U trondita kur mesova per aktin e turpshem te kontrollit vulgar te Presidentes Osmani ne aeroportin e Shkupit né Maqedoni.
Nje personaliteti si ajo i kontrollohet çanta,shtyhet fizikisht dhe tentohet ti merret nga dora aparati telefonik.
Tashme opinioni publik e ka mesuar se pas kontrollit te Presidentes Osmani qendron ministria e brendshme e Maqedonise e cila ka urdheruar qe presidentja shqiptare ti nenshtrohet nje kontrolli rutine dhe ne kundershtim me rregullat diplomatike nderkombetare ti kontrollohen edhe gjerat personale,per te cilat zonja ne fjale nuk eshte kontrolluar ne asnje prej shteteve,ku ajo ka vajtur per arsye pune apo personale duke filluar nga shtetet me te vogla e deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Sjellja e turpshme ndaj presidentes se Republikes se Kosoves,çperfillja ndaj saj dhe shtetit qe ajo perfaqson flet qarte per ndrimin e kursit politik ne Maqedoni dhe ardhjen ne pushtet te nje klike antishqiptare e cila nuk eshte,as do te jete ne te ardhmen,faktor paqe e miqesie me shqiptaret ne rrajon.
Sjellja brutale ndaj Osmanit flet qarte edhe per rolin formal te politikes shqiptare ne Maqedoni,për prestigjin e saj te neperkembur,per mbajtjen e saj ne qeverine e atij vëndi per interesa te vetë maqedonve nacionalistë.
Ajo i thote opinionit publik se partite shqiptare ne pushtet jane pa këllqe,pa forcen dhe autoritetin qe te jep pushteti,te denigruara e me brekë neper kembe…!
Shume here eshte evidentuar se shqiptaret ne Maqedoni zënë 47 perqind te banorve ne kete Republike.
Pavaresisht manipulimeve,ata kane qene e mbesin edhe sot rrealisht ne vendin e pare sa i perket numrit te banorve ne te gjithe territorin e vendit.Ky rrealitet trondites nuk konsiderohet nga nacionalistet komediante te Maqedonisé.
Per te vajtur deri tek sjellja ndaj Osmanit,duhet te vleresojme frymen qe eshte sot ne Maqedoni,duhet te kthejme koken pas e te shikojme rolin qe Ali Ahmeti me shoke mbajten ndaj çeshtjes shqiptare ne kete vend te vogel ballkanik.
Ndonese bashkeqeverisi me Gruevskin,Aliu nuk arriti asnjehere ti numroje bashkekombasit e vet.
Ne kohen e tij,shqiptaret u keqtrajtuan dhe pati mjaft luftetare te lirise qe u denuan me shume vite burg.
Ne fund te mandateve te tij,qeverisese,shumevjeçare,me censusin e manipuluar te popullsise dhe me angazhimin e shqiptarve,numri i tyre ne kete Republike kapi shifren e 29,5 perqind te banorve,
Me nje numer te tille,shqiptaret duhet te ishin shtetformues dhe gjuha shqipe,gjuhe zyrtare ne Maqedoni,
Asnjera dhe as tjetra nuk ndodhi e shqiptaret vazhdojne si me pare te trajtohen me politikat e popujve nen 20 perqind.
Politika te tilla,shumevjeçare,te pershtatjes,te kamuflimit e te ndarjes se interesave me maqedonet i lane shqiptaret ne periferi te zhvillimit,sipermarrjes e vendimmarrjes.
Ndonese me fjale kane kapur majat,ata vazhdojne te trajtohen si qytetare te rendit te dyte.
Kjo fryme eshte pasqyrim rreal i qeverisjes se Aliut sa me te djathtit e sa me te majtit.
Kjo fryme po vazhdon edhe sot me pjesen tjeter te politikes shqiptare,qe erdhi ne pushtet me VMNRO-DPMNE.
Tek trajtimi i shqiptarve,tek shkelja e te drejtave kombtare e njerzore te tyre ne Maqedoni,tek ulja e kurrizit te perfaqsuesve politike te popullit shqiptar ne kete Republike Bananesh,tek heshtja e diplomacise shqiptare,duhet pare edhe sjellja skandaloze e autoriteteve aeroportuale te Shkupit ndaj zonjes se nderuar,Presidentes se Republikes së Kosoves,VJOSA OSMANI.
Nacionalistet Maqedone akoma nuk e kane kuptuar se jetojne ne nje territor,ku 50 perqind e banorve janë shqiptarë,ku gjuha zyrtare,defakto eshte bullgarishtja dhe flamuri kombetar eshte grek.
Ne nje situate te tille ndarja e Maqedonise,midis Shqiperise e Bullgarisë eshtë nje opsion e bashkéjetesa shqiptaromaqedone eshte ne fije te penit.
Dashamir Uruçi,
Luksemburg,3 gusht 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply