Tregim
Dolëm nga Ekspozita e Arteve Figurative, thuajse të fundit, në atë mbrëmje të freskët dhe po ecnim në trotuarin e “Blirëve” fare pa folur. Heshtja sikur fliste ca më tepër. Me sa kuptoja unë, qyshkur ai u ndodhë para portretit të Ana Kareninës, që në fakt nuk qe ajo e Tolstoit, po një përfytyrim i tij i trishtuar, para hedhjes së personazhit ndër rrotat e trenit. Piktorit të qytetit N. i kishte shërbyer për këtë përqasje pozimi e këngëtares Ana Jegeni! Miku im Fane mbati para portretit një copë herë. Si është e mundur një gjë e tillë?,-pyeti ai veten, jo pak i tronditur!
Me Irfanin ishim në të njëjtin Institut, ai pedagog në “Artet Figurative“ dhe unë për muzikën. Nuk qe piktor i keq, po as unë, edhe pse nuk isha kurgjë, para atyre që kishin nga një a dy këngë në Festvalet e “Këngës në Radio”. Na bashkonte koha e gjatë e studimeve, jeta e konviktit, çiltërsia që kishim, gota e verës, po edhe ajo “ide fikse” që na kishte mbirë në kokë : ose në “vijën e parë”, ose “hiç fare”!
U ulëm dku, në lokalin e parë që ishte hapur me një tabelë të ndritshme dhe me emrrin e një kryeqyteti të huaj, ashtu instiktivisht. Fill pas vedosjes së rendit të ri demokratik, ishin hapur shumë bare të tilla, rradhazi.Me gjysmë drite e në tingujt e një “Bluzi” të njohur. Irfani,- i zymt si asnjëherë tjetër, iu afrua banakut e kërkoi dy gota “Konjak Korçe”. E çokëm në po atë heshtje, që na vërtitej..
-Mos u zerë besë fëmrave,mik i dashur! Ne ishim me atë Anën,-studenten tënde, të cilën e pe edhe në portretin e saj prej Karenine,- në rangun e një martese të mundshme dhe ajo shkon e pozon tek një piktor vagabond, nga ata më të fundit,-tha ai me një mllef të pazakont e me një vërshëllim fjalësh me çikla pështyme që më tmerruan e vura pëllëmbën e dorës mbi gotën e konjakut…
– Portreti nuk ishte i keq,-desha ta qetsoja unë,-dhe i përgjigjej një pozimi korrekt, jo abuziv…
– Ç’thua more, ai është një tip njeru i paskrupullt, që na i njollos penelin, më ndërpreu ai..Këtë punë bënë: i thërret fëmrat në studjon e tij, i josh me skicime të tilla, u vërtitet si gjarpër, duke u thënë se do ishin të përkryera në një nudo që mund të shitej qindra-mijëra dhe “pëlcet” sa ti shtrijë në poltronin e tij të ndyrë. Ma ka thënë vetë këtë, duke u mburrur si hajvan që është. Më beso: ka shumë njërëz të tillë që krenohen për rrugaçërinë e tyre! Dhe ajo”Biba ime” e ka besusr e s’ësht çudi që e ka shtën në dorë dhe atë. Ja që, mjaft nga femrat bukuroshee, miklohen lehtë. Më dëgjon? Ç’më shikon si “guak”?! Që nesër do të nisem e t’i gjëjë, me ato furgonet rrangllë dhe, vdeksha në vënd, po nuk i siktirisa që të dy. Dhe akoma: të ma zhdukin atë portretn e saj mizerabël e të vejë në djallë edhe ajo! Nuk e dua më!
Gjatë gjithë rrugës, gjer në qytetin N., koka e tij u trashë nga mendime të zymta e përfytyrime seksi në minderin e lemerishëm të piktorit Stathi Konduri. Bile i errdhi befas në trurin e lodhur ideja që të ishte inkognito në të dyja drejtimet e “mësymjes” së tij , që kishte marrë trajtat e tërbimi të nje Demi të egër. Dhe, sa zbriti nga furgoni raskapitës që i kishte “valuar” ropullitë e stomakut, mori menjëhere rrugën drejt studjos së tij , anës përroit fundor të qytetit, të cilin vetë Konduri e kishte quajtur “një kënd parajse të veçuar nga bota”… Hyri aty pa trokitur fare , si një rebel, me flokët e rrëna mbi ball e me syt që i shkrepëtinin , duke i hedhur vështrimin në të katra anët, aqsa e la tjetrin pa frymë…
-Ç’ke kështu, ç’të gjeti!?
-Dhe ke pafytyrësinë e me pyet..Me ç’të drejtë e ekspozove portretin e Anës në ekspozitën tënde , duke e dijtur që ajo ështe e imja? Apo e ke joshur , duke i thënë se i ngjet Ana Kareninës?!
-Je në vete , more! Po unë nuk ta mora, vetëm e pikturova..E jo pa miratimin e saj!
– Ja si qënka çështja! E ke mistifikuar me ato përdredhjet e tua prej “pederasti”, apo jo?
Piktori tjetër stepi e nuk gjeti dot fjalën e duhur që t’i përgjigjej. Ai po e fyente rënd. Thjesht mblodhi veten e i tregoi derën me gishtin tregues. Tjetri nuk lëvizi. Atëhere ai shkoi gjer tek dera dhe e hapi. U dëgjua vetëm gurgullima e ujit të përroit e era e jashtëme e briskët që i përcëlloi fytyrën e skuqur…
-Atë portret, të shkosh e ta heqësh pej andej ti “Zhgaravitës i Përroit”! Dëgjove?
Ai po dridhej. Tjeti nuk lëvizi nga pasdera, po mbylli sytë që të mos e shihte më kur po dilte….
Sheshi Qëndror i qytetit N. nuk ishte shumë largë. Aty ndodhej edhe Teatri i Qytetit. Mbrëmja iu duk se ra e menjëhershme e një reze ndriti dhe qartësoi fytyrën e Anës në posterin e madh të ngjitur në murin ballor të teatrit. Vështrimi i tij ndeshi në buzëqshjen e sytë e saj që sikur shkëndritën…U drodhë…”Përse errdhe si hajdut?…Ti e dije që ështe premjera ime sonte?!”. Ai lexoi gërmat e mëdha: “KONCERT RECITAL I KËNGËTARES ANA JEGENI”…Ai e dinte këtë prej saj…Dhe i kishte thënë se e donte tek rreshti i parë, me tufën e luleve ndër duar…..Pak më poshte lexoi emrrin e piktorit Konduri, nga dera e të cilit , sapo doli …Iu errën sytë…Nga brënda dilnin të vakëta jonet e një kënge të shtruar kurbetllinjsh, me zërin e njohur..Pa orën…Ai tani qe një pjesë e atij trungu bliri, me degët plotë lule që kundërmonin erën e tyre dehëse…Donte edhe pak minuta të dilte publiku , sepse portjeri e hapi derën e hyrjes dy kanatëshe…..U kthye menjëhere nga ana e pasme e blirit, i mbuluar nga degët e dëndura që shtriheshin në atë njollë të errët nate.
Ajo ndriti së fundi tek porta, me duart plotë tufa lulesh e ndali një hop të thithte ajrin e fresket të mbrëmjes, trazuar me aromën e luleve të blirit…Teksa prej andej u shfaq ai që i kishte munguar. I ngriti duart përpjetë e tufat e luleve ranë të gjitha mbi pllakat e gurëve të skalitur….
-Ishe në sallë?!
-Jo. Nuk munda. Errdha me vonesë, eh, si katandsëm!-tha ai me shpejtësi,-Po gjer këtu vinte zëri yt i mrekullueshm…S’kisha si të mos vija në këtë “buqetë këngësh” e dashur Ana…
Ajo e përqafoi…
-Kjo është mbrëmja jonë sonte!…E kalojmë këtu , apo marim taksi e brënda dy orësh jemi në Tiranë?
-Si të duash ti vendos.
-Atëhere , në Tiranë…Sa më largë provincës!…Taksi!,-thirri ai….
Rrugës për në Tiranë filloi një shi i imt vjeshte dhe dritaret e taksisë u veshën me avull. Ana ishte e lumtur. Dy herë e lumtur. Mbështeti kokën tek supi i tij dhe jetoi brenda vetes rrishtasi atmosferën e ndezur të sallës. Zëri i saj i mëndafsh, prej mezosopranoje,-sikundër e kishte cilësuar pedagogia e kantos,-kishte zbritur disa tonalitete më poshtë, në nivelin po aq të ngrohtë të melodive të mirëfillta popullore të Jugut e të Veriut..Ndërsa tek ai ziente po ajo xhelozi e bërjese së portretit prej një piktori province që çuditërisht kishte shërbyer edhe si poster e mbushte gjith muret e qytetit. E megjithatë, ai nuk e përjashtonte që koka e saj do ishte vendosur edhe në supet e atij “Zhgaravitësi” me fytyrë si të femrave të përdala!. Ndoshta, e kishte kandisur edhe Anën të shtrihej në divanin e tij të qelbur,,,bile, ca më keq akoma, tia merrte virgjërinë i pari, sikundër lakmojnë manjakë të tillë seksual, po ashtu si qe lëvduar ai njeri me fytyrë femre një mbrëmmje vonë, si kishte pirë pak si tepër….Po këtë mbrëmje, si t’i jepte ca gota verë edhe ai mikes së tij, do të qartësonte gjithçka. E kishte vendosur.Nuk mund të qe një burr teveqel….
Taksia qëndroi në rrugicën e Hotelit”Internacional”, i cili preferohej për arkiteturën e vjetër . Ajo kishte dremitur një copë herë dhe tani fërkoi syte me pëllëmbët e duarve delikate…I nxori te dyja këmbët me çizme lëkure veshur e drejoi trupin elegant përpjetë, si një lastar i bukur pemë. Piktori i dha krahun me etikën e një xhentëlmeni, ajo i futi dorën e majtë dhe ngjitën shkallareve të mermerit, para deres së ndriçuar me drita blu të errëta…. Nga Bari ndjehej melodie e një kënge të huaj, prej një orkestrine të vogël me vegëla tunxhi, ku predominonte fisarmonika e violina….Nisi ta shoqërojë edhe Ana, me zërin e ëmbël të saj, me një nënëton magjie, akoma në afshin e pashuar të triumfit të parë, si artiste e një qyteti të vogël. Kurse në kokën e trashur prej dyshimeve të piktorit të saj, vërtitej si një “re incesti” akti i provës së mëtejshme që kërkone ta kryente po sonte,me patjetër….patjetër….Patjerër…
-Ngrihemi ,-tha ai ,-vajti von…
-Asnjëherë nuk është vonë. Sonte i dashur dua të jem e qetë.Ta ndjejë ca më tepër triumfin,,,
-Kë triumf? Nuk ishe në SKALA, de!As Maria Kala!….Ke kohë për këtë….Karjera yte sapo filloi…Mos me egoizmin tënd!
-Ç’është kjo gjuhë Fani…..Të lutem shumë!
-Flasim lartë më mirë,-tha ai duke u ngritur.
Ajo u ngritë e pezmatuar, me vështrimin e humbur mbi ballin e tij që po rrudhosej prej një tiku nervoziteti. Atëhere ajo brofi menjëherë, rrëmbeu shallin, çantën e vogël, çelsin e dhomës hedhur mbi tryezë e u drejtua nga shkallët e hotelit…Ai vinte pas saj, duke parë me vëmëndje lakimin e trupit elegant të Anës e ritmikën e vitheve, me një etje të panjohur. Dhoma e tyre me nr. 13 , në katin e tretë, binte nga rruga e pasme e godinës së dikurshme të Shkrimtarëve dhe Artistëve, nga ku shihej edhe sahati përbri xhamis së Et’hem Beut. Nuk kishte më “Lidhje Artistësh!”. Qe zgjidhur e lëshuar lëmshi , për dreq! Ajo kishte qënë edhe herë tjetër të tjera në këtë dhomë. Hyri po me atë nervozizm, vari xhaketën elegante, shallin e çantën në kremastarin e pasderës dhe u kthye nga ai.
-Urdhëro, shoku profesor Fani, fol tani!…Se, as gotën me verë, nuk e pimë dot gjer në fund, as atë orkestrinë kaq të intonuar nuk e shijuam dotë. Ç’është gjithë ky padurim?!
-Fare thjeshtë. Sonte dua që të jesh e imja përfundimisht. Boll vetëm me “Dashuriçkat Platonike”!
Ana u zmbraps, si për ta parë më mirë në distancë.
-Ç’është kjo frazeologji e tmershme, “ e imja” dhe e “jotja”, duke më përmëndur edhe filozafin e lashtësisë?!
-Ta them unë tani!
Ai e e shtriu në krevat me rrëmbimin e një të dehuri dhe filloi ta xhvishte vetë. Ajo i zuri duart e tentoi të ngrihej, duke i përplasur edhe çizmet me njera tjetrën. Por ai ra i gjithi mbi të e nisi ta puthte egërsisht , duke mërmritur fjalë të shkëputura për “tradhëtinë e mundshme” të saj, për potretin e atij piktorit të provincës që edhe fytyrën e kishte si të një femre dhe se bollë i kishte rezistuar kaq muaj e vite, duke mos e kryer të plotë kënaqësinë, me atë shprehejen e nënë së saj, se gruaja e jepë virgjërinë vetëm në natën e parë të martesës. “Dëngëla të gjitha “,- bërtiti ai, duke i shqyer po me atë nervozizm të mbathurat, teksa atë e la fuqia e u shkrehë në lotë dëshpërimi…..
Vetëm kur u ngritë, ai e pa skuqjen e çarçafit. U qetësua menjëherë nga ajo pandehmë ogurzezë, morri frrymë thellë e i ra koka me leshtraat e shprishura mbi jastëk e sytë e skuqur, ngulur në tavanim me rrombe simetrike ngjyrë ari. Pa i hedhur sytë asaj krijese të dërmuar që dëneste me dhimbjen e saj të thellë….Pas pak, si i çliruar nga makthe cfilitëse, e zuri një gjum humbëtire, ashtu i shkrehur siç ishte e i çliruarnga dyshimet e veta raskapitëse…
Ana u ngritë ngadalë, e plogët e gjitha prej aktit barbar, si u bind që atë e kishte përfshirë “gjumi i vdekjes”, e shtriu me pëllëmbën e dorës fustanin, veshi me nxitim xhaketën, hodhi shallin rreth qafës elegante e lehtas doli e u varë shkallëve të drunjta…..Sa doli në rrugicën e njohur, morri frymë thellë, kaloi bulevardin përbri Pallatit të Madh të Kulturës e 15 katshit dhe mori mëtëlartë “Rrugën e Dibrës”, nga e kishte shtëpinë e prindërve….Me një vendimin të pakthyeshm! Në atë ditë zie vrastare që duhej të qe nata më e lumtur e saj…
Në tre ditët që pasuan, piktori nuk mundi dot të komunikonte me te dashurën. Ajo nuk bëhej më e gjallë dhe kishte ndërruar adresë e numër telefoni. Diten e katërt mu drejtua mua se mos kisha ndonje dijeni për ish studenten time të dikurshme. Po, i thashë. që unë kam dijeni e të pres po në atë Bar-Bufe ku pimë konjakë. Errdhi me të shpejt, unë porosita nga një dopio konjakë përsëri e i vendosa në tryzën ku ishim ulur. Ai e rrëfeu gjithë këtë histori të pazakontë, duke ndjekur reagimin tim, pas çdo fjale që thoshte dhe pastaj priti me ankth e , jo pak i tronditur, të hapia gojën. U mbështeta mire në karige, hapa çantën dhe nxora prej andej një gazetë të përditëshme, duke shpalosur faqen e mesit , ku qe botuar portereti i Ana Jegenit , e cila zinte thuajse gjysmën e faqes, si vepër fituese e vitit në vazhdim për Artet Figurative, nga piktori Stathi Konduri, si edhe një foto reale e saj në mbyllje të koncertit recital të saj në qyten N.,….Nuk foli, po e ktheu me eks gjithë gotën, uli kokën e pastaj tha me fjalët zvarë: “E humba përgjithmonë”!
Piktura Irina Hysi Ma. Athine 10/02/2024
Burimi/Derguar nga vete Autori

Leave a Reply