Shumë ditë më parë kam postuar nje video,ku me zë e me figurë refuzohet kerkesa e një shqiptari,per ta rregjistruar fëmijën e vet ne kopshtin e ÇAIRIT te SHKUPIT,me argumentin e vetëm se kërkesa është shkruar në gjuhen shqipe.
Sot postova nje tjeter,perseri me zë e me figurë,ku fëmijë të pafajshëm,të vegjël e të parritur ankojne se nuk kane mundesi te shkollohen ne gjuhen e tyre,amtare.
Ne fshatin ÇASHKË,në Maqedoni,rreth 70 femijë të vegjël e tresin kohen kot,pa mesuar asgje nga mësuesit e tyre,qe ndryhen ne shkolle e vazhdojne punën vetëm në maqedonishten zyrtare dhe asgjë tjeter.
Bisedova me një shok timin te Maqedonise,qe me tha se ÇASHKA dhe ÇAIRI jane vetem maja e ajsbergut e asaj,qe eshte rrealisht ne Maqedonine e ALI QAMETIT.
Ndonëse të vjedhur,në rregjistrimin e fundit,shqiptaret dolen 29,5 perqind te popullsisë vendase,nga 47 perqind që janë rrealisht.
Nderkohe,trajtimi i tyre ligjor vazhdon njelloj si me pare,me ligjin e 20 perqindeshit,ku shqiptaret jane te vendosur ne rrjesht me pakicat,me rromet,turqit,serbet e te tjere ne kete Republike.
Edhe bullgaret po futen ne Kushtetuten e Maqedonise,si popull shtet formues dhe ne vendasit atje bëjmë sehir.
Aliu i sheh nga larg keto zhvillime nenqesh dhe zhytet gjithnje e me thelle ne kolltukun e BDI-së,te privilegjeve e te pasurise…!
Shqiptaret vazhdojne e firojne gjithnje e me shume,nuk shohin hajer e largohen nga Maqedonia me vrap,duke boshatisur fshatra e qytete te tera,ku me pare shqiptaret ishin ne rendin e pare.
Ne titullin e rreagimit tim,ju drejtova Ali Ahmetit,qe te shkoje deri ne Çashke, ti takoje ata prinder shqiptare dhe ata femije,qe nuk shkollohen ne gjuhen amtare.
Tani ne fund,duke pare e degjuar te tjera ngjarje të ngjashme ne krejt Maqedonine e Veriut them me bindje se ku te shkoje me pare ALIU i shkrete…?
Thonë se Ai e bëri luftën dhe per 23 vite me rradhe,shqiptaret i kerkojne te bëjë edhe paqen.
NUK ËSHTË E MUNDUR.
Largoju ALI dhe hapi rrugen qarkullimit te elitave politike ne Maqedoni.
Me siguri,atje ka shqiptare te tjere me te shkolluar dhe me atdhetarë se ti.
Ata do ti çojnë më perpara te drejtat dhe lirite e shqiptarëve,për të cilat ti flet aq shumë dhe krenohesh edhe më shumé,me pa te drejtë…!
E di se nuk i lexon keto lloj letrash dhe nuk i vlereson kritikat qe te behen dhe sidomos ato lloje kritikash “që i tregojnë beut arat…!”
Ndryshe do te ishe larguar vetë e shqiptaret do te kishin suksese te tjera,do te ishin popull shtetformues,me Kushtetuten e vendit(jo me llafe) dhe gjuha shqipe,do të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoni…!
IK ALI DHE PARA SE TË IKËSH,GJEJ KOHË E SHKO DERI NË ÇASHKË…!
70 FËMIJË TË VEGJËL,SHQIPTARË TË PAFAJSHËM,NUK MËSOJNË DOT NË GJUHEN E TYRE AMTARE DHE KJO GJËMË NUK NDODHÉ VETËM ATJE.
E KE KOHEN TANI:IK ALI-SHKO ALI.!
Dashamir Uruçi,
Shkodër,12 janar 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply