Nga Fatima Menalla
Rreth 15 persona në vendin tonë janë prekur nga sëmundja e Malarjas, ndërsa ISHP-ja bën me dije se nuk ka vend për alarm.
Pëllumb Pipero bën me dije se në vend nuk kemi burim të infeksionit, duke qënë se edhe rastet e identifikuara janë të importuara nga vedne të tjera, pra qytetarët janë prekurt nga kjo sëmundje në vende të tjera.
Ai ka sqaruar: “Në fazën e parë kjo sëmundje ka totalisht simptoma gripi, temperaturë 39 në fazën e parë, diarre, ethe. Një qytetar që ka qënë në një zonë malarike duhet të marrë informacion.
Nesë vijnë të infektuar dhe qendrojnë në shtëpi mund të shërbejë si burim infeksioni, në mungesë të kujdesit ata pasi të pickohen mund të kthehen në raste të prekura.
Është e rëndë që pas shumë vitesh të njihem me raste brenda vendit.
Nëse paraziti qarkullon brenda vendit është e vështirë të zhbëhet. Këta persona që udhëtojnë në këto vende duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun, të marrin mjekim edhe pse nuk janë të infektuar”.
Ndër të tjera Pipero ka theksuar qartas se vendi jonë nuk është një vend malarik, e për këtë arsye nuk ka vend për alarmë në opinionin publik./alb-observer.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply