…Ikin njerezit e talentuar qe shenuan epoke ne kohen e tyre, ikin nje nga nje. Diçka e natyrshme. Njeriu, gjeneratat, jetojne kohen e tyre. Nje qiellnaje shuhet, nje tjeter vezullon. Por çdo qiellnaje ka ca pikelime me më shume drite. Them se arti dhe artistet e mehershem e gezojne kete drite…
…Çdo aktor ka disa dhunti te veçanta dhe per to mbahet mend, madje nderton emrin dhe suksesin e tij. Vera Zheji kishte nje ze te rralle, jo vetem muzikor, jo vetem te qashter e te kulluar si pika e lotit – nje ze ku çdo zanore e bashketingellore e shqipes sone sikur vallezonte ne gojen e saj – por dhe nje fjale aq shprehese, aq komunikuese. Pikerisht aty, te fjala e saj e shqiptuar aq paster dhe aq tingelluese, ishte edhe domethenia e saj, ishte intonacioni dhe dritherima e tingullit, ishte thellesia, emocioni, ishin heshtja dhe brendia, shpirti qe vibronte ishte, aq te perpunuara qene te gjitha keto prej saj. Te folurit e Veres qe i bute, asnjehere bertites, si i kredhur ne nje buronje. Pse jo, kishte diçka nga gurgullima, kujtojeni pak! Megjithese aktore e mikrofonit te radios, nje nga simbolet me te qarta te saj, ajo mbeti e veçante tek komedia e T. Laços “Shi ne plazh”. Me fjalen e saj ajo u dha krahe fantazise se qindra mijera femijeve shqiptare te shume brezave, i ftonte per te rrugetuar neper perralla, legjenda e tregime te habitshme, i shoqeroi neper ngjarje, bema e subjekte te mbushura me aventura jete, me bamiresi, urtesi dhe mesime morale…
Shko ne drite e nderuara Vera! Ti ishe nje nga artistet tona me emer…
Burimi/Facebook


Leave a Reply