Libri “HISTORIA E DIBRËS”!
-Dhurata më e çmuar për Dibrën e dibranët.
Me autor studiusin, historianin dhe shkrimtarin tonë, z. Ramazan Kica-!
Para pak ditësh doli nga botimi, libri i punuar me shumë kujdes, mençuri, qartësi, thellësi mendimi dhe elaborimi “Historia e Dibrës”.
Ky libër bazohet e përplaset me qindra referenca kryqëzuese e konverguese të dokumentave të shumta selektive mbledhur me shumë kujdes e përgjegjësi profesionale nga z. Kica, nëpër akivat e dhjetra gjuhëve, që nga antikiteti i lashtë, në atë të mesjetës dhe deri në kohën e Bizantit e rënieve të territoreve të etërve tanë në duart e osmanëve…
Fillesat ky libër i ka që në shekullin e gjashtë para erës sonë, ku evidentohen rrënjët e fiseve të Dibrës nga autorët antikë për doberët, helidonët, penestët, stefanikasit, dardhanët dhe bardhët. Autori ka punuar me shumë kujdes në drejtimin e toponimisë, duke përcaktuar saktësisht:
1 – Vendndodhjen e ish qytetit antik Dobera (kryeqendra e doberëve nga rrodhi emri dibranë), territore që u pushtuan dhe u tjetërsuan nga dyndjet e sllavo-bullgarëve nga shekulli X dhe XI.
2 – Vendndodhjen e qytetit antik Helidon (kryeqendra e ellëve – yllorëve), fis tjetër që pas antikitetit të vonë u bashkua me doberët duke u shkrirë në dibranë.
3 – Gjithashtu autori vërteton me argumenta shkencorë të mbështetur në dokumente burimorë vendndodhjen e Uskanës, kryeqendrën e penestëve me 10 mijë banorë (që rrallë qytete të Mesdheut i kishin), dhe shkrirjen e tyre me doberët (dhe yllorët – ellët), nga rrodhi emri dibranë.
4 – Pozicionimin gjeografik dhe shtrirjen e stefanikasve (të paktën që nga antikiteti i vonë), fis tjetër që u bashkua me grupimin “uskanas-doberë-yllorë”.
5 – Shtrirjen e dardhanëve, fis tjetër që gjithashtu u bashkua me grupimin “uskanas-doberë-yllorë”.
6 – Si dhe fisi i bardhëve, që gjithashtu u bashkua me grupimin “uskanas-doberë-yllorë” (fisi i bardhëve trajtohet shkurtazi në libër, sepse atë autori e ka sqaruar në një studim tjetër më përpara).
Shënim:
Përjashto pikën 3, e cila nuk është punë vetëm e autorit Kica, të gjitha të tjerat janë vërtetime gjurmime dhe saktësime, vetëm të autorit Ramazan Kica. Gjithashtu shtojmë që dhe pika 4 është prekur pak dhe nga autorë të tjerë, por e konceptuar krejtësisht gabim; ndërsa Kica e dritëson plotësisht dhe në mënyrë të saktë shkencore.
———-
Nuk kam çtë shkruaj! Përfundimet shkencore të Z. Kica janë absolutisht të padiskutueshme (gjithçka shoqërohet me foto dhe skica në vend). Shtoj që libri ka 42 foto dhe pamje nga Google, si dhe 4 skica.
Ky libër pa mëdyshje ndriçon thuajse të gjitha skutat të errta, të mbetura anash nga historanët e kohëve, në antikitet dhe në mesjetë.
Kam pasur fatin te jem bashkëpunues në këtë libër dhe e kam kaluar shumë herë nëpër duar, duke konsumuar kohë dhe duke diskutuar orë të tëra me autorin Kica për analitikën e fakteve, por dhe kam gjurmuar dhe vende që përligjin origjinën e historisë së objekteve si në kalanë e Homeshit, e quajtur “Draudaku”në atë kohë, ajo e Begjunecit e quajtur “Shënstefan”etj.
Të nderuar miq!
Historia e dibranëve (kryeqendra e fiseve nga buron kombi i bijve të shqipes!) është e larë me lumenj gjaku (sa shpesh lexuesi në libër përlotet nga brenda), sa, vështirë të ketë në histori fise që e kanë paguar me aq gjak ekzistencën e tyre.
Gjithashtu shtojmë që në libër gjenden dhe shumë zbulime dhe dritësime toponimesh e emra qytetesh antikë që përmenden nga autorët e kohës, por që ne nuk i kemi ditur se ku janë.
Nuk po zgjatem shumë të shpjegoj brendinë e librit, as të shuaj kureshtjen e lexuesve dhe dëshirën për ta pasur pjesë të bilbliotekës këtë vepër madhore, dritëdhënse të historisë së Dibrës…
Është obligim moral, patriotik, shoqëror e njerzor për çdo dibran e më tej, ta ketë e ta studiojë këtë libër, t’u trasmetohet brezave si një dokument i pakontestueshëm, nëpër faqet e të cilit spikat pastër e ndriçohet fort historia, origjina e Dibrës, dibranëve, etapat nëpër të cilat kaluan populli i kësaj treve që nga antikiteti, 600 vite para erës tonë, e deri në shek e XV. Nder, krenari, respekte e mirnjohje për çdo dibran që këtë libër ta ketë në duar, të mësojnë vetë, por të ua lënë dhe brezave këtë testament historik të prejardhjes së të parëve tanë…
Sot ky libër ka vlera të mëdha të pazendësueshme; nesër do jetë mbivlera e super krenaria jonë.
Të anashkalojmë problemet e kohës, të cilat janë e mbeten pragmatiste, të ngulemi tek e shkuara, krenaria jonë për të kthjelluar mendimet për startin e së ardhmes.
Sot mbase edhe nuk do mirkuptohet nga një kategori e caktuar njerzish, por e nesërmja do të jetë aset, testament, një dokument i rëndësishëm për studiusit historianët dhe intektualët në përgjithsi. Kush ka durim e mundësi ta lexojë këtë libër ka për të mësuar shumë, do shuaj përgjithmonë dilemat e lëkundura të së shkuarës duke parë realitetin historik të Dibrës, ashtu siç i takon të jetë dhe është në fakt.
Lexim të këndshëm…
Burimi/Facebook


Leave a Reply