Me daten 30 janar, diten e ejte, ne oren 15 20 do te i deleguemi i argjipeshkvit ne shtepi te Esat Toptanit. Hasan Riza Pasha kishte paracaktue qe kryengritja kunder serbeve do te niste ne jug te Zadrimes, ne katundin Nenshat, gjithmone ne mbeshtetje te udhezimeve te dhena nga Shkodra. Mirpo, Pasha na ato dite, tue inspektue pozicionet ushtarake, u kthye vone ne banesen e tij. Dikur, mbas nje kohe, ia arriti adiutanti i Esat Toptanit dhe i tha se i deleguemi i klerit kishte ardhe dhe po e priste ne shtepi te Esat Toptanit. “Pra, a te vije Pasha me te deleguemin ketu – i tha adiutanti – apo urdheroni Ju atje?”. Hasan Rizaja u ngrit ne kambe dhe i tha kryetarit te shtatmadhorise se mbas nje ore do te kthehej. Bashke me n/ togerin e Esat Pashes nisen per ne konakun e Esat Toptanit. Doli nga shtepia pa lajmerue as adiutantin. Ne mes te dy shtepive te pashallareve kishte nje largesi kund 150 m. Ne porten e Hasan Riza Pashes qenderonte nje roje nga rezervistet shqiptar. Ne oren 18. 45 Hasan Rizaja doli nga shtepia e Esat Pashes. Ne mes te banesave krisen dy pushke, njena mbas tjetres, me nje interval te shkurte u shpraz edhe nje tjerer. Oficeret dhe ushtaraket qe ndodheshin ne konakun e Hasan Riza Pashes, fluturuan dhe u versulen drejt baneses se Esat Toptanit. Nata ishte teper e erret, nga mungesa e dritave ne rruge ishte e pamundun te dallonin njeni – tjetrin. Ma ne fund Hasan Riza Pasha u gjet i plagosun, i shtrime ne shpine me doren ne revolver, mbasi nuk kishte pase fuqi ta shprazte, ndonese e kishte pase heqe nga kellefi. Me te shpejte qe barte e cue ne shtepi. U lajmeruen mjeket te cilet erdhen urgjent. Hasan Rizaja, ma te paren here, tha keto fjale: “Tue ardhe rruges me dolen para tre vete, te cilet nga errsina nuk munda t’ i njoh. Mbasi me kaluen teper afer, me verejten ne fytyre: njeni prej tyne me gjuejti dy here, mbasi rash ne gjunj, tjetri edhe nje here, kurse i treti nuk qiti. Se nga iken nuk i pashe”.
Hasan Riza Pasha kishte marre dy plage, nga tri te shtena dy plumba i kishin takue: njeni ne shpine tue i shpue mushknine, tjetri tue shpue veshken dhe tue i dale ne fund te barkut. Mjeket raportuen se nuk kishte shpetim. Ne oren dy te asaj nate, mbas pese oresh, i dha fund jetes.
Opinioni publik shkodran pat pershtypjen dhe bindjen se, Esat Toptani e kishte kurdise planin e vrasjes se Hasan Riza Pashes me doren e krimineleve Osman Bali nga rrethet e Tiranes, te Mahmutit nga Kavaja dhe te quejtunit Teofik nga Shqipnia e Mesme.
Humbjen e atij burri e vajtoi mbare Shkodra, sepse me vdekjen e Pashes parashihte rrezikun e madh qe i kanosej.
Hasan Riza Pasha me daten 31 janar 1913 u varros nder varrezat e xhamise se Parruces, diten e premte.
Po kush ishte Hasan Riza Pasha.
Lindi ne Bagdad ne vitin 1871 dhe atje u rrit. I ati, Namik Pasha, qe vali i Bagdatit. Mbasi mbaroi shkollat ushtarake me radhe, ne vitin 1892 doli n/ toger nga Akademia Ushtarake e Stambollit. Ne vitin 1895 kreu shkollen e shtatmadhorise dhe gradue kapiten. Ne vitin 1897 mori pjese ne luften turko – greke. Mbas sa e sa sherbimesh te ndryshme ne ushtri, fitoi graden n/kolonel. Ne vitin 1899 qe dergue ne Gjermani per me plotsue studimet e nalta dhe aplikacionin.
Kreu shkollen e luftes (Kriegsakademi), ku u dallue per aftesite e tij ne mes te gjithe studenteve osmanllinj dhe gjermane. Ne vitin 1901 Hasan Rizaja ktheu ne atdheun e tij. Ne vitin 1911 erdhi ne Shkoder, i ngarkuem si komandant i divizionit te pavarun te Shkodres dhe me 7 mars 1912 u emnue vali e komandant i kesaj guvernature. Hasan Riza Pasha banonte ketu, ne Shkoder, ne shtepine e te ndjerit Adem Tahiri ne Fushe Cele. Po gati perballe baneses se tij, banonte Esat P. Toptani (ne vilen e H. Bekteshi).
Hasan Rizaja kritikonte haptas partine e xhonturqeve me gjithe shoqnine “Bashkim e perparim – Ittihad ve Terekki – Xhemijeti” – per damin qe ajo parti i kishte sjelle ushtrise, tue u lane oficereve shesh te lire qe te merreshin me ceshtje politike. Ai i simpatizonte shume shqiptaret. Veprat letrare shqipe me fryme patriotike i cmoi mjaft dhe i shperbleu, sikurse veproi me poemen “Lahuta e Malcise. At Gjergj Fishta, mbas propozimit te pashes, qe dekorue me medaljen e Mbretit te Turqise, Mearif II. Ne librin e botuem ne kujtim te poetit, nder te tjera shkruhet: “Me rastin e shfaqjes se nje drame ne sallonin e shkolles franceskane ishte i ftuem edhe valiu i Shkodres, Hasan Riza Pasha, i cili kah duel ia shterngoi doren dhe e u pergezue me autorin. Ne te nesermen, mbas shfaqjes, i telegrafoi qeverise ne Stamboll: “Asht nevoja me e shtie ne binare e jo me e ndrydhe nacionalizmin shqiptar”.
Nga: Hamdi Bushati (shkodra dhe motet).
Burimi/Facebook


Leave a Reply