Dhuna është:
– Ti nuk del
– Më jep telefonin
– Hiqe atë buzëkuq
– Ai fundi është shumë i shkurtër
– Kështu dukesh si kurvë
– Laj enët
– Nuk do shkosh tek nëna jote
– Shoqet e tua janë të përdala
– Qepe gojën
– Nuk vlen asgjë
– Ti nuk do punosh, shiko fëmijët
– Në palestër jo
Dhuna është ai:
– Që bërtet
– Që të shtyn
– Që të tradhëton
– Që të poshtëron
– Që nuk kujdeset për familjen
– Që kurrë nuk të bën një komploment
– Që seksi është detyrim
– Që vendos ai
– Që të vë në siklet
– Që të sheh dhe ti ke frikë të flasësh
Dhunë është gjyqtari që i jep 18vite burg një burri që shpërfytyroi ish gruan e tij shtatzane me vogëlushen e tyre..
E fundit nga një seri padrejtësish që vrasin gra tashmë të vrara, duke i poshtëruar edhe një herë..
Mbani vetëm burrat që do të hidheshin në zjarr për ju. Ata që dinë t’iu përkëdhelin shpirtin. Ata që iu respektojnë. Dhe iu duan. Sepse kush të do nuk të kërcënon. Mos i besoni atyre historirave “më vjen keq”, “isha i nxehur”, ose “nuk mbaj mend, isha i dehur”.
NUK EKZISTOJNË.
E nëse ndodh… me herën e parë lërini.
Sepse pas të parës vijnë të tjerat.
Nuk ka justifikim që mban.
Përballë kesaj, JO
Burimi/Facebook


Leave a Reply