Me qindra here kam vajtur ne Shengjin,ne dimer e ne vere,gjate gjithë kohes edhe tani qe ne jeten time kane kaluar vite shumë.Kam kaluar shpesh here,pushimet verore atje.
Tani kam shkuar perseri sepse atje ka ndryshuar çdo gje;plazhet e qyteti ne mes tyre kane marre nje bukuri te rralle.Kurrë nuk jam tronditur me shume se sa keto dite, kur pashe tek digjej nje nga pjeset me te bukura te bregdetit atje,perfshire edhe pyllin me pisha prane RANËS SË HEDHUN.
Pamje te tilla te frikshme,te nje zjarri te fuqishem i cili vazhdon te digjet edhe tani ka detyruar mijra pushues te largohen,mbase per te mos ardhur mé.
Shumë versione jane hedhur e nder to edhe zjarrvënia qellimore nga njerez te mirepaguar per interesa bisnesi apo edhe me gjere,per te ulur emrin e turizmit shqiptar,ne nivelet e frikes e te pasigurisë.
Vite me rradhe,ne bregun mahnites te jugut afroheshin anije greke dhe derdhnin ne det,ne pragun e sezonit turistik,fuçi te tera me vajra te djegur apo lubrifikante te tjere per te ndotur plazhet e rivieres shqiptare.
Kurre nuk u zunë apo kurre nuk u denuan ata qe diten per diell benin krime te tilla ndaj natyres shqiptare.
Ata ndotnin plazhet tona dhe largoheshin ne qetesi drejt porteve greke nga ku kishin ardhur.
Kete vit mesa duket,vemendja edhte drejtuar drejt Shengjinit,nje plazhi shume te bukur e me shtrirje drejte RANES SE HEDHUN e plazhit tjeter te Velipojes më ne veri.
Intensiteti i zjarrit dhe perhapja e tij e shpejte hedhin dyshime se nuk eshte thjesht si rrezultat i eres ne ato ane.
Nje perhapje e tille eshte e lidhur edhe me numrin e madh te vatrave te zjarrit te cilat mund ti kete vendosur edhe dora e njeriut…?!
Nese eshte keshtu,duhet me çdo kusht te gjenden zjarrvenesit e te denohen pa meshire.
Vepra te tilla kriminale na largojne turistet nga plazhet tona,duke ulur ndjeshem te ardhurat nga ky sektor.
Djegja masive e pyjeve,prane plazheve te Shengjinit nxori ne pah edhe aftesite minore e shume te kufizuara ne fushen e mbrojtjes se pyjeve dhe vecanarisht ne fushen e parandalimit te ketyre veprave.
Nderhyrja e autoriteteve shtetrore,qendrore dhe lokale ka qene e vonuar dhe pasi zjarret kishin marre dhené.
Duhet hetuar mire ngjarja e Shengjinit dhe i duhet shkuar deri ne fund per te mesuar shkaqet e verteta e per te mos fjetur ne dafina si deri tani.
Dashamir Uruçi,
Luksemburg,31 korrik 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply