Sot (12 nëntor 2023), në shtepinë i rilindasit, Pashko Vasa, Shkoder, Monument Kulture e Historie ! Kjo shtepi e shekullit të18 -të, duhet shpetuar me çdo kusht nga degradimi në rrenojë ! Nuk ka kohë per të humbur duke bërë histori se çka ndodhur me këte shtepi 3 dekadat e fundit dhe pse u la të mbërrijë në gjëndjen e saj më kritike, por të veprohet per ta shpetuar dhe kthyer në funksionin e saj historik, siç e meriton nderimi e mirënjohja per Rilindjen Tonë Kombëtare dhe ideologun i saj, Pashko Vasa! Nuk do ti falet Drejtorisë Rajonale Të Trashëgimisë Kulturore Shkoder, Prefektures e Keshillit të Qarkut dhe Bashkisë Shkoder, nëse këto s’bashkëpunojnë fort per të rehabilituar këte shtepi ! Koha nuk pret, neser është vonë ! Si ka mundësi që administrata e shtetit të para vitit 1990, ka qënë shumë më e kujdesshme per objekte të tilla se sa administrata e shtetit të pas vitit 1992 ?! A ia bëjnë vetes këte pyetje ata që e drejtojnë administraten, apo mëndojnë se historia fillon me diten kur ai apo ajo kanë ardhur në drejtim ?!







Burimi/Facebook


Leave a Reply