Ekziston një shpellë, në lindje të Kishës së Lindjes së Krishtit në Betlehem, e njohur si “Shpella e Qumështit”. Legjenda thotë se gjatë rrugëtimit për në Egjipt, Familja e Shenjtë u ndal atje. Ndërsa Zoja Mari po ushqente me gji foshnjën Jezus, një pikë qumështi ra në një gur, i cili u zbardh plotësisht (dhe menjëherë).
Shkëmbi i bardhë ka mbetur aty, edhe sot. Çiftet që shkojnë atje për të zgjidhur problemet e tyre të fertilitetit sjellin me vete çanta të vogla, ku vendosin pak rërë të bardhë nga shpella, e njohur si “qumështi pluhur”.
Në dymbëdhjetë vitet e fundit – sipas dëshmive të fretërve françeskanë (të cilët ruajnë shpellën dhe Bazilikën e Lindjes së Krishtit) – ka pasur mbi katër mijë letra të shkruara nga prindër që arritën të bënin fëmijë pasi vizituan këtë vend.
Madje, edhe sot Shpella e Qumështit të Betlehemit vizitohet nga çifte që kërkojnë ndërmjetësimin e Virgjëreshës si për të pasur fëmijë, ashtu edhe për t’i rritur ata në mënyrë të shëndetshme.
Marrë nga: sanpaolopatrimonio it opera-madonna-del-latte.
Edhe unë jam dëshmitar i dy rasteve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply