N’Amerikë sa herë mbërrita,
Më mungonte Shqipëria,
Me vullnet çdo gjë arrita,
S’i harroj trojet e mia.
Shqip flas e shqip mendoj,
Jam shqiptari më i lumtur.
Shqip familja m’edukoi,
Kjo ësht’ gjuha më e bukur.
Vetëm shqip përgjithmonë,
Vetëm shqip për gjithë jetën,
Kjo ësht’ gjuha e vendit tonë,
Shqip flamurin, shqip t’vërtetën.
Gjuhen shqipe s’e harroj,
Edhe zemra shqip më rreh,
Vishem shqip kur dashuroj,
Syri ëndrrat shqip i sheh.
T’gjitha këngët shqip i k’ndoj,
I këndoj me krenari,
Që gjithmon’ t’ja trashëgoj,
Brez pas brezi fmive t’mi.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply