Po haja një misër të pjekur.
Lotët si breshër më ranë.
Djaloshi zanatin kish tretur.
Po kujtimet larg më çuanë.
Ku është kalliri arës sime?
Ku është i madhi Oxhak?
Sytë e lagur, në mendime.
Tani jam pa themel e prag.
Kokrrat mbetën në grykë.
Trishtimi me lot përzierë
Urrejtja plasi për atë pykë.
Na bëri si monedhë pa vlerë.
Kujtova të gjallë e të vdekur.
Pa lindur vdiq “çeku i bardhë.”
Si lugat në Lalëz ka mbetur.
Kakaris si sorra mbi dardhë.
Mbinë kallashët si kërpudha.
Fara e tyre skuqi fusha,male.
Pse papësive këtej ju ra udha.
Regjizori,mbolli veç skandale.
Eh more misër të qulla me lot!
Po ta dija nuk të kisha blerë.
Misraxhiut ju shtofshin plot.
Nuk do ble më jo tjetër herë!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply