
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit Bujar Nishani për situatën e krijuar në KQZ, pasi sipas tij, zgjedhjet janë vënë në një rrezik serioz.
“Jam pesimist për të gjendjen ku ndodhemi. Nevojitet ndërhyrja e kryetarit të shtetit, i cili duhet të bëjë arbitrin me politikanët”, ka thënë Moisiu nga Vlora, duke komentuar situatën zgjedhore.
“Politikanët tanë janë materialistë, ata duan ta mbajnë pushtetin me çdo kusht. Por pushtetin ta jep populli, ta jep vota e tij dhe nuk mund të merret me dhunë”, ka thënë Moisiu, duke kërkuar emancipim nga votuesit shqiptarë.
Sipas tij, ata duhet të kërkojnë llogari me votë ndaj politikanëve, ndaj atyre që kanë bërë dhe premtojnë të bëjnë. Ish- presidenti Moisu e ka quajtur joligjore situatën në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, çka sipas tij, mund të rrezikojnë procesin zgjedhor të 23 qershorit.
“Tani jemi në prag zgjedhjesh, zakonisht situata zgjedhore, jo vetëm tek ne, por ku do klima mundë të themi nxehet, por tek ne kurse tek situata jo vetëm nxehet, por ashpërsohet, për të ardhur keq është. Unë e kuptoj që detyrat e partive politike janë të marrin pushtetin, por ka ca rregulla loje. Pasi për fat të keq gjatë këtyre viteve partitë tona politike nuk i kanë respektuar ashtu siç duhet dhe kjo na ka sjellë atë që deri tani kemi 23 vjet që ende nuk kemi arritur të bëjmë zgjedhje të pëlqyera. Në të gjitha raportet thuhet se zgjedhjet ishin më të mira se ato të kaluarat, por kanë dhe këtë, kanë dhe këtë. Këto zgjedhje kanë një rëndësi vendimtare, me plot kuptimin e fjalës, për të mirën e Shqipërisë. Ka ca shenja që mua si qytetar, si ish- kryetar i shtetit, më bëjnë që të mendohem se a do ia dalim dot, dhe kjo ndodhë për arsye se politikanët tanë për fatin tonë të keq, janë bërë materialistë dhe duan ta mbajnë pushtetin me çdo kusht. Pushtetin ta jep populli, ta jep vota e nuk mund ta marrësh ti si do”, ka deklaruar nga Vlora Alfred Moisiu.
Ish- presidenti ka komentuar dhe rolin e Bujar Nishanit në këto situatë parazgjedhore në vend.
Sipas, Moisiut, Presidentit i Republikës së Shqipërisë duhet të marrë rolin e arbitrit për politikanët për të mirën e vendit.
“Presidenti i Republikës duhet të vërë dorë se për fat të keq politikanët nuk po merren dot vesh. Ai do apo s’do, duhet të ndërmarrë rolin e arbitrit. Mua më ka ndodhur një situatë e tillë në vitin 2007. Unë e kuptoj dhe vështirësinë e Presidentit, për arsye se politikanët tanë janë shumë kryeneçë, por sido që të jetë, zgjedhjet kanë të bëjnë me unitetin e popullit, unitetin e kombit dhe Presidenti, nga ana e Kushtetutës, përgjigjet për unitetin e popullit”, deklaroi ish- presidenti.
Moisiu është ndalur dhe tek shkarkimi i tre gjeneralëve të Forcave të Armatosura. Sipas tij, vendimet janë marrë në mungesë të plotë të transparencës, ndërkohë që kjo është thuajse e patolerueshme, duke qene se Shqipëria është dhe vend anëtar i NATO-s./l.ç
Gazeta TEMA
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply