GALERIA IRINA Tiranë
EKSPOZITA 1
DRITË
Ndërsa puna në galerine, “IRINA Gallery Tirana” hyn në fazën e saj përfundimtare, kushtuam një ekspozitë unike të përbashkët.
Me krijimet e artistëve bashkëkohorë!
MUSTAFA ARAPI
Adrian Devolli
IRINA HYSI
IDRIZ BALANI
Leon Cika
MIRA KUCUKU
FATMIR TUFINA
Violeta Kongo
26. 12. 2023 – 26. 1. 2024
Kurator i ekspozitës, profesor dhe studiues arti, Adrian Devolli!
Ekspozita “Drita” është një mundësi unike për të zbuluar evolucionin e këtij arti magjepsës dhe për të kuptuar sesi teknikat e gdhendjes, ngjyrave dhe formave kanë ndikuar në kapjen dhe shprehjen e dritës duke krijuar imazhe nga realiteti dhe duke ndikuar në lëvizjet artistike të kohërave në të cilat jetojmë, një dialog, mes mjeshtrave të vjetër dhe krijuesve bashkëkohorë!
Me më shumë se 12 vepra, kjo ekspozitë jep një pasqyrë duke i vendosur ato në kontekstin historik
Me inaugurimin e galerisë, ekspozita “DRITE”, shpalos larminë dhe pasurinë e saj, veçanërisht përmes veprave që kanë ardhur deri te ne, pikturat, grafikat e Mjeshtrit të Madh Mustafa Arapi, skulpturave të mjeshtrit Idriz Balani, veprat e studiuesit të artit Adrian Devolli, qeramika e mjeshtres Mira Kuçuku dhe artistë të tjerë që ndriçojnë me veprat e tyre dhe që na lejojnë të evokojmë këtë ekspozitë, sipas Artit!
Për herë të parë, galeria u përurua me rilidhjen me historinë e Artit, tregime historike, piktura, grafika të ndriçuara dhe vepra të tjera figurative, në një dritë të re.
ANËTARËSIMET DHE PËRFITIMET
Bashkohuni me një nga programet tona dhe përfitoni nga 1 vit akses në koleksionet e përhershme dhe ekspozitat e përkohshme
Nëse jeni në Tiranë, mos e humbisni rastin ta vizitoni, edhe nëse jeni një artdashës kureshtar.
Bëhuni mik i “GALERI IRINA Tirana” dhe vizitoni ekspozitën.
IRINA Gallery Tirana
Irina Hysi
Kompleksi Halili, Rruga e Dibrës, Tirana
Tel ;- 0695581308


Leave a Reply