Tonin Frroku, daja im, sot NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË GAZETARISË SPORTIVE, do të doja të të uroja për punën e bërë, përpjekjet që përmbushën ambicien tuaj, vendosmërinë për t’iu kushtuar pafund dhe pa kushte një ëndrre të bërë realitet.
Daja im i shtrenjtë, Tonin Frroku, gazetaria sportive ishte dhe mbeti për ty një prej dashurive më sublime të gazetarisë dhe raportimit. Kjo për arsyen e vetme, se ti e dashurove sportin me të njëjtën forcë, pasion dhe përkushtim sa dhe gazetarinë. Tregove me vepër sakrifikuese se me shpirt dhe zemër, me besim dhe në besim, gjithçka është e mundur, dhe ku më mirë se te gazetaria sportive mund ta bëje, e bëre dhe vijon ta bësh.
Plot 45 vite në gazetarinë sportive ishin vite sfidash për ty, për të bërë më të mirën, për të dhënë gjithçka nga vetja, për të qenë gjithnjë ai që deshe, ai që admiruesit e tu kërkonin.
Në këtë betejë, për të mbërritur deri këtu pate disa armë, efikasiteti i të cilave bëri që t’i të mbetesh një dashnor i paepur i gazetarisë sportive, dhe këto janë: paraqitja, zëri, përkushtimi, vetëbesimi, këmbëngulja dhe dashuria, me të cilën ushqeve çdo kronikë, çdo transmetim, çdo prezantim të gazetarit në përmbushjen e misionit të raportimit.
E nise ëndrrën në Shkodër, e vazhdove në të gjithë Shqipërinë, për të mbetur në Korçë një dashnor i gazetarisë sportive aq sa dhe i Vllaznisë, i Shkodrës gjithashtu, për të mbetur, Tonin Frroku.
Me përzemërsi, nipi yt, Albert Vataj
Burimi/Facebook


Leave a Reply