T’marrsha t’keqen Shkodra ime,
Ti ma mbush mu zemren plot,
Sa herë humbi në kujtime,
Ma djeg shpirtin malli jot.
Tash dy ditë në Amerikë,
Pa ty m’duken si dy vjet,
Shokë e miq me gzim m’kanë prit’,
Por në Shkodër kam dy jetë.
Sa gëzim ndjej unë për ty,
Kam në zemër nostalgjinë,
Mrekullitë që shoh me sy.
Ma përkdhelin krenarinë.
Ti je ndera e Shqiprisë,
Zonj’ e rand’ ke ken’ gjithmonë,
Djep i artit e diturisë,
Je për ne ti Shkodra jonë.
Me buzqeshje e dashni,
Nadja mirë të thon’ te tan’
Të rreh zemra melodi,
Sa mirë asht kur je shkodran.
Në çdo shpi ke një artist,
N’daç për gaz e n’daç për kangë,
K’tu kurr’ miku s’asht turist,
Se e ndjen veten shkodran.
Kështu qofsh Shkodër përher’
Shkodra re e Shkodra vjetër,
Në çdo shpi e në çdo derë,
Mir’ të gjetsha heren tjetër.
Ramazan Çeka
Amerikë, Qershor 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply