Prindërit e një nxënësi të shkollës së mesme në Kaliforni kanë ngritur një padi kundër shkollës së djalit të tyre 13-vjeçar.
Ata e quajnë të pa drejtë vendimin e shkollës për pezullimin e djalit të tyre vetëm sepse ai kishte lyer fytyrën e tij me bojë të zezë ndërsa përpiqej të imitonte futbollistët e tij të preferuar.
Sa kaq në padi prindrit e tij kërkojnë të hiqet pezullimi nga shkolla pasi ky vendim mund të ndikojë në aftësinë e tij për të fituar pranimin në shkollat e mesme, kolegjet apo profesionet e caktuara.
“Të vetmit njerëz që tregojnë racizëm absolut tani janë administratorët e shkollës,” tha babai Daniel Ameduri për djalin e tij 13-vjeçar.
“Gjithçka ishte normale. Askush nuk tha asgjë. Ishte një lojë normale futbolli,”-tha 13 vjeçari
Por një javë pas lojës, drejtori i shkollës së mesme “Muirlands” e thirri atë dhe prindërit e tij për t’u thënë atyre se Daniel do të pezullohet për dy ditë, gjithashtu atyre iu komunikua se djalit të tyre i ndalohej të merrte pjesë në çdo ngjarje atletike të ardhshme.
Avokatja Karin Sëeigart, në padinë e paraqitur në Distriktin Jugor të Kalifornisë argumenton se 13-vjeçari thjesht po imitonte sportistin e tij të preferuar.
Padia e paraqitur rishtazi argumenton se Distrikti i Unifikuar Shkollor i San Diegos po shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë dhe nuk i siguronte nxënësit një proces të rregullt.
Burimi/gazetashqiptare.al/


Leave a Reply