Ne gjithmonë flasim për ikjen e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe ardhjen e të huajve në Gjermani, por edhe gjermanët largohen nga vendi i tyre. Gjermanët pëlqejnë veçanërisht të emigrojnë në një vend: në Zvicër, por edhe nė Austri, Spanjë, Britani të Madhe, Francë, SHBA dhe vende të tjera ku gjejnë kushte më të mira.
Megjithatë Zvicra është ende destinacioni më i shpeshtë për emigrantët gjermanë në Evropë. Në fillim të vitit 2023, plot 315,960 gjermanë kanë banuar në Zvicër, 4,660 ose 1,5 për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi të hënën Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Austria është në vendin e dytë – për shkak të gjuhës së njëjtë dhe gjetjes më të lehtë të vendbanimit. Ndërsa Spanja ishte në vendin e tretë.
Sipas informacioneve, rreth 225,000 gjermanë jetonin në Austri në fillim të vitit 2023, që ishte 3.7 për qind më shumë se një vit më parë. Por në Spanjë ka rënë me gati dymbëdhjetë për qind nga viti 2022 në ate 2023. Në fund të vitit 2023, në Spanjë kanë jetuar rreth 125,800 shtetas gjermanë. Vijojnë Britanis e Madhe me më shumë se 140,000 gjermanë.
Ndryshe në Zvicër, gjermanët kishin gjithashtu më shumë gjasa për t’u natyralizuar: në vitin 2022, ishin 8,960 gjermanë që kanë marrështetësinë e Zvicrës, që është një rekord i ri vjetor. Në vend të dytë ishte Suedia, ku u natyralizuan pothuajse 1320 gjermanë, pasojnë Franca dhe vende të tjera. Shikuar nga këto shifra, gjermanët zhvendosen me dëshirë në vende të tjera, por jo aq shpesh marrin pasaporta të huaja, për shkak se pasaporta gjermane êshtë ndër më të fuqishmet në botë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply