S’ka gjë më të bukur se ti mbi dhe
Paçka se ndonjëherë bëhesh tinzare
Ti jetë, shpesh në provë na vë ne
Dhe vickla hedh si mushk xanxare!
Por ty, unë gati t’i kam frerët
Dhe përher përbrirësh të rrok
Ti e di që s’jam nga ata të mjerët
Ndaj kurrë s’më gjunjëzove dot!
Ndofta më vure stërkëmbsha
Kur revanin merrja si kalë
Por sa bija, në këmbë gjendesha
Dhe bëhesha veri, që merrte mal!
Dhe kështu do t’jem, veri dhe erë
Të tillë do më kujtosh, sa të të kem
Ndaj në provë mos më vër asnjëher
Sa herë o jetë duhet të ta them?!
Skender Lazaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply