Kemi mjaftë vite,
S’po gjejmë qetësi.
Ti je palo burrë,
S’punon në shtëpi.
Thoni kush flet?
Dihet,opozita.
Më bëri rezil.
Sa ka rënë dita.
Kështu me fjalë.
S’çaja kokë fare.
Mori okllahinë.
Kjo plaka zuzare..
U bëra një dorë,
Vërrrr, ai muhabeti!
Kur kërcet dajaku.
Uli veshët mileti.
Një ditë prej ditësh,
U zgjova me mënd.
Thirra duke qeshur ,
Zonjën në kuvënd.
Fjalën e parë.
Bëra autokritik.
Të lodha o xhane.
Tani më thuaj mik.
Hë tha, syve tënd,
Vështirë t’u besoj.
Ç’ëndërr ke parë?
Ç’e mirë të pushtoj?
Kthesën e parë ,
Do e mar tani.
Do t’i zjej fasulet,
Të ngjajnë si jani..
Mora një dorë kripë,
Ja u shtira brënda.
Ha tani e dashur
Se do t’i ketë ënda.
Me lugën e parë,
Fiu kërceu përpjet.
Lipsur puna jote.
Je gatuar Lanet.
Dhe ditën e dytë,
Kompresorin mora
Të largoja pluhurat,
Nga muri ra ora.
Ditën e tretë
Ndërroj historia.
Lipsur puna jote,
Mori fund shtëpia.
Q”atë ditë o shokë.
Kam rënë rehat.
Punë nuk zë me dorë.
Po më thonë lugat.
Burimi/Facebook
Leave a Reply