Rama me Melonin ka nënshkruar një marrëveshje mbi ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin. Emigrantë që shkojnë në Itali apo kapen me “barcone” për të hyrë në Itali do të përfundojnë në kampin e Shëngjinit.
Pas mikpritjes ndaj iranianëve, ndaj sirianëve, afganëve, tashmë do të bëhemi mikpritës ndaj të gjithë afrikanëve. Do kuptohej nëse këto do ishin kusure për tu paguar nga një vend kolonizator, por të jenë qoka që bëhen nga dikush që mendon se ka mandat total është poshtëruese.
Si ka mundësi që jemi kaq mikpritës me skllevërit modern që vijnë nga Afrika e nuk bëjmë asgjë kundër shpopullimit?
Bëjnë kamping emigrantët afrikanë në Shqipëri, ndërkohë që me shkelma përzihen shqiptarët!
Njëherë që vijnë në Shqipëri këta emigrantë, do të mbesin këtu apo do të riatdhesohen?
Nëse do të riatdhesohen, si do të jetë proçedura?
Sa kosto ka riatdhesimi? Kush do ti mbuloj këto kosto?
Apo apo nuk do të riatdhesohen por do të shkojnë të kënaqin kërkesën e oligarkëve shqiptarë për krahë pune?
Shqipëria po boshatiset nga të rinjtë, sipërmarrjet po ankohen që nuk ka krah pune…
A janë këta emigrantë krahu i punës që mungon në Shqipëri?
Nga shpopullimi mos ka filluar gjë faza e ripopullimit, me skllevër të rinj, me krahë pune të lirë, me individ që skan të drejtë të votojnë, por as nuk ankohen (siç patë thënë dikur KM)?
Ndërkohe ata shqiptarë që mund të ankoheshin ja kanë mbathur në Gjermani e Angli, ndësa pjesa tjetër e shqiptarëve do të kënaqet me rrogat në Administratë Publike që shkojnë në 900 dollar në muaj sipas Projektbuxhetit 2024.
Me buxhetorët e Administratës të kënaqur me pagat dhe emigrantët e rinj që nuk ankohen, Shqipëria multietnike me mbretëri të pashpallur duket si skenari i të ardhmes së afërt
Burimi/Facebook


Leave a Reply