa peshk e pa gotën e verës në tavolinë e do të vdesin!
Gaz Bardhi dhe ata deputetë që kanë frikë të përmendin burgosjen politike të liderit demokrat, ose duhet ta zevendësojnë Sali Berishën përmes zgjedhjeve të reja në PD me dikë tjetër po ua mbajti, ose duhet ta lirojnë atë. PS në vitin 1997 dogji gjithë Shqipërinë për liderin e saj të denuar me akuzë konkrete e të provuar. PD e sotme nuk mbron dot liderin e saj të burgosur politik pa asnjë akuzë, asnjë provë, asnjë gjykim e asnjë vendim për fajësi! Eshtë dallim i madh!
Eshtë për keqardhje! Eshtë një sjellje prej skilesh, që urojnë “inshallah mos kryetarit i ndodh ndonjë atak në temër”! Eshtë turpi i Zotit dhe turpi i botës të sillesh sikur Sali Berisha nuk është kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës!
Burimi/Facebook


Leave a Reply