Dom Pjetër Popajt
Në 38 vjetorin e shugurimit Meshtar
~
Edhe nën çatinë e evenimenteve
përjetohet psalmi;
Kupa e lindje-jetës,
Kelku i ditës së shugurimit!
Ato i galdon Meshtari,
si apostull i predikimit të Ungjillit.
Dy jetë, në një!
.
Dom Pjetri, në inspirim
mediton udhën e 38 vjetve
Kohën në trojet e Shen Gjergjit,
Vjeshtën, kur u shugurua meshtar,
nën qiellin e New-Yorkut,
Sikurse në dy atraksione;
Toksore nga trupi
Qiellore nga shpirti,
Atëhëre kur JEZUSI e thirri në grigjë!
.
Bari shpirtnor i Kishes,
Me petkun shekullar të obligimit,
me veladonin e përvujtënimit,
Misionar, studiues e predikator
i Homolisë. Dishepullin tonë,
Dom Pjetër Popaj
Hyji e naltoftë,
edhe në hierarkinë e Ipeshkvisë!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Ditenetet e jetes”
Burimi/Facebook


Leave a Reply