Sot u bastis banesa e një ish-këshilltari tjetër të ish-prssidentit dhe ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit. Seria e këtyre bastisjeve filloi me shtëpinë e Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së. U kontrolluan edhe tri shtëpi ish-këshilltarësh. Cfarë po ndodh? Pse bastisen nga Specialja gjithë këto shtëpi?! A është normale kjo?! Pse duhet që të trazohen familjarët e këtyre njerëzve që i kanë shërbyer zotit Thaçi?!
Baton Haxhiu thotë se është rrëshqitje e Gjykatës Speciale t’ia bastisësh shtëpinë Blerim Shalës. Por as Batoni nuk besoj se e di arsyen pse po ndodh kjo. Nuk e di as unë, që shkruaj këto radhë. Megjithatë nuk duhet përjashtuar mundësia që këshilltarët t’i kenë shërbyer Hashim Thaçit edhe në paligjshmëri! Ka diçka që ka ndodhur asokohe dhe sot hetuesit e prokurorët të jenë informuar për këto shkelje. Këshilltarët e liderëve të marrë peng bëhen dhe ata peng të pengut të pengut!
Rastëisht ose gabimisht mund të ndodhë të kontrollohet e bastiset banesa e një ish-këshilltari. Por kontrollet e bastisjet seriake flasin për një shqetësim serioz. Nuk ka logjikë tjetër! Bastisjet bëhen për të zbuluar të dhëna, fakte e prova në funksion të akuzës që Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ka ngritur kundër ish-presidentit të Kosovës. A është e mundur që ato prova të fshiheshin te këshilltarët e tij?! Asgjë nuk përjashtohet! Sidomos kontrolli i shefit të shërbimit sekret duhet pranuar si i tillë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply