Kush e ka jetën në dorë
Herë bënë si djell, herë si dëborë
Jetë përshtat koha të shkonë
Më parë pedalja, më pas presion
Gjithë ditën rendë, sa shumë vraponë
Gjithë natën gjum, trupi gullçon
Jetë e re, sa bukur je prerë
Tek rrobaqepsit më të ndjerë
Tek u preve, more mënjan si vesh
Në vorbullën e madhe na zjenë si presh
Si thes të qepën, me penjë prej dore
Qafat tona shtëllungë i tore
Zorrët e holla si penjë nai ngatrrove
Me lugë si fëmij, me çeçe na kove
Na qethë keq, na bëre gëzhdallë
Na rreh si stopani, që rre dhallë
Kurr sna there, po mishin na i poqe,
Thikën se përdore lëkurën si e hoqe
E bukur, mizore, si po na gëdhëndë
Ashtu si rrihet sheshi nënë një tëndë
Na grive si pluhur sharre
Svemi kollaj të lutemi në varre
Djelli na dogji, shiu na myku
Na nxin si kashta, na kalb si byku
Me ujë gëlqere, dhëmbët i kalbe i shkule
Goja si grazhd, kucrrat për tule
Jet binjake kurr stu ndam
Tok po rrim, tok u shamë
Na heq për dore na ke vënë freh
Herë bëhe hekur, herë palyze
Ndalu jet ashtu çfarë thua
Herë pi vrer, herë deklaratat e tua,
Ikin dimrat si kuaj ngarkuar
Ne mbetemi të përcëlluar,
Çdo ditë na rrit, pesha na ulet,
Çdo i pangopur tek ne sullet,
Sa bukur jet, po na degradon,
Si vreshti thatë, kockat na bluan.
Snjihen moshat, zdin nga ta zënë
Po shijmë njësoj , si kuajt në lëmë
Kush ha mish, pi verë e raki,
Kush ha pak bukë, hurdhër er kërdi
Kush fleh rehat e kush se shqetëson,
Kush gjum nuk bënë e çdo punë e mundon.
Lëri pallavrat jet e bekuar,
Me ne po talle , si e tërbuar.
Lindim në ferra, rritemi mbi plisa,
I fort adhapi, shtati si lisa.
Si manushaqja çelim nënë hithra,
Gjembat sna trembin, skemi të drithëra.
Mos eja përqark moj jet zuzare
Ne na ke futë si bleta në kamare,
Hedh fjalë të bukura, por si prralla
Të doli boja , por si dhalla.
Sa fort hap krahët e na përqafon
Nga pas thumbin, si arëz na i çon
Kush rrit qengjin, delen e dhinë
Kush mishin e saj e ha e përpin,
Koha ecën çdo ditë shtërngohen burgjit,
Ne na mba si gjarpëri në gji,
Javët kapërcehen si krimba plehu,
Larva mbi trupin tonë, hedhin si miza dheu,
Kush dërsin, qelbet në zdram,
Kush ska shpirt, e kush ka dhjam,
Qeshin vjeshtët se pjekin frutat,
Kush has të forta, kush ha të buta,
An e mban qesh bollëku,
Barkun kush bosh, qanë tek jastëku,
Vjelin yshyrin e mbyllin gojnë,
Për at zot, kush ta nxinë bojën
“”Kush e ka jetën ton në dorë
Një gjykatës pa prokuror
Na gjykon e na bënë zbor
Është kryeministri arbëror”‘
Burimi/Facebook


Leave a Reply