Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Armand Mero
Në Shqipëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu bëri thirrje sot që palët politike të përpiqen të konstituojnë Komizionin Qëndror të Zgjedhjeve të hënën e ardhshme në parlament kur është njoftuar votimi I ligjeve dhe reformave të kërkuara nga Brukseli. Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuaj në Kqz e pasojat mbi procesin zgjedhor. Javën e ardhshme në Tiranë pritet të vijë sërish Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore
Funksionimi i cunguar i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, i mbetur që prej një muaji me katër anëtarë vazhdon të jetë një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar. Thuajse në të gjitha deklarimet e tij publike, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizu i ka mëshuar kësaj pike. Ai foli sot për konstituimin e KQZ, duke bërë thirrje që të mund të realizohet të hënën e ardhshme: “Kam dëgjuar se do të zhvillohet të hënën një sesion në parlament. Është një mundësi e mirë qoftë për të tre ligjet dhe ndoshta edhe për kostituimin e KQZ. Shpresoj që të gjitha palët të përfitojnë nga kjo mundësi”.
Koha në dispozicion për arritjen e një kompromisi për KQZ duket e shkurtër aq më tepër kur pak ditë më parë, vetë zoti Arvizu pranoi se qëndrimet e palëve janë shumë larg njëra tjetrës. Ideja e socialistëve është se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI, mund të riparohet vetëm me një riformatim të komisionit. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin.
Kjo cështje pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve të Drejtorit për Europën Qëndrore dhe jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore, i cili parashikohet të rikthehet në Tiranë, në fillim të javës, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin qëndror.
Të hënën sipas asaj që njoftoi publikisht dje kryeministri Berisha, parlamenti pritet t’i japë zgjidhje një tjetër ngërci i cili pati pasoja të drejtpërdrejta në procesin e integrimit europian të vendit. Akti i fundit i deputetëve pritet të jetë votimi i dy ligjeve dhe reformës parlamentare të kërkuara nga Brukseli si kusht për të rekomanduar dhënien e Statusit kandidat. Palët duket se kanë rënë dakort me propozimin e Lëvizjes socialiste për Integrim ato të miratohen por të hyjnë në fuqi në shtator.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply