Mbrëmë vonë pata rastin te lexoj per here te pare,nje projekt te perbashket,te SHBA-BE per bashkesine e komunave me shumice serbe ne Kosove.
Sejcili lexues i vemendshem,pasi e ka lexuar draftin e pregaditur nga fuqite e medha,do te kuptojë se Serbia i ka dyert e hapura te funksionoje e te perzihet gjitheandej,ne veriun e Kosoves e veçanarisht ne fushen e arsimit,shendetsise,policise,kujdesit social,financa e te tjere.
Pas rrjeshtave te kamufluar e me fjale te medha,te projektit euroatllantik te asociacionit fshihen vjegcat, ku do te kapen serbët per ta zhbere Kosoven e pavarur.
Fjalet draft,asociacion,vetemenaxhim e te tjere jane te gjitha ne kete projekt mareveshje dhe te gjitha jane aty,ne sherbim te pretendimeve te serbise per veriun e Kosoves Republike.
Ne 45 nene te ketij drafti,te ndare ne 7 kapituj percaktohen gjitheandej te drejtat,qe do te kete bashkesia e komunave me shumice serbe ne Kosovë,me nje fjale i qahet halli serbeve te Kosoves,pa permendur askund te drejtat e shqiptarve ne Kosoven lindore te cilet jane 3-5 here me shume se serbet ne veriun e saj.
Ne draft eshte percaktuar se do te kete vetemenaxhim,brenda nivelit ekzistues,komunal te qeverisjes lokale dhe asociacioni nuk do te fitoje kompetenca ekzekutive,shtese ne raport me komunat e tjera anetare te saj.
Pasi perpiqet ta identifikoje ASOCIACIONIN “si te gjithe komunat e tjera ne Kosove”,drafti ne fjale percakton se donacionet e mallrave dhe paisjeve nga Serbia,do te perjashtohen nga çdo takse apo detyrim,ne perputhje me ligjet ne fuqi.
Pas kesaj mundesie te arte,ne Kosoven e Veriut, do te lulezoje kontrabanda,kete rradhë e mbeshtetur ne Statutin qe do te kete Bashkesia e serbeve pseudoshumicë,e pranuar me shkrim nga te dyja palet dhe me miratimin e nderkombetarve.
Ne vijim te neneve te ketij drafti hasim ne te drejtat qe do te kete asociacioni, ne promovimin e te drejtave dhe interesave te Komunitetit serb ne Kosove.
Ky asociacion,do te kete te drejte te miratoje rregullore,udhezime por edhe te marre vendime ne kete fushe.
Ky lloj percaktimi i pergjithshem i hape rrugen turli lloj vendimi i cili me siguri do te preke ne te ardhmen e afert, interesat, sovranitetin e integritetin territorial te Kosoves.
Ne kete draft eshte percaktuar se rrjeti arsimor serb i Kosoves dhe rrjeti shendetsor serb i Kosoves, do te themelohen si ofrues privatë te arsimit dhe shendetsise,nen pergjegjesine e Asociacionit,duke theksuar serbine si kontribues financiar dhe duke mos harruar gjithashtu se zyrat e ofruesve do te jene ne serbi.
Gjithashtu edhe ne keto fusha,sherbimet lirohen nga doganat dhe te gjitha detyrimet e tjera.
Eshte me vlere te theksohet edhe e drejta qe ka rrjeti arsimor serb te leshoje diploma te dyfishta.
Pas kesaj,institucioni themelues i Asociacionit,do te leshoje nje diplome dublikate,ne kete rast diplome serbe e nderkohe qeveria e Kosoves do ta trajtoje diplomen dublikate si nje diplomë te huaj.
Me pas,tek drafti,do te gjejme te drejten qe kane kater kryetaret e komunave ne veri,per te propozuar listen e drejtorave te policise,drejtuar Ministrise se Punve te Brendshme te Kosoves.
Duke e çveshur draftin nga kostumi i diplomacise,do te kuptojme se ne veriun e Kosoves,punet e te gjitha llojeve,arsimi,shendetsia,policia,punet sociale,financat,donacionet e te tjere jane ne doren e serbise si kurre me pare,duke shtuar se kete here,do te kene edhe miratimin e Kosoves e te nderkombetarve.
Ajo me ithta,qe nuk eshte cekur ne kete draft eshtë situata post asociacion.
Ne se i hapim rrugen asociacionit ne veri,a do te kerkoje serbia nje asociacion tjeter,per komunat ne pjese tjera te kosoves dhe me skandalozja çfarë do te kerkoje kisha serbe per tokat e pasurite e saj te grabitura shqiptarve dhe te ligjeruara nga gjykatat e Republikës se Kosovës.
Ne nje dalje publike,VUÇI i Serbise pat deklaruar se ne po punojme per te ngritur mekanizmat me te cilat neser, do ta rrënojmë pavaresine e Kosoves…!
Kjo thenie e tija,nuk u komentua ne median shqiptare,as ne kosove dhe as ne shqiperi, ndonese mbartë ne vetvehte,nje plan tragjik,per te cilin serbet po punojnë pa u ndalur kunder shqiptarve.
Ne fakt,ajo deklarate ishte nje thirrje per nje kujdes te shtuar ndaj çeshtjes shqiptare ne teresi,me objekt te veçante asociacionin.
Ajo gjithashtu ja rriti edhe me shumë peshen e pergjegjesine qe ka politika shqiptare per te ardhmen e Kosoves.
Lideret tane,ne Shqiperi e ne Kosove,duhet te nxjerrin perfundimin se askush nuk ka te drejte te firmose dokumente,me te cilat neser,mund te tjetersohet territori i republikes se Kosoves.
Ne kete rast mendoj se duhen perdorur te gjitha format per te terhequr mendimin e qytetarve te kosoves per qendrimin qe duhet mbajtur ndaj asociacionit.
Nje barre te tille historike nuk duhet ta mbaje as VJOSA PRESIDENTE dhe as KRYEMINISTRI KURTI dhe aq sa i takon,as kryeministri RAMA.
Lideret tane, majtas e djathtas,ne Shqiperi e ne Kosove,duhet te ikin nga deliri qe i ka rrezikuar se “ne bejme politike te madhe e ju te tjeret nuk dini gjë….!”
Ne keto momente historike,nuk duhet te mendojmë vetem per veriun e te harrojme KOSOVEN LINDORE.
Politika shqiptare,duhet te kujtoje,protesten e Prishtines te 23 tetorit 2023,ku slogani me trondites ishte thirrja e popullit shqiptar te lugines:PO NA SHUJN…!
Nuk duhet te kete takime vetem per veriun,pa hedhur ne tavoline edhe kerkesat e Kosoves lindore per te drejta kombetare e njerzore te shqiptarve nen Serbi.
Me duhet te them ndonese e dini te gjithe se jemi nje popull i vogel me te cilin Europa ka luajtur si ka dashur ne histori dhe tashme eshte vertetuar se fati i popujve te vegjel,nuk ka çuar peshë,ne raportet mes fuqive te medha.
Gjithashtu jemi nje popull me maxhorance islame te cilen Europa nuk e ka per zemer.
Lufta ne Ukraine dhe Gaza si dhe krizat e tjera qe presin rradhen e kane zbehur kujdesin amerikan ndaj Kosoves.
Kesisoj situata e shqiptarve ne ILIRIK eshte renduar e komplikuar.
Me çdo kusht duhet te behemi bashke e te luftojme bashke.
Atdhedashuria nuk ka moshe.
Duhet te ngrihemi ne kembe e te protestojme masivisht.
Të mbushim rruget e sheshet e qyteteve ne rrajon e diaspore.
Te ngrejme zerin si dikur per lirine e Shqiptarine.
Kosova ka nevoje per ne,ka nevoje per doren e ngrohte te atdhedashurise.
Dashamir Uruçi,
Shkoder,13 nentor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply