Me sa soset florini i mbretit
aq i sosen vargjet poetit
stop e bana sot t’pushoj
me sabah diçka m’ngacmoj.
Shih sa bukur filloj dita
ra n’qetësi dhe politika
qysh se u nda Likja e Monika
politik’s i hyni frika.
S’është kollaj me lujt n’karrike
nuk është dritë ndize e fike
politike ti na marrsh t’keqen
e për by….sh t’varsha teneqen.
Tash u ndan e hiç sua ndin
me nda s’patën pasurinë
fukara qëlluan t’shkret
njani tjetrit merrnin brek’t.
Ju do t’thoni ça po t’duhet
nganjëherë gjithkujt i kruhet
pse ata a s’janë si ju
pak karrike dhe un e du.
Paska qenë demokracia
jo gjithkujt me i ardh tagjia
sikur lop’s si i pihet tamli
e dikush mjelet për s’thati.
Dokrra dokrra vijnë prej deti
thonë ma lirë se kurrkund n’gjeti
populli i thjeshtë bukën me veti
xhepin thatë pa kokërr leki.
Mos më shani se nuk ju shava
halle e derte me ju ndava
ju shkoftë vera fresk e nxehtë
m’syni male e m’syni det
punë e madhe pse s’kemi lek
zoti sheh dhe për të tjert.
(b✍🏻m) korrik 2024
Burimi/Facebook
Leave a Reply