Ky postim ngushëllues i dedikohet institucioneve të Kosovës dhe më gjerë, partive të të gjitha ngjyrave dhe gjithë atyre që çirren në patriotizëm , vlera të luftës, krijimin e shtetit të Kosovës, e që thirren përgjithësisht për (gjoja)shqiptari.
Sot, më në fund, pas shumë vitesh arriti stafi i ambasadës së Kosovës me aparaturën përkatëse për regullimin e dokumenteve të identitetit ‘pasaport/ letërnjoftim, për qytetarët e saj të burgosur, që në fakt janë ‘pengje politike.
Shumë mirë më erdhi për të tjerët, edhe pse unë nuk u mora në konsideratë nga ana e Republikës së Kosovës, që të ekstradohem së bashku më ‘ta, andej edhe nga erdhëm.
Për të luftuar për çlirimin e Kosovës, ishim dikur të vlefshëm; sot, me qëndrimin e shtetit të Kosovës, na qenka ‘borë e djeshme !
Nga kjo ditë nuk ka më dilemë, i keni vu kapakun në raport me mua.
Keni dërguar njerëzit tuaj në terren të huaj më i hjekë qafe nga dora e hasmit.
Ne duhet të ishim të vdekur që të gjithë , por ja që për fatin tuaj të keq , jemi gjallë e me faqe të bardhë.
Ajo që së fundmi është evidente, pra që ju keni vdekur për së gjalli me damkën e urryer të krimit që mundoheni t’ua mveshni, çdoherë siç është dëshmuar me sofistikim për të shfajësuar veten, gati tradicionalisht tjetrit/ tjerëve.
Kjo dëshmohet përmes raporteve të grupeve/klaneve/qarqeve/ rivale që ishin të strehuar deri dje qoftë në taborin e të ashtuquajturëve “institucionalistë” në rrafshin politik dhe atë ushtarak Farkist; po ashtu edhe të ILEGALES nën obrellën e UÇK-së.
Armiqësi, ligësi dhe hile të tilla duhet të kenë praktikuar edhe Partizanët dhe Ballistët e dikurshëm.
Shqiptar?
Jo!
Janë ‘Shtegtarë!
HISTORIA DO TË MBAJ SHËNIM PËR KETË!
19 dhjetor 2023

Burimi/Facebook


Leave a Reply